Politike

Ka marrëveshje! ‘Zgjedhorja’ firmoset nga Gjiknuri dhe Hajdari, Yuri Kim ia lë ‘topin’ Bashës, kryedemokrati: Vetëm një çështje pa zgjidhur

VIDEO
  • Yuri Kim ia lë ‘topin’ Bashës për “Zgjedhoren”: E ardhmja në duart e tij
  • ‘Zgjedhorja’/ Kryedemokrati del i buzëqeshur nga selia: Është bërë progres, por…
  • Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë dhënë ‘ok’ e tyre, ndërkohë edhe opozita ka rënë dakord por duke shtuar se ka ende nevojë për diskutime lidhur me një pikë.
    Featured image of article: Ka marrëveshje! ‘Zgjedhorja’ firmoset nga Gjiknuri dhe Hajdari, Yuri Kim ia lë ‘topin’ Bashës, kryedemokrati: Vetëm një çështje pa zgjidhur Lulzim Basha dhe Yuri Kim
    Përditësuar:

    TIRANË– Ka marrëveshje për Refomën Zgjedhore! Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pas 9 orëve takim me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka bërë me dije se bashkëkryetarët Damian Gjikunuri dhe Rudina Hajdari kanë dhënë ‘ok’ e tyre për pikat e rekomanduara nga OSBE-ODHIR. 

    Gjithashtu në fjalën e saj, Kim i bëri thirrje dhe opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ose mikut të saj ‘Luli Basha’ që të pranojë marrëveshjen për të siguruar të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.

    Nga thirrja e ambasadores nuk mungoi edhe një përgjigje nga Basha, i cili pas vetëm disa minutash doli nga zyra e tij dhe konfirmoi për gazetarët se edhe opozita ishte ‘pro’ marrëveshjes së arritur. Basha shtoi se megjithatë kishin edhe një pikë, ku ende nuk kishin dakordësim me palët e tjera por gjithsesi ishte shënuar progres.

    Takimi i sotëm, i cili u konsiderua edhe si afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje, nisi në mesditë dhe përfundoi pas 9 orësh. Përveç ambasadores amerikane të pranishëm ishin edhe Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Evropian dhe Norman Duncan, ambasadorin e Britanisë së Madhe.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në orën 19:00, u vendos për 90 minuta pushim nga Ambasada Amerikane, dhe përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nxituan në selinë blu për një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Më pas atyre iu bashkua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Edhe pse duhet të riktheheshin në tryezë përfaqësuesit e opozitës nuk dolën nga selia blu, duke vijuar takimin me krerët e partive të tyre.

    Pas muajsh negociatave, palët ishin ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim. Pas muajsh negociatave, palët ishin ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim.

    Pika ku ka mbetur është propozimi që PS bën për administratën publike, e cila sipas PS do të përcaktohet nga KQZ-ja me short në kohë zgjedhore për të monitoruar dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Ndërsa PD kërkon që të pranishëm të jenë edhe komisionerë zgjedhorë të zgjedhur nga partitë.

    (k.m/A.B. F.G. Dosja.al)

    • 22:10

      Yuri Kim i la ‘topin’ Bashës për të ardhmen e vendit në BE, kryedemokrati del i buzëqeshur nga selia: Është bërë progres, por…

      Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë që ka zgjatur jo më shumë se 10 sekonda, ka dhënë ‘ok’ e tij për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore. Kreu i PD-së në fjalën e tij për gazetarët e mbledhur në selinë blu bëri me dije se ka dakordësi mes palëve për administratën zgjedhore, por se ka ende një çështje të pazgjidhur.

      Gjithashtu Basha siguroi shqiptarët se opozita e bashkuar jashtëparlamentare do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

      Është bërë progres drejt dakordësisë për administratën zgjedhore, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua ti siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme,”-tha Basha.

    • 21:54

      Ambasadorja amerikane ia lë ‘topin’ Bashës për “Zgjedhoren”: Kemi një marrëveshje, e ardhmja në duart e tij

      Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një konferencë për mediat nga Rezidenca e SHBA-ve, ka bërë me dije se takimi i sotëm për Reformën Zgjedhore ka prodhuar një marrëveshje. Në fjalën e saj, Kim ia ka pasuar ‘topin’ kryedemokratit Lulzim Basha për të dhënë “po” me gjithë çfarë është rënë dakord në tyrezë. Sipas ambasadorës, marrëveshja është dakordësuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit Politik por pritet që një ‘ok’ edhe nga Basha.

      Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet të jepnin më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që dhanë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt integrimit në BE .Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa doemthënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR por që do të shiheshin si një mundësi e mirë. Ka ardhur koha për opozitën, për mikun tim Luli Basha, që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thonë “po” për popullin shqiptar. Topi është në fushën e tij, e ardhmja në duart e tij,”-tha Kim.

    • 21:52

      Reforma Zgjedhore, Yuri Kim flet nga rezidenca: Bëmë progres të jashtëzakonshëm, maxhoranca ka merita të veçanta

      Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me anëtarët e Këshillit Politik për Refomën Zgjedhore. Në fjalën e saj, Kim bëri me dije se palët kanë arritur një marrëveshje ditën e sotme, duke theksuar se ka qënë Partia Socialiste ajo që ka lëshuar më shumë ‘pe’ në negociata.

      Faleminderit që na pritët. Dje u takuam për 9 orë dhe bëmë progres. Po ashtu edhe sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thashë dje në një negociatë kaq të rëndësishme, çdo parti duhet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo parti dha dhe fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë më shumë. Çdo palë dhe por i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se duhet të jepnin më shumë sepse ishin në pushtet dhe e bënë,”-tha Kim.

    • 21:00

      Mbaroi pushimi! Hajdari dhe Gjiknuri rikthehen tek “Amerika” për Reformën Zgjedhore, opozitarët ende tek Basha

      Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari (arkivë)

      Bashkëkryetarët e Këshillit Politik për Refomën Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri janë rikthyer në tryezën e organizuar nga diplomatët e huaj.

      Të dy e kanë respektuar orarin e pushimit dhe janë rikthyer në kohë, ndërsa dy anëtarët e tjerë Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi ndodhen ende në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha.

    • 19:26

      Çalë-çalë por nuk mungon! Pas Vasilit dhe Bylykbashit, edhe Kryemadhi shkon tek Basha, kryetarja e LSI-së me probleme në ecje

      Pas mbledhjes së Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit tek selia blu pas pushimit të caktuar nga tryeza për Reformën Zgjedhore, nuk ka munguar një tjetër ‘mysafir’. Pak pas mbërritjes së Vasilit dhe Bylykbashit, në selinë blu për mbledhje me kryedemokratin Lulzim Basha ka shkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

    • 19:19

      Me telefon në vesh, raporton porositë e Amerikës tek Kryemadhi? Petrit Vasili s’ e heq celularin nga dora, Bylykbashi hyn i qetë në seli, gati ‘raporti’ për Bashën

      Pas ndërprerjes së takimit të anëtarëve të Këshillit Politik në Rezidencën e Ambasadës Amerikane, përfaqësuesit e opozitës u nisën menjëherë për në selinë blu. Siç duket edhe nga pamjet Petrit Vasili ka zbritur nga makina me telefon në vesh, duke komunikuar me një tjetër person. Ndoshta kryetaren e partisë së tij, Monika Kryemadhin.

      Ndërkohë më i qetë është parë përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, që nuk ka harruar të marrë me vete edhe bllokun e zi të shënimeve dhe dokumente të tjera që ka pasur me vete.

    • 19:11

      Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët në rezidencë, pushim deri në orën 20:30

      Mbledhja e Këshillit Politik që po zhvillohet në rezidencën amerikane ku të pranishëm janë edhe ambasadorët është ndërprerë sërish. Dosja.al mëson se se palët  janë tërhequr për një pushim prej një orë e gjysmë dhe mbledhjen do ta rinisin në orën 20:30. Mbledhja u ndërpre edhe gjatë paradites së sotme, kohë gjatë të cilës, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili përfituan për të shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Bylykbashi dhe Vasili zhvilluan një takim me kryetarin Lulzim Basha, të cilin e informuan lidhur me ecurinë e mbledhjes së KP gjatë ditës së sotme.

    • 15:29

      Arrihet konsensusi për dy pika të tjera në Këshillin Politik, palët bien dakord për teknologjinë dhe formulën e KQZ-së

       Diskutimet për Reformën Zgjedhore po vijojnë intensivisht me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se palët kanë rëndë dakord për disa nga problematikat që ishin hasur në diskutimet e mëparshme.

      Mësohet se është rënë dakord për teknologjinë në zgjedhje, ku do zbatohet 100% dhe do jetë BE që do alokojë një fond prej 15 milionë Euro. Po ashtu një tjetër pikë për të cilën është arritur marrëveshje, pasi opozita ka një propozim të bërë nga përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, që është për formulën e KQZ me 3 nivele.

    • 12:29

      Ditë e ngjeshur për opozitën, Bylykbashi dhe Vasili shkojnë për konsultë te Basha

      Petrit Vasili, dhe Oerd Bylykbashi

      Pas ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit Politik në ambientet e rezidencës Amerikane, me ndërhyrjen e tri ambasadorëve të huaj, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili mësohet se do të zhvillojnë një takim me kryetarin Lulzim Basha, ku do t’a informojnë lidhur me ecurinë e mbledhjes së KP gjatë ditës së sotme. Më pas, pritet që Këshilli të mblidhet sërish për të nisur diskutimin, ndërsa ndërkombëtarët kanë vënë ditën e sotme si afat të fundit për të përmbyllur reformën Zgjedhore me dakordësi.

    • 12:09

      Mbledhja në Rezidencën Amerikane, largohet Damian Gjiknuri nga takimi... çfarë po ndodh? 

      Damian Gjiknuri, perfaqesues i PS ne KP

      Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri shtë larguar nga takimi që po zhvillohet në rezidencën e ambasadës Amerikane. Burime për Dosja.al konfirmuan largimin e Gjiknurit nga mbledhja, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet. Në takim po vijojnë të jenë tri anëtarët e tjerë të KP, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

       

    • 08:48

      “8 qershori po afron”, Meta: Mesazhi i djeshëm i BE-së ishte i qartë, duhet përfunduar Reforma Zgjedhore

      Presidenti Ilir Meta dhe tryeza e reformës zgjedhore

      Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes ka zgjedhur që tu drejtohet sërish palëve politike në vend dhe kërkon përfundimin e Reformës Zgjedhore.

      Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se mesazhi që dha dje Bashkimi Evropian ishte i qartë. Ai shton se një ndër kushtet e BE është konsensusi për Reformën Zgjedhore dhe kujton se 8 qershori, disa kur Shqipëria do ulet me zyrtarën në Bruksel, është shumë afër.

      “Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! “, shkruan Meta.

    Shto Koment