Kanabisi, Rama: Do pyesim qytetarët për përdorim vetiak. Negociatat? RMV të pranojë propozimin!
Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng 1 Korrik, 16:34 ...
Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng 1 Korrik, 16:34 ...
Çështja 'Xhaçka'/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Alibeaj: Caktoni datën, të vijë ...
Sali Berisha Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi i madh për protestën e PD 1 Korrik...
Rama tha se harta gjyqësore nuk ndryshon, Maks Haxhia: Kemi kohë të flasim, por s’na dëgjojnë ...
TIRANË- Në Shqipëri, rastet e reja me Koronavirus kapën shifrën rekord të 1648 të infektuarve në 24 orët e fundit, e paregjistruar më parë që nga fillimi i pandemisë. Brenda dy ditësh shifrat e të prekurve janë dyfishuar, ndërsa krahasuar me mesataren e tre ditëve të para të viti, kemi të bëjmë me një 5-fishim të tyre.
Numri i lartë i të infektuarve në 24 orët e fundit, i dedikohet në një farë mase dhe nivelit po rekord të testimeve ditore, 7812 tamponë të kryer, sipas të dhënave të mnistrisë së Shëndetësisë. Sidoqoftë, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe tamponëve) ka kërcyer në kuotën e 21 përqindshit, për të dytën ditë me radhë, një fakt që dëshmon një përhapje të gjerë të virusit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Javën e shkuar (28 dhjetor – 3 janar) pozitiviteti ishte në nivelin e 12.5 përqind.
Sipas të dhënave zyrtare, rastet e reja të 24 orëve të fundit rezultojnë të jenë zbuluar thuajse në të gjithë vendin, në 56 nga 61 bashkitë e vendit: bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, dhe nga 1 rast në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë rregjistruar dhe 5 vdekje: tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç. Gjendja në spitale mbetet thuajse e njejtë me 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Marrë nga: VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHKODËR– Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shkodrë, si pasojë e një aksidenti. Automjeti tip ‘Range Rover’ doli nga rruga d...
PUKË – Probleme si pasojë e reshjeve të dëborës ka pasur edhe në një pjesë të madhe të Bashkisë së Pukës. Ka qenë vetë ky institucion, që nëpërmjet n...
KUKËS – Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, që kanë sjellë vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, sidomos në Qa...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore lajmin për atentatin e ndodhur mëngjesin e sot...
DIBËR/GJIROKASTËR- Viti 2020 i pengoi vizitat fizike në qendrat e shërbimit parësor në vend, prej masave kufizuese nga pandemia e Covid-19, por në dis...
TIRANË – Fotografi Roland Tasho ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto të gazetarit italian Bruno Vespa me kostum tradicional shqiptar e me qeles...
DURRËS – Qeveria ka vendosur transferimin e 209 pasurive me një sipërfaqe mbi 80 hektarë në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e invest...
KOSOVË – Viti 2022 nuk ka nisur mirë për qytetarët që merren me prodhimin e kriptovalutave. Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji (më 4 janar) k...
TIRANË – Kompanitë e sigurimeve e përmirësuan ndjeshëm performancën financiare në tremujorin e tretë të vitit, por fitimet e tregut ngelen ende në ni...
TIRANË – Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive sipas testimeve për Covid-19 në klinikat laboratorike private në vend. Në klinikat private fluksi i...