LIVE UPDATES
Bota

‘Vrasje për nder’, dy vëllezërit afganë ekzekutojnë motrën e tyre në Gjermani pasi nuk i pëlqente stili i sa

13 Gusht 2021, 06:32 Nga DOSJA
‘Vrasje për nder’, dy vëllezërit afganë

AFGANISTAN– Maryam H. iku nga Afganistani para disa vitesh në Gjermani. Larg vdekjes së përditshme, terrorit islamit të talibanëve dhe diktatit të shoqërisë arkaike patriarkale. Në Gjermani ajo kishte mundësinë për një jetë të lirë ku ajo të merrte vendimet e saj. Por pikërisht kjo liri duket se i solli katastrofën nënës së re që jetonte e ndarë. 34 vjeçarja u vra, dyshohet se autorët ishin dy vëllezërit e saj, sepse stili i saj i jetesës nuk përkonte me moralin e tyre. Do të ishte një krim i tmerrshëm, i kryer pikërisht në Berlin, Berlinin aq të hapur dhe liberal.

Dyshimi për të ashtuquajturën vrasje për nder

Prokuroria dhe Zyra e Kriminalistikës në Berlin kanë marrë në hetim dy vëllezërit 22 dhe 25 vjeçarë. Ka prova të forta që i bëjnë ata të dyshuar se  “nga një ndjenjë e sëmurë e nderit kanë vrarë së bashku” më 13 korrik motrën e tyre në Berlin. Nga e mërkura e kaluar ata ndodhen në paraburgim. “Ne po hetojmë për dyshimin e një vrasjeje për nder”, thotë një zëdhënës i prokurorisë. Në Gjermani flitet për “vrasje për nder”, kur vajzat apo gratë vriten nga të afërmit e tyre, sepse sipas mentalitetit të tyre ato kanë bërë me turp familjen.

Prokuroria është e mendimit se vëllezërit kufomën e motrës e kanë futur në valixhe dhe e kanë çuar me tren në banesën e vëllait më të madh që banon në Bavari. Në Neuburg mbi Danub Maryan H. është groposur nga të dy vëllezërit. Aty u gjet edhe kufoma e saj më vonë. Autopsia konfirmoi dyshimin e vrasjes dhe se bëhej fjalë për motrën e të dyshuarve. 34 vjeçarja në fillim konsiderohej e humbur. Por gjithnjë e më shumë të dhëna flisnin për vrasje. Pas disa ditësh dhe vlerësimit të pamjeve të kamerave e dëshimtarëve dyshimi për vrasje kundër vëllezërve që jetojnë në Gjermani u forcua. Kundër tyre u lëshua urdhërresti.

Urrejtje për jetën perëndimore?

Gati në të njëjtën kohë me hetimet ligjore është ndezur një debat për vrasjet për nder në Gjermani. Shpesh debatohet rreth pyetjes, se nga vjen kjo urrejtje për jetën perëndimore. Një aspekt kryesor është këndvështrimi patriarkal, thotë Martin Lessenthin, zëdhënës i kryesisë së Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bisedë me DW. Kjo është “shpesh e lidhur me qëndrimin fetar, që po ashtu është tradicional-religjioz.” Nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për një kompleks të burrave që “nuk mund ta presin suksesin që do donin ta kishin në një shoqëri të hapur, edhe në konkurrencën me femrat. Kështu ata duan të mbeten sundues për shkak se kanë lindur burra”, shpjegon Lesenthin.

Clara Rigoni nga Insituti Max-Planck për Studimin e Kriminalitetit, Sigurisë dhe të Drejtës shikon po ashtu struktura patriarkale si shkakun kryesor. Në thelb bëhet fjalë për “kontrollin e seksualitetit të femrës nga burri. Për nderin seksual të gruas, që familja mendon, se e mbron.” Kjo nuk është e lidhur vetëm me familjet myslimabe, sepse vrasjet për nder nuk janë të lidhura vetëm me motive fetare. Dhunën në emër të “nderit” tradicional e vuajnë gratë dhe vajzat në të gjitha pjesët e botës. “Struktura të tilla patriarkale ka pasur në të gjitha kohët dhe rajone të ndryshme.” Rigoni përmend në bisedë me Dë edhe Azinë Juglindore, afrikën, “nganjëherë edhe Amerika Latine, ku ka për shembull martesa të detyruara.” Edhe në rajonin mesdhetar në të shkuarën kjo ka ekzistuar e vazhdon të ekzistojë ende sot.”

Grindje politike mbi interpretime

Ky rast të kujton vrasjen e Hatun Sürücü, vrasje për nder, po që shkaktoi një debat të madh në Gjermani. Në shkurt 2005 23 vjeçarja u vra në një stacion autobusi me tre plumba në kokë nga vëllai. E reja me origjinë kurde ishte martuar me detyrim, por kishte arritur të çlirohej nga martesa, dhe kishte shkuar të jetonte me djalin në Berlin. Vrasja e saj çoi në një debat të madh për integrimin.

Edhe vrasja e Maryam H. ka marrë përmasa politike. Politikanë të të gjitha partive pozicionohen në rrjet ka grindje si të kategorizohet kjo vrasje, ndoshta e ndezuar edhe nga fushata zgjedhore për zgjedhjet e Bundestagut. Kreu i CDU-së në Berlin, Kai Wegner kërkoi të merren masa. “Ne kemi nevojë për një debat të hapur mbi integrimin e dështuar për shkak të botëkuptimeve arkaike që ata që kanë ardhur në Gjermani i kanë sjellë nga vendet e origjinës. “Sidomos të rejat me sfond migrimi bëhen viktima të dhunës së familjes.”

Kurse kandidatja e SPD në Berlin për zgjedhjet e Bundestagut dhe kryetare e socialdemokratëve të Berlinit shkroi “Mua më trondit kjo vrasje e tmerrshme e nënës dhe gruas së re, Mayram. Asaj iu mor jeta, nga lëndimi i ndjenjës së nderit, sepse ajo jetonte ajo si dëshironte. Duhet të thuet qartë, se kjo nuk është gjë tjetër vetëm se njClara Rigoni vrasje pClara Rigonir nder.” Gifey kritikon ashpër qëndrimin arkaik për botën dhe femrën” që çon në veprime të tilla. Bettina Jarasch, kandidate të Gjelbërve për postin e kryebashkiakut/es së Berlinit, shkruan se “kur vritet nëj grua, sepse do të jetë vetë jetën e saj si e mendon, kemi të bëjmë me një krim të poshtër. Duhet t’i dënojmë këto vrasje me të gjithë fuqinë e shtetit ligjor.”

Se sa shpejt ziejnë emocionet për një temë të tillë, këtë e tregon edhe kritika ndaj senatores së Berlinit për çështjet sociale, Elke Breitenbach që nuk pranon përcaktimin “vrasje për nder”. Për politikanen e majtë ky koncept nuk shkon, sepse “aty fshihet justifikimi i autorëve të krimit. Tek vrasja nuk ka nder.” Kjo vepër është e tmerrshme dhe për fëmijët një traumë e fortë. “Prandaj unë përdor nocionin femicid. Kjo përfshin vrasjen e grave për shkak të gjinisë. Aty bëhet fjalë gjithmonë për struktura patriarkale. Autorët janë bashkëshortë, partnerë, baballarë, bij, e vëllezër dhe të afërm të tjerë burra.”

Akuza e dështimit të politikës së integrimit

Në Twitter psikologu gjermano-izraelit dhe autor i njohur, Ahmad Mansour shkroi, se “më le pa fjalë, më zemëron, se sa naive dhe pa plan e koncept veprin politikanja nga Berlini me këtë temë. Kjo politikë nuk ndihmon asnjë migrant, asnjë refugjat, por i shërben vetëm qetësimit të përkrahësve të ideologjisë së vet.” Ashtu si pritej reagoi edhe Beatrix von Storch, zëvendëszëdhënëse e AfD-së. “Reagimi i senatores së majtë Breitenbach mbi një vrasje islamike për nder tregon sërish dështimin e ideologjisë së majtë për integrimin, që mbyll sytë para realitetit, në kurriz të kushedi sa viktimave femra në Gjermani.”

Megjithë grindjet mes partive, ka një konsesuse: Shoqëria liberale si ajo gjermane duhet të bëjë gjithçka që të pengojë vrasjet për nder. Por cilat janë konceptet, çfarë duhet bërë? Martin Lessenthin ka një rekomandim. Kjo bëhet vetëm me arsimim, thotë ai. “Dhe për një kohë të gjatë dhe një sistemi që krijon mundësinë e përjetimit të suksesit.” Zëdhënësi i kryesisë së Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut bën fjalë për seminare disavjeçarë integrimi dhe mundësi shkollimi, që do lehtësoje qasjen ekonomike dhe shoqërore në shoqërinë gjermane. “Kjo ka rëndësi, sepse ne e shohim tek valë të tjera migrimi deri më sot, që njerëzit në brezin e tretë ose të katërt jetojnë në Gjermani ende bien në sy qëndrim të tillë seksist apo deri edhe në vrasjen pë nder.

Edhe Clara Rigoni nga Instituti Max Planck thekson mundësitë që hap një politikë integrimi e qëndrueshme, edhe kur është e vështirë thyerja e modeleve patriarkale. Ajo kujton projekte studimore në Norvegji, “ku migrantëve u jepen kurse integrimi, ku bëhet fjalë edhe për seksualitetin dhe lirinë seksuale të femrave.” Deficitet e integrimit duhet të tejkalohen përmes shkollimit dhe mundësive të punësimit./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 2 vellezerit vrasin motren per nder afganistan clara rigoni 2 vellezerit vrasin motren per nder afganistan clara rigoni

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime