LIVE UPDATES
Aktualitet

“Durrës Yachts & Marina” / Qeveria transferon 209 pasuri për llogari të projektit

7 Janar 2022, 06:09 Nga DOSJA
“Durrës Yachts & Marina” / Qeveria transferon 209 pasuri

DURRËS – Qeveria ka vendosur transferimin e 209 pasurive me një sipërfaqe mbi 80 hektarë në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike. Ky fond administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë dhe pasuritë e fundit i janë shtuar në funksion të projektit “Durrës Yacht & Marina” që do të zbatohet nga “Symphony Real Estate Development”.

I njëjti vendim sqaron se pasuritë që janë në përdorim të Autoritetit Portual Durrës do të mund të përdoren sipas përcaktimeve të bëra në vendimin që ka marrë më herët Këshilli i Investimeve Strategjike që detajon edhe fazat e zhvendosjes. Këto prona nuk mund të tjetërsohen apo t’ua kalojnë në përdorim palëve të treta.

“Përdorimi i pronës së paluajtshme shtetërore për projektin strategjik “Marina dhe jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)” të realizohet sipas fazave të përcaktuara në vendimin nr. 14/6, datë 2.12.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, i cili fillon me fazën e zhvillimit pilot. Pronat, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, të përdoren nga Autoriteti Portual Durrës deri në zhvendosjen përfundimtare të tij, sipas fazave të zbatimit të projektit, të përcaktuara në vendimin nr. 14/6, datë 2.12.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike. Autoritetit Portual Durrës i ndalohet të ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve” thuhet në vendimin e qeverisë.

I njëjti sqaron se aplikimi për leje dhe licenca dhe autorizimet e nevojshme për realizimin e projektit strategjik “Marina dhe jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, në përputhje me afatet e parashikuara, do të realizohen sipas legjislacionit për investimet strategjike.

Nga ana tjetër Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe të gjitha institucionet, të cilat kanë në përgjegjësi administrimi pasuri të përfshira në planvendosjen bashkëlidhur vendimit të qeverisë janë ngarkuar që të kryejnë të gjitha procedurat përkatëse për vënien në dispozicion të tyre, për projektin investues strategjik “Marina dhe jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, me subjekt investues “Symphony Real Estate Development” sh.p.k.

Çfarë parashikon projekti

Referuar faqes zyrtare të kompanisë (ëëë.durresyachtsmarina.com) pritet që të ndërtohen njësi rezidenciale dhe parqe e hapësira të hapura.

“Duke shfaqur një plazh të pacenuar natyror prej 14 km gjatësi, komuniteti do të jetë shtëpia e mbi 12,000+ njësive rezidenciale me më shumë se 80,000 m2 të parqeve dhe hapësirave të hapura, si dhe njësive argëtuese, të shërbimit dhe restoranteve. Zhvillimi i Jahteve dhe Marinës së Durrësit do të përfshijë gjithashtu ekskluzivisht një marinë dhe terminal kroçerash që do të lidhë Durrësin me shkëlqimin vezullues të Detit Adriatik e më gjerë”, thuhet në uebsajt. Vlera e investimit është lakuar se do të jetë 2 miliardë euro.

Porti i Durrësit shpërngulet në Porto Romano

Në gusht të vitit te shkuar u miratua një vendim që i lejonte zgjerimin portit ekzistues në Porto Romano dhe i hapte rrugë projektit të grupit Emaar në Durrës. Zgjerimi mundëson ndërtimin e disa kalatave të tjera që do të shërbejnë për përpunimin e anijeve të mallrave, krahas atij të karburanteve që kryhet aktualisht.

Ndërkohë po kryen edhe investime në rrugën që lidh Porto -Romanon me Durrësin me një autostradë të kategorisë A.

Më herët në kulmin e karantinës, në datën 31 mars 2020 Porti MBP (Multi Buoy Mooring) në administrimin e “Kastrati Group” që realizon shërbimet e përpunimit të ngarkesave dhe depozitimit të naftës në Porto Romano mori miratimin për një shtesë kontrate nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durrës yachts & marina porti i ri i durresit durrës yachts & marina porti i ri i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet