LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqen, zbardhet dëshmia e të riut: Kur e nxorra nga bagazhi lëvizte akoma, e qëllova

4 Gusht 2019, 13:50 Nga DOSJA
Vrau babanë me çekiç dhe e hodhi në liqen, zbardhet

TIRANË- Vrau babanë dhe i hodhi trupin në liqenin e Farkës, dënohet me 21 vite burg Selman Alija. Gjykata për Krime të Rënda e ka gjetur fajtor 28- vjeçarin për veprën penale të vrasjes në familje dhe rreth një muaj më parë e ka dënuar atë. Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit, goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Selman Fejzi Alijës, për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe, në bazë të nenit 79/c të Kodit Penal, e dënon me njëzet e një vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Selman Fejzi Alija fillon t’i llogaritet nga data 23.12.2017, dita e arrestimit tij”, shkruhet në vendimin e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 22 vite burg për 28-vjeçarin, ndërsa mbrojtja në konkluzionet përfundimtare, kërkoi ndryshimin e akuzës, nga “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në “Vrasje e kryer në kushte të tronditjes së fortë psikologjike”.

“Mbrojtja në përfundim kërkoi ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i K. Penal në veprën penale ‘Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike’, të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal”, shkruhet në vendim, por kërkesa nuk është pranuar nga Gjykata, që e ka shpallur fajtor për vrasje brenda familjes. Nga dëshmitë e dhëna nga të afërm, por edhe të vetë 28- vjeçarit, duket se dhuna dhe ofendimet e kanë shtyrë Selman Alijën të vriste babanë e tij.

Familjarët e 28-vjeçarit kanë pohuar në Gjykatë se pas fejesës, pa dëshirën e tij, marrëdhëniet atë e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate. Nga dëshmia e mamasë së të riut dhe motrës së tij, flitej për një histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike të zgjatura në kohë.

PRANIMI

Selman Alija është arrestuar në Kamëz, në dhjetor të 2017-ës, kur pas një udhëtimi deri në Kukës pas vrasjes, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Menjëherë pas arrestimit, Selman Alija e ka pranuar atë që kishte bërë, duke treguar edhe detaje për ngjarjen. “Mbrëmjen e 22 dhjetorit, rreth orës 17:00, kur ishte errësuar, isha në derën e avllisë së shtëpisë, në portën kryesore, së bashku me babanë, Fejzi Alija, ku po shkarkonim disa materiale për shtëpinë nga një zetor. Këto materiale i kishim marrë te motra e babit. Në kohën që po shkarkoja thasët me materiale nga mjeti, babai më ka thënë që ‘nusen tënde e kemi përgjysmë së bashku’.

Në këtë moment e kam goditur nga pas koke me një çekiç hekuri, e kam goditur 4 herë me çekiç dhe pasi ka rënë në tokë, e kam mbështjellë me një tapet të vjetër, të cilin e përdornim për të mbuluar makinën. E kam hipur në makinën e vëllait, i cili jeton jashtë shtetit. Kam futur trupin e babait në bagazh dhe më pas jam nisur me makinë në drejtim të liqenit te varrezat. Kur kam arritur te liqeni, kam hapur bagazhin për të nxjerrë trupin e babait, por ai po lëvizte dhe e kam goditur një herë në pjesën e përparme të ballit. Pastaj e kam nxjerrë trupin nga bagazhi i makinës dhe e kam futur deri në gjysmë të trupit në ujë dhe e kam lëshuar trupin në liqen”, ka dëshmuar i riu.

KALLËZIMI

Ndërkohë, kanë qenë disa gjurmë gjaku, që kanë bërë familjarët e tjerë të dyshonin se në banesën e tyre mund të kishte ndodhur një krim. Në dëshminë e saj, nëna e të pandehurit tregon se në oborr ka parë gjurmë gjaku dhe u ka treguar fëmijëve të saj, të cilët kanë shkuar në Polici dhe kanë bërë denoncimin. “Pasi po kontrolloja rreth e rrotull nëpër shtëpi në një tokë aty afër, kam gjetur gjurmë gjaku dhe u thashë fëmijëve për këtë. Më pas vendosëm të njoftonim Policinë. Pas kësaj djali dhe dhëndri telefonuan Policinë dhe më pas shkuam në Komisariatin e Policisë nr. 1. Aty kemi kallëzuar faktin që nuk e dinim se ku ndodheshin Selmani dhe Fejziu dhe u treguam edhe që kemi gjetur gjurmë gjaku te toka”, është shprehur ajo.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret babane fejzi alija selman alija vrasja ne farke djali vret babane fejzi alija selman alija vrasja ne farke

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Gusht 2019, 11:10

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilson Beqiraj dhe Edmond Gecaj,të dy të arrestuar për gjobë...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime