Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
E gjithë bota po përballet me betejën e ashpër me virusin vdekjeprures. I quajtur Covid-19 ose koronavirusi, ka gjynjëzuar të gjithë shtetet si ato te zhvilluarat dhe të varfërat, duke mos bërë dallime as në njerëz, të gjithë janë te rrezikuar, si ata që jetojnë në rrugë dhe ata në pallate presidenciale.
Që nga shpërthimi i virusit në muajin mars janë shënuar mbi 35 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe gati 1 milionë njerëz kanë ndërruar jetë, vdekjet dhe infektimet më të larta janë regjistruar në vendet e varfëra, por as ato të zhvilluar nuk kanë shpëtuar, ku në vendin e parë renditen Shtetet e Bashkura dhe në mes të gati 7 milionë të infektuarve, së fundimi ka rezultuar pozitiv dhe shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.
Duke bërë një renditje në kohë presidenti Trump nuk është i pari që ka lajmëruar infektimin me virusin vdekjeprurëse.
Princi Albert i II i Monakos
Në 19 mars, princi Albert i II i Monakos, 62-vjeç ka publikuar lajmin se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai u izolua në shtëpinë e tij dhe e kaloi virusi me simptoma të lehta. Por duke qënë një virus i trasmetueshëm dhe ende nuk ishte kuptuar rreziku që sillte, ai u bë shkak dhe për infektimit të princit Charles dhe gruas së tij Camila, pasi ata ishin takuar dy ditë para se të ishte testuar për Covid-19. Pas 2 javësh karantinë, të dy princat kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin.
Boris Johson
Në fund të muajit mars, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johson ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendja e tij ka qenë e rëndë, ai ka qëndruar në spital për disa ditë, pasi i është nevojitur të marrë oksigjen. Zyrtarë të afër me të, kanë deklaruar se gjendja e tij u përkeqësua, pasi ai vazhdojë të punoi edhe pse i infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse. Pas disa javesh me simptoma dhe 3 ditë nën kujdesin intesiv Boris Johson, arriti të shërohet dhe ti kthehet jetës normalisht, duke dhënë dhe një këshillë për të gjithë. Ai është shfaqur në një foto duke bërë aktivitet fizik dhe ka sugjeruar që të gjithëve që duhet të punojnë për të rënë nga pesha, pasi është një faktor që ndikon në përkeqësinimin e sëmundjes, ai vetë ka deklaraur se ka rënë 3 kilogram. Gjithashtu, Johson ka marrë dhe një kujtim nga pandemia, disa ditë pasi ai doli nga kujdesi intersiv ka lindur djali i tij, të cilin e kanë quajtur Nicholas, duke bashkuar emerin e dy mjekëve që ndihmuan në shërimin e tij. Djali ka qenë dhe mendimi i kryeministrit gjatë kohës së infektimit, ai është shprehur se e vetmja gjë që kishte në mendje kur ishte i infektuar, ka qenë frika që nuk do e shikonte dot djalin e tij. Britania e Madhe është një nga vendet me numrin me të lartë të infektimeve, ku në fillim të muajit shtator i është rikthyer masave parandaluese, duke ndaluar grumbullimet e njerëzve dhe festimet nëpër lokale, vetë kryeminstri Johsnos, e ka pranuar që nuk ka marrë masat e duhura në kohë për pandalimin e përhapjes së tij.
Nikoll Pashinyan
Dy muaj më vonë, më datën 1 qershor, kryeministri i Armenisë Nikoll Pashinyan 49 vjeç ka lajmëruar se ai bashkë me familjen e tij është infektuar me koronavirus. Ai ra në kontakt me sëmundjen në një takim punë ku dyshohet se virusin e ka marrë nga kamarieri, i cili i ka sjellë një gotë me ujë, por nuk kishte as maskë as doreza. Pashinyan e kaloi virusin pa simptoma, duke vazhduar të punojë nga shtëpia. Ai iu nënshtrua vetë testit, pasi kishte bërë plan të vizitonte njësit ushtarake, aty kuptoi se ishte me Covid-19. Kryeministri Nikoll, ka qënë një nga të paktët ushëheqës që ka përdorur masat parandaluese ndaj virusi, si maskë dhe doreza. Një nga mesazhet që ka dhënë për publikun është, që të mësohemi me virusin. Ai ka ka dalë nga karantina pas 8 ditësh dhe i është rikthyer punës noramlisht.
Luis Abinadar
Në datën 11 qershor, presidenti i Domenikës, Luis Abinadar ka deklaruar se ai bashkë me gruan e tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai nuk ka pasur simptoma dhe e ka kaluar virusin lehtë. Abinadar e ka kuptuar se ka rënë në kontakt me virusin pasi po zhvillonte një turne në të gjithë vendin që e kishte quajtur “Rruga e Solidaritetit”, ku shpërndante ilaçe, mbrojtje shëndetësore dhe materiale për personelin mjekësor dhe qytetarët në përgjithësi, për shkak të turit ai i është nënshtruar testit dhe ka zbuluar se ishte i infektuar. Duke qenë se nuk kishte simptoma ka vazhduar të punoi nga shtëpia dhe për pak ditë ka dal nga karantina.
Jouan Orland Hernandez
Jouan Orland Hernandez, presidenti i Hondurasit, 42 vjeç ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në datën 16 qershor. Presidenti lajmëroi se ai bashkë me gruan dhe dy ndihmësit e tij ishin infektuar gjithashtu. Sëmundjen e kaloi me simptoma të rendë pasi kishte dhe pneumoni dhe u kurua në spitalin ushtarak, aty për disa ditë ka marrë dhe oksigjenë dhe trajnime eksperimentale për virusin. Pas disa ditësh nën kujdesin intesiv ai ka mundur të kaloi virusin dhe të kthehet në punë nomralisht.
Jair Balsonar
Jair Balsonar, presidenti i Brazilit, 65 vjeç, ka rezultuat pozitiv me Covid-19 më datën 7 korrik. Ai lajmëroi se po merrte kurim nga presidenti Trump, azitormic një atibiotik për t’u trajtuar po që ende nuk është zbuluar të ketë efekte ndaj sëmundjes. Ai e ka kaluar virusin me simptoma të lehta dhe pasi doli nga karantina nuk ka ndryshuar mendim për të. Presidenti gjithmon ka bërë thirrje për mos izolimin e vendit, pasi e ka quajtur atë një “grip te lehtë”. Në një nga deklarat e tij ai ka thënë: Nga sa më thonë, askush nuk ka vdekur nga mungesa e ICU-ve ose aparateve të frymëmarrjes. Pra, duhet të mendojmë për ekonominë. Ne nuk mund të vazhdojmë të flasim për jetën, jetë, jetë. Izolimi social vret . Pa pagë, pa punë, vdes nga uria. Gjithashtu, ai ka qenë një mbështetës i një ilaçi “hidroksiklovokina”, të cilin e ka lavdëruar dhe ka treguar se ka ndikuar në shërimin e tij.
Aleksandër Lukashenko
Aleksandër Lukashenko, presidenti i Bjellosuris, 46 vjeç, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në datën 28 korrrik. Ai e ka kaluar virusin pa simptoma dhe ka arritur të dalë shpejt nga karantina. Lukashenko ka qenë i vetmi që nuk ka imonuar masa të detyruara parandaluese për përballimin e Covid-19, pasi gjithmon e ka minimizuar ashpërsimin e virusit.
Alejandro Giammate
Më vonë në datën 18 shtator ka rezultuar pozitiv dhe Alejandro Giammate, presidenti i Guatemales, 64 vjeç. Infektimi i tij është shënuar në ditën kur vendi ka hapur fluturimet ndërkombëtare. Ai e ka kaluar virusin me simptoma të lehta, duke shfaqur vetëm dhimbje trupi, pa ethe dhe pa kollë. Guatemala është një vend që ka një sistem të dobët, i cili është përball me vështirësi, ku kanë munguar pajsijet e nevojshme, gjithashtu masakat dhe dorezat.
Donald Trump
Së fundimi, presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Dyshohet se ai është ështe infektuar nga këshilltarja e tij Hope Hicks, pasi ata kishin udhëtuar së bashku më një avion privat. Presidenti ka deklaruar se ka simptoma të lehta dhe po vazhdon të punojë nga spitali “Wlater Reed”, ku është shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme për një shërim sa më të shpejt. Është mësuar se ilaç që po kurohet Doanlad Tump është Remdesivir një mjekim eksprimental. P
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT- Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Maqedonisë së Veriut i ka propozuar qeverisë hapjen e kufijve me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e ...
HAGË– Ka nisur në Dhomat e Specializuara konferenca lidhur me çështjen e gjykimit të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (U&C...
JAPONI- Stilisti franko-japonez me famë botërore Kenzo Takada ka humbur jetën ditëne sotme pasi kishte kontraktuar me sëmundjen vdekjeprurëse. Lajmin për ndarj...
RUSI– Rusia është një nga vendet që ka pasur një shpërthim të virusit, ku gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar mbi 10.888 mijë raste të reja infeksione, duke...
PRISHTINË- Kosova ka shënuar 2 viktima dhe 41 raste të reja me koronavirus gjatë 25 orëve të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur minisitri i Shëndetësisë, Ar...
BRUKSEL- Ka reaguar së fundmi Brukseli pas deklaratave të Daçiçit dhe Vulinit, që thonin se BE po e dëmton pajtimin e popujve.Zëdhënësi i BE-së, P...
GJERMANI- Presidentja e Komitetit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative nga testi i koronavirusit. Ajo u karantinua pas kontaktit me një person t...
MAQEDONI E VERIUT– Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Ndërkohë, si...
FRANCË- Gazeta franceze ‘Le Parisien’ në një shkrim të saj raportoi se situata e koronavirusit në shkolla dhe universitete është bombë me sahat. Sipas medi...
SHBA- Ndërhyrjet e ekipit mjekësor në Presidentin Donald Trump, kanë bërë që ai të marrë dexamethasone(steroid), i cili vendoset te pacientët që kanë vështirësi...