LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e familjes shqiptare në Greqi, flet motra e gruas: Nuk i kishin borxh autorit…

8 Mars 2022, 12:43 Nga DOSJA
Vrasja e familjes shqiptare në Greqi, flet motra e gruas: Nuk i kishin

GREQI-Ky 8 mars nuk mund të jetë i mbushur me lule, as i qetë dhe i mbushur me lumturi! Shumë shpirtra të nënave nuk jetojnë sot, ato prehen larg fëmijëve, larg familjes, larg kësaj bote që mbolli në familjet e tyre vetëm dhimbje dhe trishtim. Sot është 8 mars, dita e gruas, por gruaja sot ndodhet në një kaos dhune, rrethuar nga thika, plumba, armë, dhunë fizike e nëpërkëmbje.

Po sot Maria nuk mundi të merrte lule, ajo po pret pa frymë të mbulohet njëherë e përgjithmonë, ajo po mbulohet me dhimbjen më të madhe atë të humbjes së fëmijëve. As aty Maria nuk do të prehet e qetë, se dy engjëjt e saj u vranë nga dora e një vrasësi.

Krimi makabër në Greqi në familjen shqiptare, ku 4 anëtarë të saj u vranë barbarisht nga fqinji i tyre grek, tronditi mbare opinionin publik. Pafajësia e dy engjëjve 3 dhe 2 vjeç lëndoi zemrat e gjithë familjarëve, por edhe të gjithë publikut shqiptar e më gjerë. Fqinji i masakroi me armë zjarri edhe me mjet prerës thikë, ku vet familja jetonte dhe banonte në një nga banesat e tij. I vetmi pjesëtar që mbeti gjallë nga kjo tragjedi është fëmija 11-vjeçar i familjes i cili kishte dale për të luajtur dhe në kohën që u kthye në shtëpi gjeti dy vëllezërit e vegjël të pajetë dhe pak më tutje nënën dhe babain.

Shoku dhe trauma e 11-vjeçarit rrëfehet nga familjarë të viktimave edhe ditën e sotme. Ai kërkon dhe thërret të shohë për herë të fundit nënën, babain dhe dy vëllezërit. Familjarët rrëfejnë jetën e çiftit si dhe pohojnë se spekulimet se ekzekutimi i tyre u bë për shkak të një borxhi ndaj autorit nuk janë të vërteta. Ata pohojnë se fqinji ishte një njeri i frikshëm, racist dhe se shpesh here me shikim kërcënonte familjen. Ditën e sotme familjarë të familjes Kloçi janë rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 dhe kanë hedhur dritë mbi ngjarjen si dhe treguan si është gjendja aktuale e 11-vjeçarit.

“Ajo familje kishte dy javë pa drita dhe unë di gjithçka për të. Motra ime nuk i ka pasur kurrë borxhe atij mostre që bëri këtë krim. Ajo ishte e frikësuar nga ai pasi shpesh e shikonte shumë egër. Ai shkonte iu fikte dritat. Fola në telefon me motrën një ditë më parë dhe atë ditë fola sërish. Atë ditë që ndodhi ngjarja më telefonoi babi më pyeti nëse kisha folur me Marien, menjëherë provova të lidhesha në telefon dhe nuk më dilte, atë moment babi më tha se do merrte Armandon në telefon dhe se i binte, por nuk ia hapte. Këta kishin probleme me dritat me sistemin elektrik, madje ishte thirrur një elektricist dhe kishte pohuar se duhej ndërruar gjithë sistemi. Babi po ndiqte lajmin për krimin në Greqi, por nuk po jepeshin emra dhe s’po e kuptonte nëse ishin ata, madje më njoftoi dhe mua se diçka nuk shkonte dhe po ndiente një lloj frike. Unë hapa televizorin dhe pashë një njeri të njohur që e kishim ndihmuar dhe aty unë u preva. Djali 11 vjeç që motra e kishte nga martesa e parë po kthehej nga lojërat dhe gjeti derën mbyllur dhe i pohoi shokut që do hynte nga dritarja, por kur hyri brenda ai pa vëllain të vdekur. Motra ime shpesh më pohonte se ai shikonte frikshëm dhe ishte një natyrë psikopate dhe kishin konflikte të shpeshta. Ata e telefononin shpesh sepse kërkonin ta takonin t’i kërkonin një tualet për të larë fëmijët. Atë mëngjes fola me motrën se ishin të prekur nga virusi dhe kishin shqetësim për të gjetur shtëpi. Armando kërkonte pa fund shtëpi dhe aty ku i jepej fjala të nesërmen i anulohej. Mostra ka deklaruar në polici se nuk i kanë dhënë qiranë dhe kanë pasur konflikte të shpeshta. Ai sot do shkojë në gjykatë të jepet masa, mezi po pres se çfarë do ndodhi. Motra ime para dy javësh takoi inspektoren e zonës dhe i tregoi gjithë konfliktin me pronarin e shtëpisë, por i tha se duhet t’i drejtohej gjykatës, pra nuk ia bëri të lehtë orientimin. Ai mostër i vrau në gjumë, kanë qenë duke fjetur dhe motra dhe burri dhe dy fëmijët. Djali 11 vjeç e gjeti vëllain e vogël me frymë dhe e ka marr në krahë për t’i dhënë ndihmë. Sapo e morëm vesh lajmin menjëherë menduam se ishte pronari. Ai kishte planifikuar gjithçka dhe do largohej në Dubai, ai kishte hapur gropat për t’i varrosur”, tha motra e viktimës.

Marrë nga Ballkanweb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota greqi krimi makaber ne greqi greqi krimi makaber ne greqi

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore