LIVE UPDATES
Politike

Vorpsi: Fatura financiare që do të prodhojë ligji i legalizimeve me këtë skemë do të groposë financat e shtetit

28 Shkurt 2021, 11:30 Nga DOSJA
Vorpsi: Fatura financiare që do të prodhojë ligji i legalizimeve

TIRANË– Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, deklaroi se ligji aktual i qeverisë “Rama” për pronat është i dështuar.

Sipas Vorpsit, është e pamundur që shteti shqiptare, të trajtojë me çmime preferenciale, personat që kanë përftuar tokat, në kuadër të ligjit të legalizimeve, dhe nga ana tjetër të marri përsipër, me ligj si detyrim, që të dëmshpërblejë pronarët shqiptarë me faturën e plotë.

DEKLARATA:

Ju faleminderit Zoti Basha. Duhet t’ju falënderoj në radhë të parë për pritjen që na keni rezervuar sot për më tepër me rastin e shpalljes së programit politik të Partisë Demokratike sa I takon çështjes së pronës dhe ju falënderoj. Në njëfarë mase pronarët tek Partia Demokratike në qoftë se do ti referohemi së kaluarës domethënë duhet ta ndiejnë veten si tek shtëpia e vet. Desha të ndalesha në pranimin e një realiteti në të cilin ndodhemi sot. Më vjen mirë që shprehet gatishmëria për ta parë drejt në sy dhe për të reflektuar. Qëndrimi juaj në raport me atë që keni shprehur në programin tuaj, që çdo pronar, që ka një vendim kompensimi, do të trajtohet ashtu, sipas asaj lloj toke që ka të përcaktuar në vendim, e ka të përcaktuar vendimi, patjetër që është një gjë pozitive sepse patjetër që, në ndihmë ndoshta vjen edhe vendimi I fundit I gjykatës kushtetuese, që krijon një situatë të përshtatshme për të rishikuar edhe njëherë nga themelet ligjin 133. Kur them më vjen mirë që e dëgjoj këtë kam parasysh një fakt të thjeshtë fare, sepse detyrimi financiar që shteti shqiptare ka në harkun e atyre 26 mijë vendimeve që janë për kompensim, nuk është në këto parametra, që bëri vlerësimin qeveria gjatë skaj periudhë, për më tepër që atë vlerësim e rrëzoj dhe gjykata kushtetuese dhe patjetër që ka qenë shumë larg pritshmërive të pronarëve shqiptarë. Janë 7 mijë dosje thotë zonja Mandia, sipas një informacioni zyrtarë që ne kemi pasur qysh nga herët domethënë, në këto dosje kërkesat e pronarëve shqiptarë kanë qenë për jo më pak se 144 mijë hektarë tokë bujqësore, pyll edhe kullotë dhe rreth 4200 tok truall. Shteti shqiptarë nëpërmjet ligjit, I ka thënë këtyre pronarëve që kanë kërkuar tokë, që shkoni në dyert e gjykatave shqiptare. Duke filluar nga 4 marsi I 2019-tës, agjencia e trajtimit të pronës e ka mbyllur këtë proces dhe I thotë pronarëve shqiptarë, ejani tërhiqeni dosjet dhe ikni në dyert e gjykatave shqiptare. Është një fatkeqësi në të vërtetë, realisht, sinqerisht, një çështje gjyqësorë, nuk të kushton më pak se 2 mijë euro, po nuk është një çështje gjyqësore, mund të jenë ndoshta 7 mijë dosje, ose diçka më tepër, janë 7 mijë e më tepër për procese gjyqësore. Sikur të llogarisim vetëm 2 mijë euro për një proces gjyqësor minimal janë shifrat, po flas me shifra minimale sepse janë 3 shkallë të gjyqësorit që duhen të kalohen sipas ligjit 133 dhe pika e fundit fare që ndoshta duhet të them është edhe ndjeshmëria në raport me ligjin e legalizimeve. Dua ta shmang pjesën politike të trajtimit të këtij problem sepse është e kotë që ta diskutojmë, por them që në pikëpamje ekonomike, ai ligj është I dështuar, është i dështuar, sepse është e pamundur që shteti shqiptare, të trajtojë me çmime preferenciale, personat që kanë përftuar tokat, në kuadër të ligjit të legalizimeve, dhe nga ana tjetër të marri përsipër, me ligj si detyrim, që të dëmshpërblejë pronarët shqiptarë me faturën e plotë. Fatura financiare që do të prodhojë ligji i legalizimeve me këtë skemë që kemi, do të jetë e tillë që do të groposi financat e shtetit shqiptarë. Është emergjente, ndoshta mendojë unë dhe e domosdoshme që ju si forcë politike ta rishikoni këtë pjesë. Sa i takon kthimit të pronës pronarëve dhe kjo është e fundit me të cilën dua ta mbyll, më vjen mirë që e dëgjoj. Më vjen mirë që ka një angazhim nga Partia Demokratike për të rishikuar këtë situatë dhe për të pranuar me vullnet domethënë ato detyrime që rrjedhin në raport me trajtimin e drejtë së çështjes së të drejtës së pronës. Pronarët duhet ta ndiejnë veten tek Partia Demokratike si shtëpinë e tyre sepse ka qenë shtëpia natyrale e tyre që në momentin e themelimit të Partisë Demokratike. Faleminderit!”, theksoi Vorpsi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myrshit vorpsi myrshit vorpsi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit