Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Roli i SHBA në bisedime, Psaki: Presidenti ka patur kontakt me të gjithë aktorët e interesuar në konflikt
14 Maj 2021, 19:00Nga DOSJA
SHBA– Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një konferencë shtypi se SHBA-ja ka qenë tepër e angazhuar në bisedime në nivelin më të lartë për të de-përshkallëzuar situatën.
“Presidenti padyshim që ka pasur bisedat e tij me Kryeministrin Netanyahu. Ne kemi pasur dhjetra thirrje dhe takime të nivelit të lartë me zyrtarë të lartë të SHBA me zyrtarë nga Izraeli, Autoriteti Palestinez, partnerët tanë arabë dhe aktorë të tjerë të interesuar, “-tha Psaki.
Sipas Aljazeera, Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar.
Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.
SHBA- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, u bëri thirrje të premten vendeve që po konsiderojnë vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshen...
IZRAEL– Izraeli nisi mbrëmë bombardimet në Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie ndërsa rriti vendosjen e trupave dhe tankeve pranë zonës.Përpos r...
SHBA- Elise Stefanik e mbështetur nga Donald Trump ka fituar me shumicë votash për t’u bashkuar me udhëheqjen Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve. Re...
HUNGARI– Hungaria ka njoftuar plane për të hapur një degë të një universiteti kinez në Budapest. Kritikët shqetësohen se ky zhvillim, i pari i këtij lloji...
RUSI- Ambasada e SHBA në Moskë tha sot se do të rifillojë përkohësisht disa nga shërbimet konsullore që kishte ndaluar më parë për shkak të një ndalimi rus për ...
PALESTINË– Lideri politik i Hamasit, Khaled Mashaal i thotë një agjencie turke të lajmeve se grupi terrorist Gaza është gati për një armëpushim por n...
KOSOVË- Pas rradhës që është krijuar mëngjesin e sotëm para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se pritja ...
KOSOVË– Para disa ditësh Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” n...
IZRAEL– Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështjet izraelite dhe palestineze, Hady Amr ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me palët që synojnë t’i...
PALESTINË– Doktor Midhat Abbas, një zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës i tha Al Jazeera se nëse sulmet ndaj civilëve dhe zonave të brendshme vazh...