"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Vrau gruan në sy të foshnjes! Seanca e faljes së pilotit mbaroi, Babis ia hedh fajin karakterit të tij: Ishte prej impulsivi
22 Qershor 2021, 07:34Nga DOSJA
GREQI– Seanca e faljes së pilotit 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili para 40 ditësh, vrau me duart e tij bashkëshorten 20-vjeçare ka përfunduar.
Gjatë kërkesës së faljes, i akuzuari është përpjekur që t’ia atribuojë krimin e tij impulsivitetit dhe hakmarrjes, duke pretenduar se kishte humbur kontrollin. Sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në Polici. Ai gjithashtu ka thënë se kartat e kamerave nuk i ka hequr para se ta vriste Karolinën por pas, pra nuk e kishte planifikuar krimin, ishte diçka e ndodhur momentalisht dhe pas vrasjes i ka hequr kartat e kamerave i ka thyer dhe i ka hedhur në ëc.
Piloti ka kërkuar nga gjykata, që të bëhet e mundur thirrja e dëshmitarëve të tjerë, familjarë, por edhe miq të përbashkët të çiftit, për të treguar të plotë marrëdhënien e tyre.
Pas këtij procesi, ndaj pilotit, do të fillojë seanca me hetuesit dhe Prokurorit, për të vendosur për fatin e tij. Piloti, ka thënë para togave të zeza se kartën e memories së kamerës e ka hequr pasi ka kryer krimin, e jo para siç pretendojnë hetuesit.
Para dhe gjatë kohës që po zhvillohej seanca, jashtë gjykatës janë mbledhur qytetarë të cilët po protestonin kundër tij duke bërë thirrje ta vrasin dhe ta lënë të kalbet në burg pilotin. Ndërkohë njëri prej avokatëve të 32-vjeçarit është tërhequr nga çështja duke thënë se nuk mund ta ndjekë këtë ngjarje për arsye personale.
Përsa i përket fatit të foshnjes avokati i familjes tha që çështja e kujdestarisë së foshnjes do të diskutohet menjëherë pas seancës së sotme.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë mbledhjes së djeshme ka vendosur që zgjedhja e Kryetarit të ri të Partisë të mbahem më 3 korrik të k...
KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ditën e sotme Austrinë me ftesë të Presidentit, Alexander Van der Bellen.Në takim me...
KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, ka vizituar ditën e sotme Kosovën, ku ka takuar zyrtarë të lartë të vendit, duke mbajtur nj...
GJERMANI– Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po bën fushatë për një marrëveshje të re për refugjatët midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë. “Ne k...
GREQI– Dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë tronditur Greqinë gjatë natës. Mediat greke shkruajnë se lëkundja e parë me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka pasu...
KOSOVË– Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë me dije se se trupat kroate ishin bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim të Koosvës, duke e bërë...
SHBA- Ilaçi i antitrupave GSK-Vir në një studim të fundit u konfirmua se zvogëlon numrin e të shtruarve në spital dhe vdekjen tek pacientët me COVID-19. ...
SHBA-Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA përmes një njoftimi në Twitter lajmëroi ditën e djeshme se kufijtë tokësorë të SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën d...
KOSOVË– Ushtari i UÇK-së Xhevdet Smajli, i cili humbi shikimin 22 vjet më parë nga një minë e vendosur nga ushtarët serbë është shprehur rreth rrëth...