LIVE UPDATES
Politike

Vizitat në Slloveni dhe në Kroaci/ Basha: PD një partner i besueshëm i BE-së, bashkëpunim dypalësh për forcimin e ekonom

19 Shkurt 2021, 16:51 Nga DOSJA
Vizitat në Slloveni dhe në Kroaci/ Basha: PD një partner i

TIRANË– Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë dhënë për “News 24”, ka folur për vizitat që ka zhvilluar në Slloveni dhe në Kroaci, ku takoi kryeministrat e këtyre vendeve.

Basha thekson se BE kërkon një partner të besueshëm dhe Partia Demokratike është aleat i rëndësishëm për instancat europiane. Ai shton se pas 25 prillit, qeveria e ardhshme do të bashkëpunojë ngushtë me partnerët europianë, për integrimin e vendit, që siç tha lideri demokrat, në 8 vjet ka mbetur në vend.

Intervista në News24:

Pyetja: Gjatë këtyre takimeve  në intervistat që keni dhënë keni deklaruar që  nga Sllovenia do të thithni investitorë dhe nga Kroacia do të merrnin shembujt më të mirë të suksesshëm në fushën  e turizmit. A ka diçka konkrete që ju keni  biseduar me kryeministrat  përkatës?

Lulzim Basha: Padiskutim ka, shumë gjëra konkrete sepse, në theks të  bisedave nuk ka qenë vetëm integrimi europian  i vendit, por dhe bashkëpunimi  dypalësh në veçanti sa i përket fushës ekonomike. Me Kroacinë ne ndajmë shumë veçori natyrore, por ndërkohë sa i përket turizmit Kroacia është një shembull  rajonal dhe botëror ndërsa, Shqipëria ka mbetur mbrapa  deh në shumë fusha kjo ka shkaktuar  vështirësi të jashtëzakonshme për të gjithë faktorët dhe aktoret, operatoret e industrisë së turizmit  dhe ne kemi humbur shanse të jashtëzakonshme për zhvillim, për punësim, për mirëqenie. Ndaj me Kroacinë do të kemi pas 25 prillit një bashkëpunim shumë të ngushtë i cili do të rezultojë edhe në shkëmbimin e përvojave më të suksesshme. Duke nisur nga java e ardhshme grupet e eksperteve të Partisë Demokratike që kanë punuar për platformën e turizmit do jenë në kontakt  me ekspertët më të mirë të Kroacisë për të diskutuar mbi  kapërcimin e disa sfidave aktuale të ngjashme me ato që ka kapërcyer edhe Kroacia edhe për të qenë gati që Shqipërisë menjëherë pas 25 prillit ti ofrojmë në veçanti në fushën e turizmit një ritëm të përshpejtuar të zhvillimit, të garantojmë në këtë mënyrë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët. Natyrisht kjo do të thotë që duhet hequr dorë nga praktikat aktuale ku është kryeministri që vendos se si do të jenë planet turistike ku do të jenë planet turistike, kush do të investoj si do të investoj madje vendos edhe se kujt do ti merret prona e kujt i jepet prona, me skandale që besoj i keni ndjekur të gjithë ku drejtorët e kadastrave ndërrohen 4 herë në ditë dhe parakusht që planet tona për turizmin dhe përvoja e miqve tanë kroatë por jo vetëm të funksionojë, është largimi i këtij modeli të dështuar, me kosto të madhe për shqiptarët me 25 prill, çelja e rrugës ku nuk do të jemi vetëm, po do të kemi mbështetjen e njerëzve dhe shteteve dhe faktorëve me përvojë shumë të mirë siç është Kroacia dhe kryeministri kroat miku im Andej Plenkovic më garantoj që do të kemi një mbështetje të plotë në këtë drejtim

Pyetja: Keni deklaruar që …

Lulzim Basha: Për sa i përket Lubjanës, diskutuam në veçanti për inkubatorët e teknologjisë së informacionit, ku ata kanë një përvojë shumë të suksesshme dhe ku plani ynë parashikon ngritjen e 4 inkubatorëve në Shqipëri, që do të ndihmojë në veçanti sipërmarrjen e të rinjve dhe në veçanti fushën e teknologjisë së informacionit

Pyetje: Zoti Basha, keni deklaruar më herët, të paktën gjatë këtyre ditëve që në momentin që do vini në qeveri brenda 6 muajve do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian çka nënkupton që zyrtarisht nis procesi i anëtarësimit. Ku e gjeni këtë garanci Zoti Basha duke qenë që kjo vendimmarrje  e kemi parë që është shtyrë disa herë?

Lulzim Basha: Tek vullneti im dhe i qeverisë së ardhshme për të përmbushur detyrat duke nisur me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjithë problematikës që është krijuar nga qeverisja aktuale. Problemi kryesor i vendit në këto 8 vite që ka mbetur, ka ngecur edhe në procesin e integrimit është se ka një qeveri e  cila ka vendosur në vend një regjim policor dhe gjobëvënës. Dhe kjo nisi me ardhjen… me instrumentet e ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Askush nuk e ka harruar, as partnerët tanë, as Bashkimi Europian që aktet kryesore të Edi Ramës ishin kanalizimi I vendit, blerja e votave siç vërtetuan dosjet 184 dhe 339. Dhe çfarë po ndodh? Akoma Edi Rama pretendon të vazhdojë rrugën me të njëjtët njerëz. Me Vangjush Dakon, që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e mban anëtar kryesie dhe bashkë me infrastrukturën e tij kriminale e ka përdorur për shit-blerjen e votës. Apo me shit-blerjen e votës në Dibër, dosjen e famshme 339 që po gjykohet tani, kur dëgjojmë që aktori kryesor i kësaj barbarie në krah të Edi Ramës pretendon të garojë përsëri vajzën e tij në listat e Partisë Socialiste.  Pra është e qartë që përgjegjësi kryesor i vetëm për dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian është Edi Rama. Me hapat që ka hedhur ai jo vetëm nuk ka çuar në plotësimin e tre kushteve siç ishin në fillim, por i ka bërë ato tre kushte 15 kushte. Ndaj garancia është 25 Prilli, është vota e shqiptarëve, është qeveria dhe kryeministri që do të dalë nga kjo votë dhe unë këtë prova i kam dhënë më përpara kur kam marrë të gjitha vendimet dhe hapat e nevojshëm që të hiqeshin vizat për shqiptarët dhe shqiptarët sot gëzojnë lëvizjen falë këtyre hapave që Shqipëria mund të futej në NATO DHE SOT Shqipëria është aleate ne aleancën më të suksesshme politiko ushtarake  falë këtyre reformave. Pra garancia ime dhe e Partisë Demokratike dhe e koalicionit tonë për të zhbërë te gjitha dështimet e Edi Ramës dhe për të përmbushur të gjitha detyrimet në mënyrë që ti hapim rrugën brenda gjashtë muajsh konferencës së parë ndërqeveritare dhe procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pyetja: Ky është një premtim mjaft i rëndësishme zoti Basha duke qenë se shqiptarët që pas viteve 90, Europa është kthyer në një ëndërr, të gjithë shqiptarët e pretendojnë dhe e kërkojnë ta arrijnë këtë moment por a do të mbani ju përgjegjësi për këto që keni thënë që brenda gjashtë muajve kjo konferencë do të zhvillohet sepse jemi mësuar që këtu në Shqipëri zoti Basha u premtua Bashkimi Europian që do ishte një proces që do ta arrihej, por në fakt jemi në 2021 dhe akoma ne jemi në atë portën hyrëse drejtë Bashkimit Europian ?

Lulzim Basha: Po mos ta kisha këtë bindje, nuk do ta deklaroja. Padiskutim që kjo bindje është e bazuar edhe në diskutimet që kam patur me partnerët tanë gjermanë, me Kryeministrin e Sllovenisë që merr presidencën e Bashkimit Europian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, me kryeministrin kroat i cili kishte presidencën vitin e kaluar të Bashkimit Europian dhe u përpoq me mish e me shpirt që Shqipëria të ecte përpara. Por problemi nuk ka qenë Bashkimi Europian, problemi ka qenë Shqipëria. Shikoni, Bashkimi Europian e ka shprehur vullnetin e vet për të ndihmuar Shqipërinë edhe me ndihmë financiare, në shumë fusha. Ndërkohë që, qeveria shqiptare në këto 8 vite, qeveria në ikje ka treguar mungesë totale vullneti dhe interesi për të përfituar nga këto fonde. Pse ? Pse-në e dinë të gjithë, sepse Bashkimi Europian ka kontrolle të forta mbi financat që jep për të ndihmuar vendet aspirantë për anëtarësim. Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka kritere të tjera, ka kriterin 50 me 50. Pra, kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe kjo është garancia se pse me 25 prill shqiptarët me votën e tyre do të zhbllokojnë edhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe do të zhbllokojnë dhe miliona euro që u mbajtën peng këto vite të cilat do të  përdoren për të ndihmuar studentët, fermerët, biznesin e vogël dhe të mesëm dhe për t’i dhënë edhe shqiptarëve atë ndihmë të munguar ekonomike në veçanti në kushtet e pandemisë që e kanë qytetarët e Kosovës, e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por nuk e kanë shqiptarët. 25 prilli do të jetë dita për të sjellë një ndryshim edhe në  këtë aspekt të dhimbshëm të jetës së përditshme të shqiptarëve që edhe në kushtet e pandemisë u braktisën nga kjo qeveri dhe kanë sot ndihmën më të ulët ekonomike në Rajon dhe në Europë.

Pyetja: Keni thënë që pas 25 prillit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të fryjë një erë e re. Çfarë nënkupton kjo zoti Basha?

Lulzim Basha: Me këtë nënkuptojmë në radhë të parë që ne do të mundësojmë përmes një bashkëpunimi të ngushtë që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Në veçanti në vitet e fundit teksa është përballur me dështimet dhe me pasojat e këtyre dështimeve Edi Rama ka  fajësuar edhe Bashkimin Europian për këto dështime. Bashkimi Europian kërkon një partner të besueshëm dhe tek Partia Demokratike dhe tek unë ka një partner i cili ka bashkëpunuar me sukses për liberalizimin e vizave, për futjen e Shqipërisë  në NATO dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me sukses për të gjitha prioritetet që do të bëjnë të mundur që Bashkimi Europian dhe Shqipëria të lehtësojnë sa është e mundur pasojat, shteti shqiptar të lehtësojë sa është e mundur pasojat e pandemisë për  ekonominë shqiptare dhe të mundësojë një kapitull të ri bashkëpunimi ku investimet europiane të ndihmojnë ekonominë shqiptare për të hapur vende pune dhe ku parat e taksapaguesve europian të cilat jepen për të ndihmuar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin, mos të mbahen më peng. Kjo pra është era e re që do të fryj në këto marrëdhënie në përfitimet dhe benefitet do t’i ndjejnë qytetarët shqiptar siç i ndjen kur hoqën vizat, siç i ndjeu ekonomia shqiptare kur vendi u fut në NATO dhe pati një interes të shtuar për këto investime të huaja që janë akoma të vetmet investime të huaja në Shqipëria që vazhdojnë të prodhojnë punësim.

Marrë nga BalkanWeb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 19 Shkurt 2021, 16:46

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:...

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj