LIVE UPDATES
Bota

VOA: Macron shkon në Moskë me shpresën që diplomacia e tij do parandalojë konfliktin

7 Shkurt 2022, 13:19 Nga DOSJA
VOA: Macron shkon në Moskë me shpresën që diplomacia e tij

Presidenti francez, Emmanuel Macron, minimizoi të dielën gjasat e një pushtimi rus të Ukrainës, duke thënë në një intervistë se grumbullimi i forcave ruse në kufijtë e Ukrainës, ka të ngjarë të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të Kremlinit për të siguruar lëshime nga perëndimi dhe jo një përgatitje për sulm në shkallë të gjerë.

“Synimi gjeopolitik i Rusisë sot nuk është Ukraina, por të qartësojë rregullat e bashkëjetesës me NATO-n dhe BE-në”, tha ai për gazetën franceze, Le Journal de Dimanche, vetëm disa orë para se të nisej për në Moskë, ku do të takohet kokë me kokë me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një pretendim të guximshëm, presidenti Macron tha se negociatat e tij me Rusinë, ka të ngjarë të parandalojnë një konflikt ushtarak.

“Intensiteti i dialogut që kemi pasur me Rusinë dhe kjo vizitë në Moskë, ka të ngjarë të parandalojë (një operacion ushtarak) të ndodhë. Më pas do të diskutojmë kushtet e shtensionimit”, tha ai. “Unë kam qenë gjithmonë në një dialog të thellë me presidentin Putin dhe përgjegjësia jonë është të gjejmë zgjidhje historike”.

Qëndrimet e tij dallojnë dukshëm nga mënyra se si administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e karakterizon grumbullimin ushtarak të Moskës dhe rrezikun e një sulmi rus. Një pushtim rus i Ukrainës “mund të ndodhë në çdo kohë”, tha të dielën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne besojmë se rusët kanë ngritur mundësitë për të kryer një operacion të rëndësishëm ushtarak në Ukrainë dhe ne kemi punuar shumë për të përgatitur një përgjigje”, tha zoti Sullivan në emisionin “Meet the Press” të NBC. Sullivan dhe zyrtarë të tjerë amerikanë vlerësojnë se Komentet e zotit Sullivan vijnë pas dy zyrtarë amerikanë thanë se Rusia ka grumbulluar të paktën 70 për qind të forcave të saj ushtarake të nevojshme për një pushtim.

Pretendimi i presidentit Macron se negociatat e tij me Rusinë do të parandalojnë një konflikt ushtarak, shkaktoi përçmim të rivalëve të tij politikë në Francë. Disa komentatorë dhe analistë, paralajmëruan se ai po vinte në rrezik besueshmërinë e tij si negociator, duke tërhequr vërejtjen se përpjekjet e tij që nga viti 2017 për t’u marrë vesh me udhëheqësin rus, kanë dështuar. Franca do të mbajë zgjedhjet presidenciale në muajin prill dhe kundërshtarët e presidentit Macron e akuzuan atë se po përpiqet të shfrytëzojë politikën e jashtme, në përpjekje për të rritur shpresat e tij për t’u rizgjedhur.

Gjuha e presidentit Macron “e bën nervoze pjesën tjetër të Evropës”, thotë analisti i politikës së jashtme, Ulrich Speck, një bashkëpunëtor në Fondin Gjerman Marshall. Presidenti Macron ka kërkuar ruajtjen e lidhjeve me Rusinë, me gjithë aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014. Në librin e tij të fushatës së vitit 2017, “Revolucioni”, presidenti Macron shkroi se “do të ishte gabim të shkëputeshin lidhjet me këtë fuqi të Evropës Lindore (për shkak të Krimesë) në vend që të krijonim një marrëdhënie të qëndrueshme”. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai e priti presidentin rus Putin në Versajë mes bisedave për uljen e tensioneve, por, takimi nuk shkoi sipas planit dhe nuk pati një bisedë kokë më kokë. Presidenti Macron kritikoi Rusinë për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet perëndimore duke përhapur lajme të rreme, dezinformata dhe gënjeshtra. Ai foli për “linja shumë të qarta” të sjelljes.

Dy vjet më vonë, presidenti francez u përpoq sërish për një zbutje. kur priti presidentin Putin në rezidencën verore të presidentit francez. në Riviera. Në një fjalim, ai paralajmëroi se Evropa është gjetur në mes të një Lufte të re të Ftohtë, duke thënë se “nuk është në interesin tonë të ndjehemi të dobët dhe fajtorë, të harrojmë të gjitha mosmarrëveshjet tona dhe të përqafojmë përsëri njëri-tjetrin, (por) kontinenti evropian, nuk do të jetë kurrë i qëndrueshëm, nuk do të jetë kurrë i sigurt, nëse nuk i qetësojmë dhe nuk i sqarojmë marrëdhëniet tona me Rusinë”.

Macron është mëdyshur në të kaluarën gjithashtu, për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Disa kritikë të presidentit Macron, thonë se përpjekjet e tij për të rivendosur marrëdhëniet me Moskën, kanë të bëjnë me ambiciet e tij personale dhe synojnë të rrisin rolin e tij në çështjet ndërkombëtare më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu si udhëheqësi ikonë i Francës pas Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Charles de Gaulle, presidenti Macron e sheh Francën si një “fuqi balancuese” midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Përpjekjet e tij diplomatike alarmojnë disa nga aleatët evropianë të Francës, veçanërisht fqinjët e afërt të Rusisë.

Politikanët polakë e kanë akuzuar atë për injorim të faktit se Rusia nuk ka ndryshuar me të vërtetë synimet e saj ekspansioniste dhe janë të shqetësuar se përpjekjet e presidentit Macron si ndërmjetës midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të bëjnë që evropianët të jenë të ‘baraslarguar’ midis Moskës dhe Uashingtonit. Muajin e kaluar, në një fjalim në Parlamentin Evropian, presidenti Macron bëri thirrje që Bashkimi Evropian të zhvilloje bisedimet e veta me Kremlinin dhe tha se blloku duhet të negociojë një pakt sigurie dhe stabiliteti me Rusinë. Disa udhëheqës Evropës Qendrore dhe vendeve baltike, thanë se komentet e tij ishin të gabuara dhe rrezikonin të inkurajonin Kremlinin të përpiqej të nxiste SHBA-në dhe BE-në, kundër njëri-tjetrit. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Britania, kanë paralajmëruar se një pushtim i plotë rus i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur një sferë të ndikimit rus në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Rusia kërkon që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e NATO-s dhe thotë se prania ushtarake e NATO-s duhet të hiqet nga shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore, që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Zyrtarët e NATO-s thonë se vendet duhet të jenë të lira të vendosin nëse do t’i bashkohen aleancës.

Në intervistën e tij me gazetën, Le Journal de Dimanche, presidenti Macron foli sërish për një marrëveshje të re evropiane të sigurisë, duke thënë se ndërsa “siguria dhe sovraniteti i Ukrainës ose i ndonjë shteti tjetër evropian, nuk mund të jetë subjekt kompromisi”, është “gjithashtu e ligjshme që Rusia të shtrojë çështjen e sigurisë së saj”.

“Ne duhet të mbrojmë vëllezërit tanë evropianë duke propozuar një ekuilibër të ri të aftë për të ruajtur sovranitetin dhe paqen e tyre. Kjo duhet bërë duke respektuar Rusinë dhe duke kuptuar traumat bashkëkohore të këtij populli dhe kombi të madh”, tha ai. Justyna Gotkowska e Qendrës për Studime Lindore, një grup kërkimor me seli në Varshavë, shtron pyetjen se kush e ka mandatuar presidentin Macron të flas për një sistem të ri të sigurisë evropiane.

“Çfarë legjitimiteti ka Macroni për ta propozuar këtë? Evropianët nuk kanë rënë dakord në NATO dhe në OSBE për një “ekuilibër të ri”, përkundrazi”, shkroi ajo.

Zyrtarët francezë thonë se udhëtimi i presidentit Macron është bashkërenduar plotësisht me aleatët perëndimorë dhe i thanë agjencisë së lajmeve, Reuters, se Pallati Élysée ka mësuar nga gabimet e së kaluarës për t’u siguruar që të gjithë aleatët e BE-së dhe NATO-s të mbahen plotësisht të informuar për bisedimet e zoti Macron me presidentin Putin”. Ulrich Speck, i fondit gjerman Marshall, tha se do të kishte qenë më mirë nëse presidenti Macron do të ishte shoqëruar nga udhëheqës të tjerë perëndimorë në udhëtimin e tij në Moskë.

“Do ta bënte Evropën të duket shumë më e fortë dhe do të sigurohej që të ketë një mesazh të bashkuar”, shkroi ai.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti rusi-ukraine emmanuel macron konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit