"Aktiviteti i McGonigal me Ramën lidhet me kompanitë ruse!" Berisha: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit u gradua zëvendësdrejtor
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu 13 Qershor, 13:09 SHBA ...
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit/ Starmer: Është koha për përmbajtje, qetësi dhe kthim në diplomaci 13 Qershor, 08:07...
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
VIDEO/ Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet në Indi 12 Qershor, 11:09 Kaos në Indi/ Avioni...
KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili kishte vjedhur 11 kuaj në Greqi dhe po trafikonte në Shqipëri. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se i moshuari kryente vjedhje të kafshëve të dorës në fshatrat greke dhe më pas i kontrabandonte ato në drejtim të Shqipërisë.
“Vijon puna nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Korçë dhe Policinë Kufitare greke, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare shqiptare dhe Policisë Kufitare greke dhe pas bashkëpunimit me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, u godit një rast i vjedhjes dhe kontrabandimit të kafshëve të dorës.
U kap duke kaluar ilegalisht në kufirin e gjelbër me 11 kafshë dore, të cilat dyshohet se i kishte vjedhur në Greqi, arrestohet në flagrancë 65-vjeçari. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, në vijim të punës për parandalimin e krimeve ndërkufitare, falë shkëmbimit të informacioneve me Policinë greke në lidhje me një shtetas shqiptar, i cili dyshohej se kryente vjedhje të kafshëve të dorës në fshatrat greke dhe më pas i kontrabandonte ato në drejtim të Shqipërisë, organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tij.
Nga shërbimet e Policisë, në territorin e malit Ivan, në afërsi të fshatit Gollobërdë, u kap shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, i cili po transportonte në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, 11 kafshë dore (kuaj), të cilët dyshohet se i ka vjedhur në fshatrat greke. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest me burg” për Alionid Saliajn, i cili pak ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij, Përparim Seati pas ...
TIRANË- Alket Brata, 23-vjeçari nga Kruja i cili është arrestuar pasi akuzohet nga e mitura Xh.Xh., se ka qenë njëri prej personave që e ka shfrytëz...
TIRANË- Qendra Spitalore Universitetare “Nënë Tereza”, ka reaguar pas publikimit të disa lajmeve se në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit janë ...
TIRANË -Ditën e sotme, policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare shkatërruan një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas Policisë së Shte...
TIRANE- Këto janë pamjet e para që vijnë nga fabrika “Alba Gaz” në Elbasan, ku ndodhi një shpërthim paraditen e kësaj të mërkure. Siç shihet në pamje, zo...
ELBASAN- Policia e Shtetit bën me dije se shpërthimi në Elbasan ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Në një njoftim paraprak, PSH bën me dije se zjarrfik...
ELBASAN- Tre punonjës të fabrikës “Alba Gaz” janë plagosur rëndë për shkak të një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30. Fabr...
TIRANË- Policia e Shtetit ka treguar detaje nga operacioni “Riviera” i kryer bashkë me autoritetet në Itali. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije...
KOSOVË -Ditën e nesërme, Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel. Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka bërë m...
TIRANË -Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë grumbulluar sërish ditën e sotme përpara Prokurorisë së Posaçme. Ata kërkojnë që ky organ...