Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vrasja e çiftit shqiptar në Francë, Prokuroria: Sherri nisi për tradhti, burri vrau gruan
30 Prill 2022, 08:11Nga DOSJA
FRANCË- Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës. Sipas mediave franceze, prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, pastaj ai ka vrarë edhe veten.
Në momentin e gjarjes të pranishëm kanë qenë tre fëmijëve të tyre më të rritur, kurse 5 të tjerët nuk ka qenë në banesë.
“Nëna e familjes u vra nga i shoqi dhe ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten. Autopsia zbuloi disa plagë me thikë, përfshirë plagë mbrojtëse në trupin e 44-vjeçares. Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një zënkë verbale mes çiftit pasi bashkëshorti akuzoi gruan e tij për tradhëti”-tha prokurori i Epinalit Frédéric Nahon.
Skena e tmerrshme ndodhi në banjon e banesës dhe njëri nga fëmijët më pas theu derën dhe gjeti trupat e pajetë të prindërve të tij.
Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre ndërsa fëmija më i madhi jetonte vetëm. Pesë fëmijët ishin në shkollë në momentin e konfliktit.
Fëmijët tashmë thuhet se janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Çifti më para nuk kishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon.
(j.c)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka njoftuar se rreth 1 milionë njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus.Sipas Sky Ne...
UKRAINË- Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka dashur të shfarosë popullin Ukrainas.Sipas BBC, zëdhënësi i Pen...
UKRAINË-Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy, bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, gjatë një interviste nuk kishte asgjë për t’u thënë...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka thënë se një luftë bërthamore nuk duhet të nisë kurrë pasi nuk mund të ketë “fitues”. Sipas CNN, në nj...
RUSI-Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov Rusia nuk e sheh veten në luftë me NATO-n. Më shumë beson NATO, se është në luftë me Rusinë, tha Lavrov në nj...
Frontex-i është agjencia më e madhe e BE-së dhe Fabrice Leggeri ka qenë shefi i saj që nga viti 2015. Ky institucion është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e ...
EKUADOR– Presidenti i Ekuadorit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tre provinca perëndimore për shkak të rritjes së krimit. Guillermo Lasso shkroi ...
BRAZIL– Presidenti brazilian Jair Bolsonaro i është kundërpërgjigjur Leonardo DiCaprios pasi aktori inkurajoi të rinjtë e vendit të votojnë në zgjedhjet e...