"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Vodhi 2 mld dollarë nga 400 mijë ‘investitorë’! Arrestohet në Kosovë themeluesi i “THODEX”, Turqia e kërkonte në
28 Prill 2021, 13:29Nga DOSJA
KOSOVË– Arrestohet 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer! Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, pasi u largua nga Shqipëria. Lajmi është konfirmuar në Polici nga media “KlanKosova”.
I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.
Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, me kombësi shqiptare, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar turkun që t’i fshihej drejtësisë.
Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, 8 ditë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe është prangosur nga Policia vendase.
I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.
(k.m./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-NË 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik njofton se në Kosovë janë shënuar 5 vikttima dhe rezultojnë 327 raste të reja me koronavirus ...
BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar “Non-Papers”, dokument që parashikon rishikimin e kufijëve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në një ...
BRITANI– Shkencëtarët kryesorë po i bëjnë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të ndajë vaksinat Covid që ka blerë me Indinë dhe kombet e tjera, për të trajtuar numri...
POLONI– Gjuetarët e thesarit kanë zbarkuar në një pallat që përdorej nga Adolf Hitler, ku shpresojnë që të gjejnë 48 arka me ar që kapin vlerën e gati gjysmë m...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Ser...
SHBA- Agjencia kulturore e KB ka dhënë çmimin vjetor të lirisë së shtypit për gazetaren filipine, Maria Ressa raportimi i së cilës e ka bërë atë një shë...
KOSOVË– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, V...
SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden po jep prekjen e fundit në fjalimin e tij të parë në një sesion të përbashkët të Kongresit, një fjalim në kohën kryesore për t...