LIVE UPDATES
Politike

“Vjedhja skandaloze në koncesionin Milot-Fier”/ Ervin Minarolli: Duhet të anulohet, qytetarët do paguajnë 3 herë më sh

7 Gusht 2020, 09:52 Nga DOSJA
“Vjedhja skandaloze në koncesionin Milot-Fier”/ Ervin

TIRANË– Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarrolli ka denoncuar se koncesioni Milot-Fier është një aferë e pastër korruptive. Nëpërmjet një deklarate për mediet ai theksoi se ky koncesion duhet të anulohet, se shifra prej  1.2 miliardë euro është e fryrë. Sipas tij, kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Më tej, ai premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet kjo PPP do të anulohet.

“Pa asnjë dyshim që kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.
17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje e bën këtë rrugë të papërballueshme dhe shumë të shtrenjtë për shumicën e qytetarëve.  Edi Rama dhe Belinda Balluku duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro.”, shprehet ai.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje! Ndodhem sot në një aks rrugor, pranë Rrogozhinë, ku do të kalojë rruga e re Milot Fier. Ky është një koncesion që duhet të anullohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë.

Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro . Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze.

Strategjia e rrugëve me pagesë, e miratuar në 2016-ën nga e njëjta qeveri, rekomandon vlerën maksimale prej 3.5 cent për km ose 3.5 Euro për 100 km. Pra, krahasuar edhe me dokumentat që vetë kanë miratuar, kostoja që duhet të paguajë qytetari për rrugën është thuajse dyfishuar.

Me këtë koncesion qytetarit i duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro për të udhëtuar në të gjithë gjatësinë e autostradës, e cila është gjysëm e gatshme.

Nga 115 kilometra, 62 prej tyre janë rrugë ekzistuese. Tani jemi në një segment të tillë që ka nevojë vetëm për rikonstruksion, për të rritur cilësinë e rrugës. Për ne, është e papranueshme që koncesioni ta trajtojë këtë si një rrugë që ecën në një gjurmë të re, duke fryrë koston dhe, bashkë me të, edhe faturën që paguan në fund qytetari.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës.
Ne duam që Shqipëria të ketë rrugë të reja në çdo cep të saj dhe jemi partia që kemi investuar më shumë për rrugë moderne, edhe kur kryeministri i sotëm bërtiste kundër tyre.

Partia Demokratike është kundër vjedhjes së qytetarëve përmes koncesioneve me rrugët.  Po marrim një shembull konkret për të treguar ndryshimin e thellë mes nesh dhe për të treguar pse kjo vepër është konceptuar si një vepër korrupsioni.

Rruga më e re e përfunduar kohët e fundit është bypass i Fierit. Është një rrugë që e nisëm ne 7 vjet më parë. Ne siguruam fondet dhe lamë gati një procedurë ku 1 km rrugë. ka kushtiar 1.8 milionë euro. Ndërsa qeveria në ikje e Edi Ramës po kërkon ta tenderojë rruigën Milot-Fier me rreth 20 milionë euro kilometri, po të llogaritet që 62 kilometra te saj janë rrugë ekzistuese.

Pa asnjë dyshim që kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.
17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje e bën këtë rrugë të papërballueshme dhe shumë të shtrenjtë për shumicën e qytetarëve.

Edi Rama dhe Belinda Balluku duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!

Qëndrimi ynë është i ndershëm në raport me kompanitë private. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin minarrolli koncesioni milot-fier ervin minarrolli koncesioni milot-fier

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit