LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Muçës/ Hoxha: Isha në shtëpinë e tij në Belgjikë, autorët i vendosën GPS

3 Shkurt 2022, 13:33 Nga DOSJA
Vrasja e Muçës/ Hoxha: Isha në shtëpinë e tij në

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha deklaroi ditën e sotme se autorët e vrasjes së shqiptarit, Bledar Muça në Blegjikë mund të jetë kryer nga tre persona. I ftuar në ‘abcneës’, Hoxha tha se autoritetet belge po hetojnë ngjarjet e mëparshme në të cilat ka qënë pjesë Muça. Hoxha tregoi se ka qënë disa ditë më parë në Belgjikë, aty ku ka vizituar banesën e Muçës që sipas tij ishte përballë stacionit të policisë.

“Muça nuk kishte qenë problematik aty. Por nuk ishte i panjohur për belgët. Në 2018 Muça kishte pasur një dosje me Florenc Capjan dhe një tjetër person. U larguan. Por u dënuan me 4 muaj burg për një grabitje të thjeshtë. Në xhep në momentin që u vra iu gjet një dokument britanik, më pas një dokument bullgar, por nga gjurmët e gishtave rezultoi se ishte Bledar Muça. Ai ishte zhvendosur nga Emiratet e Bashkuara në Belgjikë, në Antëerp ishte ai që merrej me drejtimin e aktivitetit. 5 muaj më parë iu bë një tjetër atentat, por shpëtoi. Shkova atje dhe shtëpia e të ndjerit ishte përballë stacionit të policisë. Para 5 muaj autorët i kishin vendosur GPS makinës. Atje nuk përdornin makina të blinduara. Në rastin e parë autorët kanë marrë vesh lëvizjen, por nuk e kanë parë që zbriti në një distancë të shkurtër, 5 minuta para se makina të shkonte në garazh. Autorët u futën, plagosën drejtuesin, kur panë që nuk ndodhej Muça, morën veturën, brenda saj ndodhej 50 kg kokainë. Kjo histori nuk ishte denoncuar pasi ishte problem për dy palët. Në 22 janar, Bledar Muça ka qenë vetëm”, tha gazetari.

Më tej, Hoxha tha se në Blegjikë operojnë grupe nga Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlora. Ai shtoi se biznesi primar me të cilën mbahen bizneset në Amerikë Latine është kokaina, pjesë e së cilës ishte dhe Muça.

“Në Belgjikë u vranë dy personat kryesorë që ishin financierët e tyre. Pritjen e kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj. Vrasja e Arjan Spahiut dhe Bledar Muçës, dy grupet janë të shkatërruara dhe sfiduara nga kundërshtarët e tyre. Në Belgjikë operojnë grupe nga Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlorë. Aty është porti i dytë më i madh i Europës. Biznesi primar me të cilin mbahen këto biznese është kokaina. Më pas kemi konflikte që përshkallëzohen në Shqipëri. Bledar Muça është një personazh shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Në momentin që u arrestua Ardjan Muça në Shqipëri dhe nipi i tij në Dubai. Kur do të kryheshin këto arrestime janë larguar Florenc Capja dhe Bledar Muca bashkë me familjet e tyre, shkuan në Stamboll dhe më pas në Dubai”, shtoi ai.

Kush ishte Bledar Muça?

Bledar Muça, 39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ekzekutohet bledar muca artan hoxha ekzekutohet bledar muca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet