LIVE UPDATES
Bota

Weber: Vazhdimi i dialogut varet nga zhbllokimi i perspektivës evropiane

21 Janar 2022, 16:25 Nga DOSJA
Weber: Vazhdimi i dialogut varet nga zhbllokimi i perspektivës evropiane

KOSOVË- Zhbllokimi i perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian është parakusht për ringjalljen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin. Sipas tij, ky zhbllokim duhet të ndodhë, ndërmjet Qeverisë gjermane dhe presidentit francez, Emannuel Macron. Pa plotësimin e parakushteve, ai shprehet mjaft skeptik se të dërguarit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar, mund të rinisin një dialog serioz Kosovë-Serbi. Raportet e tensionuara ndërmjet të dyja vendeve, sipas tij, më shumë i konvenojnë Serbisë, ndërkaq palën e Kosovës e sheh në një pozicion politik shumë më parimor ndaj negociatave.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Weber, burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në kuadër të përpjekjeve për të organizuar takime të reja për dialogun. Ato burime nuk kanë mohuar se në disa takime në Prishtinë dhe Beograd, Lajçaku mund të jetë i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. A mund të krijojë, ardhja eventuale e Lajçakut dhe Escobarit, një dinamikë tjetër për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Bodo Weber: Në përgjithësi, unë këtë e shoh si përpjekje për të ngjallur negociatat, të cilat nuk kanë lëvizur nga pika e ngecjes që nga viti i kaluar, pavarësisht ardhjes në pushtet të administratës së (presidentit të SHBA-së, Joe) Bidenit. Por, jam mjaft skeptik dhe nuk besoj se do të kenë sukses. Kemi parë vitin e kaluar që angazhimi i forcuar nuk është se sjellë rezultate.

Ndërkaq, këtë vit, kam frikë se e kemi situatën e njëjtë. Thjesht, mungojnë parakushtet e caktuara që të arrihet deri te diçka serioze, që është e nevojshme tash e disa vjet dhe që është rinisja më në fund e bisedimeve për marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Janë të paktën dy parakushte. Së pari, duhet të arrihet deri te zhbllokimi i perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse ky është parakusht i rëndësishëm që BE-ja të ketë fare ndikim në Serbinë, në kuptimin e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila – siç e kanë të gjithë të qartë – duhet të përmbajë më në fund edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Parakushti i dytë, ku ende nuk kemi arritur, ka të bëjë me këtë zhbllokim, i cili duhet të ndodhë, ndërmjet Qeverisë gjermane, e cila angazhohet për ringjalljen e politikës së zgjerimit dhe presidentit francez, (Emannuel) Macron, i cili ka qenë frenuesi më i madh i perspektivës së anëtarësimit. Kur ky parakusht të përmbushet, atëherë duhet të arrihet deri te diçka e ngjashme, të cilën zoti Lajçak dhe Escobar po përpiqen ta bëjnë në fund të këtij muaji. Ky është një lloj rifillimi (i bisedimeve), por unë mendoj që ky rifillim do të duhej të vinte nga niveli më i lartë i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, gjegjësisht, gjithsesi nga Berlini dhe Uashingtoni.

Se a do të jetë kjo në nivelin e presidentëve dhe kancelarit apo mbase është e mjaftueshme në nivelin e ministrave të punëve të jashtme, kjo çështje është më pak e rëndësishme. Por, gjithsesi kjo do të duhej të bëhej në nivelin e lartë.

Pra, si konkludim, këto vizita të paralajmëruara unë i shoh si tentim të lëvizjes së dialogut nga pika e ngecjes, dialog ky i cili nuk çoi askund as vitin e kaluar, por që nuk po shoh se ka parakushte këtu për ndonjë fryt.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë shprehur ndonjë vullnet të veçantë për vazhdimin e dialogut. Pse mendoni se mungon ky vullnet dhe a mendoni se ata mund t’i ndryshojnë qëndrimet?

Bodo Weber: Është e qartë nga ana e presidentit Vuçiq në Beogradit se në gjysmë-dekadën e fundit përjetoi të shkonte shumë larg, ndonëse parvjet nuk arriti që në fund të shtyjë idenë e rrezikshme për shkëmbimin e territoreve, gjë që ishte në kundërshtim me frymën, parimet dhe qëllimet e dialogut politik. Ai e ka parë që aktualisht nuk ekziston presioni politik nga Perëndimi që të vazhdohet aty ku dialogu kishte nisur fillimisht dhe aty ku që nga fillimi e kishte të qartë se duhet të përfundojë, pra, me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe pranimin e realitetit që Kosova është e pavarur, se ajo nuk do të kthehet në kuadrin e Serbisë e deri te pranimi formal i Kosovës. Kështu që, atij i konvenon që të vazhdojë ta zvarrisë zgjidhjen.

Sa i përket përket kryeminisrit Kurti dhe Prishtinës, në të njëjtën mënyrë ata kanë përjetuar atë negativitetin e ish-drejtuesve të bisedimeve nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, në episodin e shkëmbimit të territoreve dhe tashmë janë më të kujdesshëm dhe dëshirojnë të kenë sinjale të qarta se do të ketë negociata serioze dhe se pikërisht ata do të tregohen serioz lidhur me çështjen e statusit të Kosovës.

Diçka e tillë, gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur dhe madje nuk ka pasur as gjatë vitit të kaluar, fatkeqësisht, në njërën anë për shkak të hyrjes në pushtet dhe lëvizjes së politikës nga ana e administratës së Bidenit dhe, në anën vjetër, për shkak të pasivitetit të Bashkimit Evropian që ndërlidhet me largimin e Qeverisë së (kancelares gjermane Angela) Merkelit.

Pra, derisa të zgjasë kjo, derisa të mos qartësohet situata dhe të mos e shohim rifillimin e dialogut, është e qartë që pala e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës do të të tërhiqet në pozicionet e saj parimore – madje aty ka edhe disa elemente të pozicioneve dogmatike – dhe do të insistojë në sovranitetin e Kosovës. Po ashtu, do të ndërmarrë disa veprime të njëanshme, siç i kemi parë në rastin e targave ose siç po e shohim këto ditë lidhur me rregullimin e çështjes së pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje (të Serbisë), në kuptimin se a do të jetë sikurse me referendumin që u mbajt javën e kaluar apo do të ketë mbajtje të zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në prill.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që Escobar dhe Lajçak do ta shqyrtojnë çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presindenciale të Serbisë edhe në Kosovë, më 3 prill? Çfarë mund të pritet?

Bodo Weber: Po e pres këtë. Po dëgjoj se kjo do të jetë një nga temat, përtej temes së përgjithshme të dialogut dhe negociatave. Kemi parë që përpjekjet e QUINT-it që ta bindin Qeverinë në Prishtinë – javën e kaluar, para mbajtjes së referendumit në Serbi – nuk patën sukses. Kështu që nuk jam i sigurt ose dyshoj që ata do të kenë sukses në këtë kontekst politik, në të cilin ata do të arrijnë duarthatë për sa i përket ndikimit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Perëndimit.

Roli i tyre është që të shtyjnë sërish përpara dialogun politik në mënyrë serioze. Ata do ta kenë problem, sepse nuk kanë se çfarë të ofrojnë ose me çfarë ta bindin palën e Prishtinës, që ajo sërish të kthehet në rrugën serioze, siç ka qenë në fillim të dialogut politik dhe që në këtë kontekst, Qeveria e Prishtinës – qasja dhe qëndrimet e së cilës tashmë janë të njohura – të jetë e prirë për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Radio Evropa e Lirë: Kemi parë vitin e kaluar, por edhe tash se ekzistojnë raporte të tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kujt i konvenon kjo situatë me raporte të tensionuara, Vuçiqit apo Kurtit?

Bodo Weber: Mbetet pikëpyetje se kujt më shumë i konvenon. Mendoj se ata janë pasqyrë e gjendjes në të cilën gjenden, ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar – për sa i përket negociatave dhe dialogut- të një faze kalimtare, në të cilën nuk është e mundur që të arrihet lëvizja përpara.

Pra, në njëfarë mënyre, tensionet janë pasojë e natyrshme e gjendjes kalimtare, në të cilën negociuesit e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së po përpiqen që të shtiren kinse ekzistojnë negociatat ose që fundja t’i simulojnë ato. Të gjithë janë të vetëdijshëm që në fakt nuk ka negociata të vërteta dhe nuk mund të ketë. Pra, është pasojë e natyrshme që të ketë tensione të vazhdueshme. Nga ana tjetër, duhet të merret parasysh karakteri i Qeverisë aktuale të Kosovës me kryeministrin Kurti në krye dhe me zonjën (Vjosa) Osmani si presidente. Po shohim për herë të parë që Qeveria e Kosovës dhe zyrtarët më të lartë që po marrrin pjesë në negociata, po përfaqësojnë një pozicion politik shumë më parimor ndaj negociatave, të kombinuar me disa elemente të politikës dogmatike, të cilat elemente janë të njohura mirë në anën e qeverisë aktuale dhe kryeministrit.

Në anën tjetër, unë do të thosha se ekziston politika e përgjithshme dhe regjimi i presidentit Vuçiq që mbështetet vazhdimisht në “spin” apo “përdredhje” dhe në shpikjen e vazhdueshme të krizave, tensioneve dhe armiqve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm. Gjithsesi që këto tensione të vazhdueshme-–të cilat në fund nuk çojnë në ndonjë konflikt të madh – i konvenojnë plotësisht karakterit të regjimit në Serbi.

Ndërkaq, në anën e Prishtinës, vitin e kaluar kemi parë se është akuzuar Kosova nga ana e disa analistëve dhe opozitës, për tensionet që janë ngritur lidhur me targat, se kjo çëshje ka funksion instrumental për ngritjen e tensioneve, duke shikuar kah zgjedhjet e askokohshme lokale. Duhet pranuar se nuk ka qenë mjaft e suksesshme ajo politikë e ngritjes së tensioneve, bazuar në rezultatet e atyre zgjedhjeve. Por, gjithsesi, unë do të thosha se tensionet më shumë i konvenojnë karakterit të regjimit në Serbi.

Radio Evropa e Lirë: A i konvenon kjo edhe për shkakun se në prill ka zgjedhje?

Bodo Weber: Natyrisht që edhe në këtë kontekst i konvenon. Ndonëse, në njëfarë mënyre, prej kur Vuçiq është në pushtet në Serbi, duket se vazhdimisht kemi disa zgjedhje të parakohshme. Gati se asnjë vit nuk ka kaluar pa qenë vit zgjedhor dhe kjo mbetet në kuadrin e misionit të këtij regjimi, “përdredhjes” së vazhdueshme, mobilizimit të qytetarëve. Kështu që edhe kësaj here i konvenon regjimit të Vuçiqit, në kontekstin e zgjedhjeve që po vijnë, ndonëse po duket se ai është pak më shumë nervoz se sa viteve të kaluara, nën dritën e protestave qytetare lidhur me Rio Tint-in dhe të një lloji të rritjes së caktuar të reputacionit të opozitës dhe pjesëmarrjes së saj në zgjedhje.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Weber, në çfarë mase munden sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i shtyjnë politikanët që t’i qasen ndryshe zgjidhjeve të problemeve, me të cilat gati se secili shtet po përballet aktualisht?

Bodo Weber: Për mendimin tim, kjo është mjaft e diskutueshme, ndonëse ishin befasuese këto sanksione, të cilat në fund të vitit të kaluar i janë vendosur Serbisë kundër një pjese të krimit të organizuar me prejardhje nga Kosova, sidomos nga veriu dhe që është i lidhur me regjimin e Vuçiqit.

Këtu kemi dy çështje. Çështja e parë është e përgjithshme, pra e shtrirjes dhe efektit të sanksioneve. Kjo është temë dhe diskutim i gjatë në Perëndim, në kontekstin e politikës ndërkombëtare. Ndërkaq, çështja e dytë, që për mua është shumë më e rëndësishme, është se cili është qëllimi që SHBA-ja dhe administrata e Bidenit po dëshirojnë të arrijnë me këto sanksione. Çështja është se a janë ato sanksione si pjesë të ndërtuara në një politikë të definuar qartë daj Ballkanit Perëndimor – në kontekstin konkret, ndaj Serbisë dhe regjimit të Vuçiqit – apo në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi.

Unë duhet të pranoj se deri më tash nuk po e shoh një politikë të definuar qartë të administratës së Bidenit ndaj Ballkanit Perëndimor. Nuk po mund që të identifikoj se për çfarë shërbejnë këto masa të vendosjes së sanksioneve – siç i kemi parë tash këto në Serbi apo ato rishtazi që u vendosën në Bosnjë – dhe nëse ato janë të bazuara dhe të ngulitura në një politikë të qartë dhe të definuar, e lëre më në një politikë strategjike.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bodo weber dialogu kosove-serbi gabriel escobar mirosllav lajçak bodo weber dialogu kosove-serbi gabriel escobar mirosllav lajçak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet