LIVE UPDATES
Politike

VOA: Kandidati demokrat kërcënon për dhunë në Shqipëri, policia nis procedimin penal

23 Prill 2021, 12:08 Nga DOSJA
VOA: Kandidati demokrat kërcënon për dhunë në

DIBËR– Policia e Dibrës njoftoi se ka filluar procedimin penal ndaj kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas thirrjeve të tij publike për “armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”.

Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit” – deklaroi kandidati Mziu para qytetarëve.

Ai u referua kështu konfliktit të dy ditëve më parë mes përkrahësve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, i cili përfundoi me një të vrarë dhe 4 të plagosur.

Më pas ai kërkoi falje dhe shprehu pendesë për këtë shprehje, duke e quajtur “koment të panevojshëm, për shkak të emocioneve të forta të momentit” dhe duke deklaruar se është kundër dhunës dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, reagoi për ndjesën e kandidatit Mziu.

Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë. Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë drejt një të ardhme më të mire dhe larg nga e kaluara”, – shkroi ambasadorja Kim.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ndjesa “nuk vlen asnjë qindarkë nga një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale”.

“Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht” – tha ai.

Ndërkaq policia nisi menjëherë procedimin penal.

Kandidati Mziu bëri kërcënime dhe thirrje gjatë një tubimi të fushatës në bashkinë e Dibrës për të nxitur dhunë, duke njoftuar ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës” – njoftuan forcat e rendit.

Policia e Shtetit theksoi se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë detyrat e saj, dhe se për këtë do të ushtrojë kontrolle të imta në territor, duke kërkuar bashkëpunimin e komunitetit për të zbuluar dhe ndëshkuar struktura të paligjshme, që cënojnë të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Forcat e rendit po në Dibër arrestuan në flagrancë dy persona përkrahës të Partisë Socialiste, njëri prej të cilëve është juristi i bashkisë, dhe i akuzoi për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Ata u ndaluan nga banorët pranë Maqellarës me 5 milionë lekë (afro 5 mijë dollarë) në automjet, ku u gjetën edhe modelarë që orientojnë zgjedhësit në votim dhe fletëpalosje të Partisë Socialiste.

Krahas “korrupsionit aktiv në zgjedhje në bashkëpunim” ata akuzohen dhe për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Policia procedoi penalisht edhe dy shtetas të tjerë, që kapën dy nëpunësit me para në makinë, pas bllokimit të rrugës Peshkopi – Maqellarë, duke i akuzuar për “pengim të qarkullimit të automjeteve”.

Marrë nga VOA 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike deklarata e mziut per vrasje deklarata e mziut per vrasje

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë