LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa ligj e në krizë energjitike, Kosova në “luftë” me kriptovalutat

7 Janar 2022, 06:45 Nga DOSJA
Pa ligj e në krizë energjitike, Kosova në

KOSOVË – Viti 2022 nuk ka nisur mirë për qytetarët që merren me prodhimin e kriptovalutave. Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji (më 4 janar) ka marr vendim që të ndal prodhimin e tyre, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

“Të gjitha agjencitë ligjzbatuese do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e tyre.

“Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Kosovës”.

Ky vendim nuk është pritur dhe aq mirë nga ata të cilët që një kohë merren me këtë veprimtari. Eksperti i kriptovalutave Trimor Hyseni, nga T-Logic, ka thënë se shumë të rinj kanë shitur shtëpitë dhe tokat për të blerë pajisjet për prodhimin e tyre.

“Padyshim që shumë familje varen nga të ardhurat e tyre që vijnë nga mining. Ne njohim shumë të rinj, të ardhurat e të cilëve varen nga kjo veprimtari. Shumë nga ta besa kanë shitur shtëpitë dhe tokat për ta pasur një pajisje të mining, që atyre t’ua mundësojë një siguri financiare gjatë një muaji”.

Edhe Milot Mehmeti,  ekspert i kriptovalutave ka thënë se një vendim i tillë ka prekur mijëra familje kosovare që kriptovalutat i kanë si burim të të ardhurave.

“Mendoj që vendimi është i shpejtë dhe i gabuar. Arsyeja është që nuk e kanë bërë një studim më të thellë, një analizë se sa prodhues të kriptovalutave dhe sa prodhohen kriptovalutat dhe çfarë po prekin në njëfarë mënyre”.

Kosova aktualisht po përballet me krizën më të rëndë të energjisë në një dekadë për shkak të ndërprerjeve të prodhimit.

Në dhjetor, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i lejojë qeverisë të ndajë më shumë para për importet e energjisë, të prezantojë më shumë ndërprerje të energjisë dhe masa më të ashpra.

Shteti pa qasje në veri të Kosovës

Shfrytëzimi i monedhave ka qenë në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës, Besim Hoti, ka treguar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave vlen për të gjithë personat juridikë dhe fizikë.

“Kemi dashur të iniciojmë raste edhe më herët. Këtë e kemi kërkuar nga Prokuroria. Kemi kërkuar që të iniciohen rastet, nëse për asgjë tjetër, për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike. Por, nuk kishte asnjë bazë ligjore për këtë. Vendimi tani ndryshon situatën. Unë besoj se opinioni tani ka informacion për këtë dhe do të shohim se si do të veprojmë për këtë”.

Sipas tij, deri më tani prodhimi i kriptovalutave nuk ka qenë vepër penale, pasi nuk është paraparë me ligj.

Një person, i cili ka folur  në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i ka treguar Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga minierat.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri i pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta në Kosovë dhe sa shpenzojnë energji elektrike këto pajisje.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka treguar se kjo kompani e ka të pamundur të identifikojë lokacionet ku prodhohen kriptovalutat, e aq më pak në veri të Kosovës.

“Identifikimi i lokacioneve ku prodhohen kriptovaluta, nuk është kompetencë e KEDS-it. Dihet që nuk e furnizojmë veriun dhe nuk kemi qasje atje, e kemi të pamundur”.

Për shkak të kompleksitetit të shpenzimit të energjisë nga pajisjet për prodhimin e kriptovalutave, Buzhala thotë se e kanë të pamundur ta dinë se sa energji shpenzojnë ato.

“E dimë që janë shpenzues relativisht të mëdhenj [të energjisë elektrike] pasi që bëhet fjalë për angazhim të madh të energjisë, por nuk e dimë sa pajisje janë në treg, cilat janë lokacionet tyre, a punojnë gjatë gjithë kohës, çfarë kapaciteti shpenzues kanë ato”.

Që prej vitit 1999, furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës është problem. Që nga ajo kohë, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar.

Rreth 10 milionë euro investime në kriptoasete

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka thënë se në pesë vjetët e fundit rreth 10 milionë euro janë investuar nga Kosova përmes sistemit financiar nëpërmjet platformave të ndryshme në kriptovaluta.

Havolli, ka thënë se në BQK nuk i njohin ato si kriptovaluta por si kriptoasete. Ai ka treguar për paralajmërimet që BQK-ja u bën gjithë qytetarëve për investimet në kriptoasete.

“Ka argumente të mjaftueshme që deri tash kriptoasetet, përdoren në masë të madhe për aktivitete që mund të jenë në zonën e hirtë të ekonomisë. Ekzistojnë mekanizma që mund ta zhvendosin këtë në terren të pastër, që siguron se çdo transaksion është legjitim. Sa i përket realizimeve përmes sistemit financiar. Rishtazi kemi kërkuar raport nga bankat për 5 vjetët e fundit sa i përket blerjes së kriptoaseteve. Kemi vërejtur se rreth 10 milionë euro në 5 vjetët e fundit janë investuar nga Kosova përmes sistemit financiar, nëpërmjet platformave të ndryshme të këmbimit. Pra nga llogaria bankare nëpërmjet platformave të ndryshme të këmbimit të kriptoaseteve. E afro 2 milionë euro janë kthyer, qoftë ato shitje, fitim, apo dikush edhe ka nxjerrë para me humbje”.

Havolli po ashtu ka thënë se është normale që duhet paguar tatim për fitimet e arritura nga kriptovalutat. Ai ka thënë se ka duhet të bëhen të qarta procedurat që të mbrohet përfundimisht sistemin ekonomik, përfshirë ai financiar në vend, qoftë nga rreziku i shpëlarjes së parave.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se “do të marrë masa ndaj personave që nuk i deklarojnë këto të ardhura”.

“Me fokus të veçantë, ATK-ja do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat”, ishte thënë në njoftimin e  ATK-së.

Kosova në gjendje emergjente për energjinë 

Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës  në dhjetor të vitit të kaluar, kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë diskutimit ka thënë se miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë.

“Një shpallje e tillë nuk do të thotë marrja e masave të menjëhershme, por do të thotë marrje e masave për furnizim për konsumatorët. Miratimi i këtij vendimi do të thotë zbatim i menjëhershëm i masave. Propozimi i kësaj do të thotë vendosja e masave na afat për 60 ditë nga hyrja në fuqi, mirëpo Kuvendi mund ta vazhdoj këtë situatë. Miratimi i këtij vendimi, nuk do të thotë se masat do të vendosen menjëherë, por ia jep të drejtën Qeverisë të ndërmarr masa sipas nevojës, andaj ju ftoj ta miratoni këtë vendim”.

Çfarë janë kriptovalutat, kur Kosova do të bëjë ligjin

Kosova pritet që së shpejti të bëhet me një ligj të ri, i cili do të përcaktojë rregullat e përdorimit të kriptovalutave, apo parave digjitale, brenda territorit të saj.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ka treguar  se tashmë ka përfunduar edhe një pjesë e dëgjimit publik që ë trajtojnë këtë problematikë.

“Ne si komision parlamentar pasi që veprimtaria e kritpovalutave bie në domenin e komisionit tonë, kemi pas një nisëm ligjore, kemi filluar, kemi hartuar grupin punues dhe parimisht kemi bë një pjesë të dëgjimit publik të komunitetit që e trajtojnë këtë problematikë nga çështja e bizneseve dhe këndi i institucioneve që kanë interesim më trajtuar këtë, jemi në punë e sipër, ende jemi kogja larg për shkak të specifikave dhe për shkak të interesimit tonë si parlamentar për të pas një ligj i cili vërtetë është në shërbim të asaj që ne e dëshirojmë, por që nuk mund të them kohën. Do të thotë jemi në procedurë të hartimit të ligjit”.

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir).

“Blockchain” është një libër i hapur, i shpërndarë, i cili regjistron transaksionet me shifra. Në praktikë, është disi si një libër shitblerjeje, që është i shpërndarë nëpër kompjuterë të pafundmë nëpër botë.

Ndryshe nga euroja apo dollari amerikan, nuk ekziston një autoritet qendror që menaxhon dhe ruan vlerën e një kriptovalute.

Këto detyra janë të shpërndara gjerësisht mes përdoruesve të një kriptovalute, nëpërmjet internetit. Bitcoin ishte kriptovaluta e parë, e propozuar nga Satoshi Nakamoto, në një dokument të vitit 2008, të titulluar “Bitcoin: Sistem elektronik, pa ndërmjetësues, i parasë së gatshme”.

Prodhimi i kriptovalutave konsumon shume energji elektrike sepse përfshin kompjuterë që bëjnë kalkulime për t’i verifikuar transaksionet.

Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar në katër komuna në veri të Kosovës.

Në fund të vitit 2021, kryetari i Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë  se në Kosovë llogaritet të jenë rreth 10 mijë operatorë të identifikuar – persona fizikë dhe juridikë që merren me prodhimin e kriptovalutave.

Përmes Projektligjit për kriptovaluta, synohet të bëhet kategorizimi i kriptovalutave dhe format e taksimit, në mënyrë që kjo industri të ketë pajtueshmëri me ligjet vendore dhe ndërkombëtare të transferimit të parave dhe për parandalimin e pastrimit të parave. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni kriptovaluta ne kosove kriza energjitike ne kosove kriptovaluta ne kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet