LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e dy vëllezerëve flet personi që gjeti viktimat: Po kthehesha nga puna, në kanal pashë krahun e zbuluar, trupi ishte

10 Dhjetor 2020, 15:04 Nga DOSJA
Vrasja e dy vëllezerëve flet personi që gjeti viktimat: Po

KORÇË– Geri Shuli, personi që ka gjetur të vrarë dy vëllezërit, Andrea dhe Martin Olldashi, ka folur së fundmi.

Në një reagim për mediat ai ka thënë se gjatë kohës që po kalonte përgjatë rrugës fillimisht konstatoi vetëm një trup të pajetë pasi e kishin hedhur në një kanal. Ai është shprehur se i gjithë trupi ishte i mbuluar me dhe ndërsa zbuluar i kishin lënë vetëm krahun. Ai është shprehur se më pas ka lajmëruar policinë, e ndërkohë shton se pasi trupave u është bërë ekspertiza policia i kanë larguar të gjithë personat që ndodheshin aty.


“Unë jam punonjës i Ujësjellës i fshatit dhe kam një stacion pompe në vendin e quajtur “Liri” dhe këtë itinerar rruge e bëj çdo ditë. Sot duke shkuar nga kjo rrugë, konstatova në një kanal që ishte një trup për momentin. Kishte vetëm njërën dorë jashtë. Kur pashë që ishte trup njeriu, njoftova menjëherë policinë dhe për pak minuta erdhën. Kur ekspertiza po bënte punën e saj, panë që ishin dy trupa. Ishin dy meshkuj. Mesa dëgjova, policia tha se janë nga qyteti i Pogradecit. Kur filluan të bënin ekspertizën, na larguan. Thanë që kishin plagë në trup me armë zjarri. E bëj çdo ditë këtë rrugë por këto ditë që binte shi, i kam rënë nga asfalti. Sot që ishte kohë e mirë thash ti bie në këmbë. Ishte kanali i mbuluar me dhé dhe nuk ka shumë ditë që është pastruar, kur pashë aty një dorë të nxjerrë përjashtë. Nuk kemi dëgjuar të shtëna”, tha Shuli.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvërinë të Maliqit, ku dy vëllezër janë gjetur të pajetë. Bëhet fjalë për dy të rinjtë nga Pogradeci, Andi dhe Martin Olldashi, respektivish 33 dhe 31 vjeç. Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, vëllezërit janë gjetur në zonën e njohur si “Kisha e vogël”, me plagë që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri. Të dy vëllezërit ishin larguar që në datë 7 dhjetor nga banesa e tyre, dhe janë gjetur sot të pajetë, ndërkohë që jo më larg se dje nëna e tyre ka denoncuar zhdukjen e tyre në Polici. Pas denoncimit të bërë ka nisur puna për gjetjen e të rinjëve, të cilit kanë precedentë të mëparshëm kriminalë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea olldashi martin olldashi andrea olldashi martin olldashi

Sondazh

Poll

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë