Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Vllaznia në ankand, Xhaferi: “Vonesat për shitjen e klubit, po më bëjnë të dyshoj”
31 Mars 2021, 08:41Nga DOSJA
SHKODER – Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi është i shqetësuar. Ai ka hedhur dyshime rreth zvarritjeve të procesit të privatizimit të klubit shkodran. Para disa ditësh, Komisioni i Prokurimeve Publike pranoi ankimin e Valter Fushës për parregullsi në lidhje me procesin e shitjet së klubit, gjë që ka bllokuar procesin.
Mirëpo, Komisioni i përzgjedhur për procesin e prokurimit të klubit Vllaznia, që të premten e shkuar duhej të kishte një qëndrim, gjë që nuk ka ndodhur. Kësisoj, kjo situatë heshtjeje, ka krijuar një shqetësim real te sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili është një nga kandidatët për të blerë klubin.
“Procesi i privatizimit të Vllaznisë për fatin e keq është bllokuar në Komisionin e Prokurimeve Publike në Tiranë. Të premten e kaluar kë qenë afati i fundit që ky Komision duhej të kthente një përgjigje përfundimtare për ankesat e bëra, por për fatin e keq deri më sot një përgjigje e tillë nuk ka ardhur prej tyre.
Unë jam i habitur nga mënyra si është menaxhuar kjo pjesë. Aq sa ndoshta të lë edhe të dyshosh për këto vonesa që bëhen, por gjithsesi shpresoj që ky proces të finalizohet sa më shpejt sepse klubi duhet të privatizohet për shumë arsye që tashmë janë bërë të ditura.
Vllaznia ashtu si të gjithë ekipet në botë, duhet të privatizohet sepse përndryshe nëse nuk kryhet një proces i tille, sërish do të jetë në dilemë vazhdimësia e saj”,- është shprehur së fundmi sponsori Xhaferi në televizionin lokal “Rozafa” në Shkodër.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BELGJIKE – Përshkallëzohet protesta në mbështetje të punëtorëve emigrantë, ku sipas Amnity International, 6500 vetë kanë mbetur viktima gjatë ndërtimit të impia...
EUROPË-Në Grupin G për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 Holanda ka shpërthyer ndaj Gjibraltarit duke shënuar shtatë gola dhe gjashtë nga të cilat ...
ITALI-Kur Mino Raiola flet gjithmonë përbën lajm. Deklaratat e fundit të bëra nga agjenti i njohur për “The Athletic” nuk bëjnë përjashtim, nga të cilat, ndër t...
SERBI-Një gol fantazmë i Cristiano Ronaldos në sekondat e fundit të shtesës në sfidën Serbi – Portugali 2-2 do të diskutohet gjatë në ditët në vijim, aq më tepë...
SPANJË– Prej javësh ndeshja Spanjë-Kosovë po luhet jashtë fushe. Politika është në mes dhe nuk mund të ndajë dot faktin se është vetëm një ndeshje fu...
SPANJE – Prindërit e kapitenit të ekipit kombëtar të Spanjës, Sergio Ramos, shkuan ta vizitojnë atë në hotelin në Sevilje, ku është grumbulluar kombëtarja...
SHQIPËRI-Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare Lorik Cana ka bërë publike zgjedhjen e tij për fushatën elektorale që do të zhvillohet më datë 25 prill. 37...
ITALI – Eshtë zyrtarizuar logoja fituese e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike “Milano-Cortina 2026”. Njoftimi është bërë gjatë një konference dixhitale pë...
GJERMANI-Lajm i keq për Bayern Munchen. Kampionët e Evropës do të duhet të bëjnë pa shërbimet e Robert Lewandowskit për rreth një muaj. Sulmuesi u dëmtua gjatë ...
SPANJË-Nuk kanë munguar tensionet në konferencën për shtyp të Kosovës, para ndeshjes kundër Spanjës që zhvillohet të mërkurën në kualifikueset e Kupës së B...