"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vrasja e Niko Goros/ Këto janë dy pistat ku po heton policia, dyshohet se biznesmeni u ekzekutua nga elektriçisti, pasi nuk i
17 Tetor 2020, 08:53Nga DOSJA
HIMARË- Janë dy pista ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Niko Goro. Pista e parë e parë është ajo e një konfliti pronësie. Mësohet se biznesmeni Niko Goro ka ndërtuar pallat në tokën në pronësi të xhaxhait të autorit. Kliti Leka është nipi i pronarit të tokës ku Niko Goro kishte ndërtuar pallatin. Për ndërtimin e pallatit ka nisur edhe një sherr mes viktimës dhe autorit, Kliti Leka.
Ndërsa pista e dytë, është se dyshohet se Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Autori është elektriçist dhe ka krijuar një grup pune, të cilët marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë. Ky borxh që Niko Goro i kishte elektriçistit Kliti Leka dihej dhe nga banorët e zonës, pasi autori dhe viktima kanë debatuar edhe më herët.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi me 5 plumba kallashnikovi në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË– Del fotoja e biznesmenit Niko Goro, babai i dy fëmijëve që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë. Niko Goro është djali i xhaxhait të kryebashkia...
Aktualitet17 Tetor 2020, 08:35
TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...
HIMARË- Policia identifikon autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro. Policia bën me dije se është arrestuar 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana. Ndë...
HIMARË– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes janë bërë konfliktet e pronësisë së Goro ka pas...
HIMARË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në or...
HIMARË- Dalin foto nga vendi i ngjarjes, ku u vra biznesmeni Niko Goro. Mësohet se Goro u ekzekutua me 5 plumba teksa ndodhej para supermarketit të motrës ...
HIMARË– Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro në Himarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se drejt ndërtuesit Niko Goro është që...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira. Meteoalb parashikon do të ketë shira të pakta në veri dhe pjesërisht në zona...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Faxweb.al kanë në faqe të parë lajmin për vdekjen e ...