LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjehrra dhe nusja si në filma/ Si po ia nxijnë jetën njëra-tjetrës, e moshuara i nxjerr të palarat në Polici: Poshtë dys

29 Dhjetor 2020, 16:01 Nga DOSJA
Vjehrra dhe nusja si në filma/ Si po ia nxijnë jetën

Deri ku mund të arrijnë marrëdhëniet e këqija mes një nuseje dhe një vjehrre? Kinematografia i ka treguar të gjitha ekstremitetet, letërsia po ashtu. Por prisni, një nuse dhe një vjehrrë në Tiranë urrehen aq shumë sa kanë vendosur të kthehen në spiunet e betuara të njëra-tjetrës, me shpresën se njëra do shkelë në kallo dhe për rrjedhim policia do kryejë arrestim. Por në kushtet kur asnjëra s’po kryen shkelje penale, policisë së Tiranës sipas burimeve të gazetës Si nuk i ka mbetur gjë tjetër, sa telefonohet vrapon në banesën e dy grave, merr kallëzimin dhe dëgjon.

Nga njëra anë vjehrra ankohet në komisariatin numër dy se sa e papastër është e reja, kurse nusja spiunon se vjehrra ka hyrë pa leje në dhomën e gjumit. Sipas një burimi policor të gazetës Si marrëdhëniet mes dy grave kulmuan me grindje, as më pak dhe as më shumë, por për shkak të një mashkulli. Dhe kush mund të ishte ai, veçse djali i vjehrrës e për rrjedhim burri i nuses, një 32-vjecare që është betuar si edhe e moshuara se do ta fitojë këtë bast.

Sipas të dhënave policore kallëzimet respektive janë administruar në komisariatin numër dy nga seksioni për parandalimin dhe hetimin e krimeve. Të dyja gratë kanë urdhër mbrojtjeje nga njëra-tjetra, ndërsa deri më tani, edhe pse ato janë betuar që tjetra do shkojë në burg, në fakt ai që ka përfunduar në qeli është djali.

K. XH. tregon se jeton me vjehrrën, pasi i shoqi M. XH ndodhet në burg për çështje droge. “Vjehrra më akuzon mua se e kam futur në burg, dhe sherret tona u nxehën. Së bashku me vajzën mora urdhër mbrojtjeje dhe ndonëse jetojmë në të njëjtin apartament, ajo nuk duhet të na afrohet asnjërës”.

32-vjeçarja insiston se pavarësisht këtij urdhri që njëkohësisht është me urdhër mbrojtjeje edhe vjehrra V. XH, ajo i ka hyrë në dhomën e gjumit.

“Një javë më parë e gjeta vjehrrën te dera, e pyeta akoma futesh tek dhoma ime? Dje vjehrra kishte hyrë në dhomën e gjumit, kishte hequr dyshekun dhe pastruar dhomën. Kisha ikur tek prindërit dhe e vetmja gjë që bëra përpara se të ikja ishte ushqimi i maces”.

E reja kërkon që kjo çështje të ndiqet ligjërisht nga policia, megjithëse me herët vjehrra e kishte bërë një telefonatë dhe kishte spiunuar nusen e djalit.

“Nusja ime ka kohë që ka shkuar në strehën e grave të dhunuara, unë pastrova dhomën e gjumit pasi nga aty vinte një erë shumë e keqe. Poshtë dyshekut gjeta shiringa të drogës që ajo përdor. Unë telefonova policët dhe ata mbajtën shënim, ju tregova shikoni po thyej urdhrin e mbrojtjes, shikoni sa e papastër që është. I mora të më ndihmonin, t’ju tregoja çfarë halli të madh kam. Policët e panë vetë gjendjen dhe numëruan dhjete qese plehrash si dhe panë që macja kishte bërë nevojën. Policët më thanë na njofto kur të vijë nusja”, rrëfen vjehrra sipas burimeve të gazetës Si. Në përfundim policët janë dorëzuar dhe kanë mbajtur shënim të dyja ankesat dhe siç bëhet me dije, njëra nga gratë, do referohet për thyerje të urdhrit të gjykatës, kurse tjetra nuk është vendosur ende se çfarë vepre mund të ketë kryer ajo me mos pastrimin e shtëpisë. “Nuk ekziston një vepër që do të ishte ndotje e mjedisit, por të dyja gratë po ia vështirësojnë jetën njëra-tjetrës. E moshuara e bindur që djali ra në burg për faj të nuses synon që t’i lirohet shtëpia që në fakt rezulton pronë e saj. Kurse nusja, siç kuptohet ka vendosur t’ia nxijë jetën vjehrrës me justifikimin se ka një fëmijë të mitur dhe nuk ka ku shkon dhe për këtë qëllim ajo lë në dhomë çdo mbeturinë duke shkaktuar erë të rëndë në shtëpi”, tha në anonimitet një zyrtar policie që po e heton rastin e veçantë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marredhenia nuse-vjehrre tirane marredhenia nuse-vjehrre tirane

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim