LIVE UPDATES
Bota

“Vjen momenti që diçka duhet të bëhet”/ Greqia, shqetësohet nga veprimet agresive të Turqisë:Për fat të keq, kjo do

30 Tetor 2020, 09:12 Nga DOSJA
“Vjen momenti që diçka duhet të bëhet”/

GEREQI-Shtetet e Bashkuara po nxisin vendet e NATO-s të punojnë me Turqinë me shpresën e eliminimit të ndasive pas afrimit të Ankarasë të afrohet me Rusinë, por të paktën një nga ata aleatë pritet të ketë më shumë përplasje.

Greqia, e përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Turqinë mbi të drejtat dhe burimet në Mesdheun lindor, ka vendosur vazhdimisht forcat e saj detare në gatishmëri javët e fundit

Dhe një zyrtar me peshë shqetësohet se tensionet midis dy vendeve janë pjesë e një prirjeje më të gjerë që nuk duket se do t’i vijë fundi së shpejti.

Turqia është “bërë gjithnjë e më e sigurt në vetvete. Shoqëruar me një element në rritje të retorikës agresive, një qëndrim konfrontues dhe pozicioni politik revizionist,” tha të enjten Ministri Grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos, gjatë një bisede virtuale të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman.

“Vjen momenti, që diçka duhet të bëhet,” tha ai. “Për fat të keq, kjo do të thotë që ndonjëherë duhet të jesh jo shumë i sjellshëm”.

Zoti Panagiotopulos dhe të tjerë thonë se agresiviteti i ri u pa qartë të mërkurën, kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sulmoi perëndimin dhe Francën, gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij.

“Ata duan të rikthejnë Kryqëzatat,” tha zoti Erdogan, duke iu referuar mbrojtjes nga ana e qeverisë franceze të karikaturave të profetit Muhamed.

Udhëheqësi turk tha gjithashtu se Perëndimi ka hyrë “edhe një herë në një rrugë drejt një periudhe barbarie”.

Turqia ka shkaktuar gjithashtu zemërimin e vendeve perëndimore, veçanërisht aleatëve të tjerë të NATO-s, pasi bëri prova javën e kaluar me sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-400 të blerë nga Rusia.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni ishte i përgatitur të mbante një qëndrim më të ashpër me Ankaranë, duke paralajmëruar se kërcënimi i sanksioneve ishte shumë real.

“Sanksionet janë një alternativë shumë e mundshme,” u tha gazetarëve Ndihmës Sekretari i Shtetit R. Clarke Cooper. “Vënia në punë e një sistemi të tillë e shton rrezikun e sanksioneve dhe kufizimeve të mëtejshme.”

Shtetet e Bashkuara e kanë ndaluar Turqinë nga pjesëmarrja në programin e saj të avionëve luftarakë F-35 dhe kërcënimet për sanksione shtesë, nga SHBA. ose vendet e tjera evropiane, nuk janë diçka e re.

Por zoti Panagiotopulos tha të enjten se ai besonte se Turqia ka të ngjarë ta vërë në punë së shpejti sistemin e mbrojtjes ajrore ruse dhe se NATO-s nuk i mbetet shumë kohë për të ndërmarrë masa efektive.

“Nëse nuk bëhet asgjë, atëherë Turqia ka gjithë të drejtën të besojë dhe udhëheqësit e saj kanë të gjithë të drejtën të besojnë se ata mund të vazhdojnë pa u ndalur, duke demonstruar atë lloj sjelljeje armiqësore dhe konfrontuese që kërcënon stabilitetin në të gjithë rajonin,” tha ministri grek i mbrojtjes.

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të paralajmërojnë së përdorimi nga Turqia i teknologjisë së përparuar të radarëve rusë mund të komprometojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe mund të përdoret për të vënë në shënjestër avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë F-35.

Shqetësime të tilla, gjithsesi, janë injoruar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët turq, diçka që e shqetëson zotin Panagiotopulos.

“Tek Rusia nuk mund të kesh besim,” tha ai, duke shtuar se blerja nga Ankaraja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 është “e mjaftueshme për të provuar se Turqia potencialisht, me dashje apo pa dashje, do të provojë të jetë një burim i dobësimit të kohezionit brenda NATO-s. “

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni konflikti greqi-turqi nikos panagiotopulos rexhep tajip erdogan konflikti greqi-turqi nikos panagiotopulos rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari