"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vrau të fortin e Tiranës në ’97, lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari
15 Shkurt 2019, 08:21Nga DOSJA
KORCE-Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, është liruar nga burgu. Mësohet se i dënuari ka përfituar lirimin me kusht nga Gjykata e Korçës.
Kryetari i Gjykatës Korçë, Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, ditën e djeshme. Ende nuk janë zbardhur arsyet e vendimit të gjykatës që çuan në lirim Gjinararin.
Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.
Dënimin me burgim të përjetshëm Gjinarari e mori nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos në Itali në vitin 1999.
Ai u akuzua për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.
Si ndodhi vrasja:
Në gusht të vitit 1997 në një spital të Milanos u ekzekutua me armë zjarri Naim Zyberi. Në atë kohë u tha nga policia se autorët e vrasjes së tij ishin Arben Grori dhe shoku i tij, Gert Gjenerali dhe një person tjetër të cilët të veshur si infermierë dhe i bënë një vizitë në spital Zyberit, ku aty e vranë.
U raportua në atë kohë se vrasja e Zyberit kishte lidhje me histori të vjetra hakmarrjesh, të cilat zanafillën e kishin në Tiranë, ku “bandat” e të fortëve kishin pasur përplasje të shumta mes tyre. Duhet të themi se në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Pasi Gent Cakaj mori drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashme ka ndryshime edhe në njoftimet që dërgon ky institucion.Në njoftimin e parë që minist...
Studentët ende denoncojnë problemet që kanë në fakultetet për taksat vjetore dhe detyrimet ndaj provimeve të mbartura.Së fundmi një studente e Fakultetit të Gju...
Mbrëmjen e djeshme analisti Fatos Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit u shpreh se solidarizohet me deputetin Edi Paloka për ngjarjen që ndo...
Rradhë të gjata kilometrike janë regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Morinës. Kjo ka bërë që të mjetet e tonazhit të rëndë, të presin në rradh...
GREQI– Drejtësia ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë, të cilët ndodhen pas hekuarve në burgun e Koridalos. Sipas raportimit të medieve greke ata...
Një 24-vjeçare shqiptare do të përfaqësojë rininë suedeze në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.E reja shqiptare, Vlora Makolli është e njohur në qyteti...
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bushat, ku një automjet dhe një fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë, i plagosur rëndë ka mbet...
GREQI– Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e biznesmenit Aleksandro Stamatiadi, i cili mbeti i vdekur gjatë një grabitjeje me armë që ndodhi një vit m...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë” për efektivin Berhan Bajrakurtajn, i cili akuzohet se ka ngacmuar një va...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim për prindërit e nxënësve të shkollës “Gustav Majer”, ku edhe shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni. Për kët...