LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia Tiranë-banorëve: Ja sa m2 me hipotekë përfiton nënë Liza e ju të tjerët

3 Shkurt 2022, 12:58 Nga DOSJA
Bashkia Tiranë-banorëve: Ja sa m2 me hipotekë përfiton

TIRANË– Bashkia e Tiranës u është përgjigjur banorëve të lagjes “5 Maji”, Laprakë e Paskuqan që kanë proestuar sot kundër shembjes së banesave të tyre përballë Kuvendit e selive diplomatike. Në një njoftim për mediat, Bashkia Tiranë pretendon se Nënë Liza Marku e cila u bë edhe simboli i ‘5 Majit’ ka një objekt prej 356 m2, shtëpi banimi të palegalizuar, dhe nëse firmos akt marrëveshjen me ta, do të përfitojë 356 m2 shtëpi, apartament, me hipotekë, në pronësi të plotë, që mund ta trashëgojë sipas ligjit. Banori tjetër që mund të përfitojë shtëpi sipas Bashkisë Tiranë është Mark Deda, i cili edhe pse ka ndërtuar pa leje dhe ndërtesën e ka ende në proces legalizimi për sipërfaqen 106 m2, falë VKM-së së shtatorit do të marrë të njëjtën sipërfaqe në godinat e reja të lagjes së re dhe me hipotekë. Institucioni citon edhe disa emra të tjerë banorësh, ndërsa shkruan se i vemti që e ka firmosur marrëveshjen është qytetari me emrin Arben Marku. 

Njoftimi i plotë: 

Të gjithë banorët të cilët preken nga zhvillimi i lagjes së re tek “5 Maji” do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës. Banorët që protestojnë me pretendimin se Bashkia e Tiranës nuk i ka informuar dhe se ata do të mbeten në rrugë, duket se janë të nxitur politikisht dhe nuk pranojnë të firmosin kontratat e sipërfaqeve të reja që përfitojnë, të cilat mund t’i nënshkruajnë në çdo moment pranë njësive administrative Nr.4 dhe Nr.8. Pjesa tjetër e banorëve, që preken nga projekti i lagjes së re, I kanë firmosur kontratat me Bashkinë e Tiranës, sipas asaj çfarë parashikon VKM e shtatorit 2021, e cila thotë shprehimisht se këta banorë kompensohen 100% me shtëpi në pallatet e reja, me të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë të banesës që zotërojnë aktualisht. Nga një vëzhgim i thjeshtë i protestuesve në ekranet e televizioneve, më poshtë gjeni të listuar të gjithë personat e prekur nga projekti dhe metrat katrorë që përfiton secili prej tyre, pavarësisht se disa prej tyre kanë ndërtuar pa leje dhe nuk kanë legalizim.

Liza Marku – Familja e saj ka një objekt prej 356 m2, shtëpi banimi të palegalizuar, dhe nëse firmos akt marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës sot, do të përfitojë 356 m2 shtëpi, apartament, me hipotekë, në pronësi të plotë, që mund ta trashëgojë sipas ligjit.

Mark Deda, edhe pse ka ndërtuar pa leje dhe ndërtesën e ka ende në proces legalizimi për sipërfaqen 106 m2, falë VKM-së së shtatorit ai do të përfitojë të njëjtën sipërfaqe prej 106 m2 në godinat e reja të lagjes së re. Banesa e tij e re do të ketë edhe hipotekën përkatëse.

Fadil Mziu ka një pronë 239 m2 truall dhe 187 m2 ndërtesë. Kontratën e ka gati dhe mund ta firmosë kur të dëshirojë: Sipas kontratës përfiton 187.1 m2 sipërfaqe banimi dhe në shkëmbim për truallin, merr edhe 115.94 m2 sipërfaqe banimi. Gjithsej, Fadili përfiton 303 m2 shtëpi banimi.

Klodian Laçi ka aplikuar për bonusin e qirasë. Ai ka 215 m2 truall dhe 98 m2 ndërtesë. Klodiani do të përfitojë 98.4 metra ndërtim, për sipërfaqen e banimit, dhe 104 metra ndërtim banesë për truallin. Gjithsej përfiton 202 m2 shtëpi banimi, sapo të firmosë kontratën që e pret në çdo moment.

Laureta Nikolli, jopërfituese, e bija e Gjin Nikollit. Gjin Nikolli ka 131.8 m2 ndërtesë dhe do përfitojë 131.8 m2 banesë.

Anila Gaxhenji, përfituese, banesa e së cilës është në proces legalizimi me sipërfaqe aktuale 278 m2 ndërtesë. Edhe sipërfaqja që do të përfitojë sapo të firmosë kontratën që e ka gati, është po 278 m2 shtëpi banimi.

Bekimi Çerri banon në shtëpinë e vëllait, Kujtim Çerri, i cili ka 42.7 m2. Do të përfitojë po ashtu 42.7 metra shtëpi banimi.

Flora Mhilli, motra e Arben Markut. Banesa e Arben Markut është në proces legalizimi me sipërfaqe aktuale 353.6 m2 ndërtesë, gjithashtu do përfitojë 353.6 m2 njësi banimi. Arben Marku ka firmosur akt-marrëveshjen.

Nga ana tjetër, për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia e Tiranës ofrohet që secilit prej banorëve që preken nga projekti t’u paguajë qiranë e shtëpisë, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja. Këta banorë mjafton të paraqiten në njësinë administrative dhe të firmosin kontratën dhe marrjen e bonusit të qirasë.

LAJM KRYESOR:Banorët protestë para Kuvendit e selive diplomatike me Berishën, Rama: Hakun morët

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben marku bashkia e tiranes liza marku arben marku bashkia e tiranes liza marku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet