LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Gjuha e urrejtjes në fushatën në Shqipëri, shqetësim për mbrojtësit e të drejtave të njeriut

20 Prill 2021, 05:36 Nga DOSJA
VOA: Gjuha e urrejtjes në fushatën në Shqipëri,

Fushata e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri po monitorohet nga disa institucione të pavarura dhe organizata të shoqërisë civile, lidhur me përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe denigrimit. Aleanca Kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Këshilli shqiptar i Medias konstatojnë se ka një tejkalim të gjuhës politike, në denigrim, përçarje dhe fyerje publike. Duke shigjetuar më së shumti përfaqësues të shumicës qeversisëse për përdorimin e saj, drejtues tëaleancës thonë, se një gjuhë e tillë është vënë re në disa raste dhe në kundërpërgjigjet e kundërshtarëve politikë. Shqetësuese për Aleancën kundër gjuhës së urrejtjes mbetet denigrimi i grave dhe personave me probleme të shëndetit mendor.

Në Shqipëri ka një shqetësim qytetar në rritje mbi gjuhën e urrejtjes që përdorin partitë politike. Kjo ka nxitur përfaqësues të disa institucioneve të pavarura dhe organizata të shoqërisë civile qëme ndihmën e Këshillit të Europës, të monitorojnëfushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ata kanë hartuar një kod etik që është firmosur nga partitë kryesore, i cili synon të parandalojë dhe të evidentojë përdorimin e retorikës së urrejtjes dhe të denigrimit nga subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Avokati i popullit dhe Këshilli Shqiptar i Medias, që përbëjnëAleancën Kundër Gjuhës së urrejtjestë mbështetur nga KQZ dhe AMA, konstatojnë disa problemtika.

“Vihet re një gjuhë e papërshtatshme, që përdoret nga eksponentët politikë, nga forca të ndryshme politike, që është shqetësuese, sepse në pjesën më të madhe adresohet tek grupet më të pamundura dhe më vulnerabël në shoqërinë tonë. Kam parasysh këtu personat me aftësi të kufizuar, gruan, komunitetet rome dhe egjiptiane. Ndoshta jo e përkufizueshme në terma konkretë si gjuhë urrejtje, por gjithsesi një lloj tejkalimi i përdorimit të gjuhës dhe një papërshtatshmëri, e cila në këndvështrimin tim është dhe evitueshme nga eksponentët e ndryshëm”- tha për Zërin e Amerikës Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Avokati i Popullit, bazuar në monitorimin që po kryhet, thotë se është vënë re një retorikë e ashpër në fushatë. Znj. Erinda Ballanca shprehet se ajo është nxitur nga PS, dhe se në disa raste sipas saj ka kundërpërgjigje po me të njëjtën gjuhë nga kundërshtarët politikë.

Duke iu referuar konkretisht njw spoti,të cilit i bëri jehonë në llogarinë të tij në facebook, kryetari i bashkisë së kryeqytetit njëkohësisht drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, Avokati i Popullit mendon se ky është një shembull i denigrimit të personave që vuajnë nga shëndetitmendor.

“Në fakt spoti ishte shumë shqetësues, i cili përmban problematika në dy nivele. Porblematika e parë ështëvënia në foksus të këtij spoti me konotacion negativtë një problemi shëndetësor.Në asnjë rast një gjë e tillë nuk duhet të bëhet. E dyta ka të bëjë me stigmatizimin e një grupi të tërë shoqëror duke u pretenduar, se personat e moshës së stretë, nuk duhet të luajnë një rol aktiv në vendimamrrjet politike në Shqipëri” – shprehet për Zërin e Amerikës Erinda Ballanca, Avokat i Popullit.

Edhe Këshilli Shqiptar i Medias ka evidentuar raste shqetësuese të përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe denigrimit, në fushatën zgjedhore.

“Gjuha e denigrimit mund të përfshijë shumë grupe. Drejtohet kundër grave. Ne pamëprezantimin e kryeministrit. Ishte targetuar një kandidate vetëm se është grua dhe me qëllimin për ta denigruar si femër. Pashë edhe një spot elektoral ku stigmatizoheshin njerëzit me proleme të shëndetit mendor. Pra gjuha e urrejtjes mund të jetë bazuar edhe mbi një sëmndje, sikurse mund të jetë etnike, kur përpiqesh të fusësh konflikt duke thënë ky i grekëve, ky i çameve dhe duke i përplasur bashkë. Dhe ne nuk kemi përse habitemi që njerëzit në nivel lokal apo periferik janë agresiv dhe të dhunshëm, sepse ky është mesazhi që marrin dhe kjo është gjuha me të cilën ushqehen” – tha për Zërin e Amerikës Koloreto Cukali, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias.

Kandidati demokrat për deputet në qarkun e Tiranës Agron Shehajthotë sePD e ka shmangur gjuhën e urrejtjes. Ai nuk mohon të ketë patur edhe raste kur përfaqësues opozitarë të sulmuar nga kundërshtarët, siç thotë Z. Shehaj, të kenë reaguar negativisht, por në asnjë rast, sipas tij, kjo nuk nxitet dhe mbështetet zyrtarisht nga PD.

“Qëllimi i përdorimit tëgjuhës së urrejtjes dhe i sulmeve personale është i qartë. Kjo gjuhë synon të zhvendosë vëmendjen nga çështjet e rëndësishme të Shqipërisë siç janë papunësia korrupsioni, largimi i të rinjve etj. në debate të lidhura me akuza banale. Po flasim për një fushatë denigruese dhe intimiduese. Dhe ka një strategji nga pas, nuk është rastësi” – u shpreh për Zërin e Amerikës Agron Shehaj, Kandidat i PD për deputet në Qarkun e Tiranës.

Këshilli Shqiptar i Medias thotë se pas retorikës së ashpër në fushatë fshihet paaftësia për të prezantuar ofertat politike.

“Është një fushatë e vobektë ,sidomos në ide dhe oferta politike. Unë jam i shqetësuar edhe si qytetar për këtë, sepse pres të di si do të qeverisem nesër, dhe jo se sa gallataxhi apo batutaxhi është njëri apo tjetri. Kjo gjë mua nuk po më ofrohetdhe ky është një problem i madh, i cili dëmton sidomoskomunikimin. Shqipëria nuk duhej të ishte kështu dhe komunikimi ynë s’duhet të ishte i tillë” – vijon Koloreto Cukali Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias.

Avokati i Popullit konstaton se ndjeshmëria qytetare për ta refuzuar agresivitetin politik është rritur dhe se njerëzit po orientohen drejt alterantivave.

“Alertantiva që unë i jap si politikan popullit e shtresëzuar për sejcilin grup dhe për sejcilën kategori është ajo për të cilën ata duhet të më votojnë. Dhe nuk besoj se qytetarët do të votojnë ndokënd sepse vetëm shan kundërshtarin. Një gjë e tillë në fakt nuk duhet të jetë. Është shumë e lehtë të shash” – u shpreh Erinda Ballanca, Avokat i Popullit.

Zëri i Amerikës ju drejtua dhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama lidhur me problematikën e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në fushatë por nuk mori përgjigje.

Pas pak ditësh më 25 prill qytetarët shqiptarë do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësueisit e tyre në parlament. Shumica e majtë qeverisëse kërkon një mandat të tretë dhe grupimi i djathtë synon të vijë në pushtet pas një qëndrimi 8 vjecar në opozitë.

Koalicioni kundër gjuhës së urrejtjes mendon se mbështetja e standardeve etike nga partitë politike është thelbësore për të siguruar integritetin e demokracisë shqiptare, jo vetëm në arenën elektorale, por dhe me gjerë në kuadër të proçeseve politike dhe shoqërore.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2021, 21:23

BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez