"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model për këtë proces...
Politike
“Keni dështuar në reformën tuaj”, kryetarja e Komisionit të Medias kërkon dorëheqjen e Shahinit
3 Qershor 2020, 18:35Nga DOSJA
TIRANË -Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru. Në një postim në Facebook, Dhimitri pyet Shahinin, se përse hesht tashmë që duhet të bëjë justifikimin e radhës, për rastin e përsëritur të pedofilisë në shkollat tona.
Sipas Dhimitrit, kjo nuk është klima e sigurisë, që Shahini i ofron nxënësve nëpër shkolla. Më tej deputetja është shprehur se ndjesa publike e ministres për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja i shkollës nuk është e mjaftueshme, pasi reforma e arsimit ka dështuar.
Reagimi i plotë
Znj.Besa Shahini, Meqë keni shfaqur ankesa tek i plotfuqishmi përse unë nuk ju lë të flisni sa herë që ju lëshoni perlat e rradhës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pa më thoni njëherë: Përse ju ka kapluar heshtja pikërisht tani që duhet të flisni apo të bëni justifkimin e radhës për rastet e pedofilisë së njëpasnjëshme në shkollat tona?! Si e konceptoni në kufijtë e logjikës suaj dhimbjen e 15 vjeçares së përdhunuar e shantazhuar prej rojes monstër të shkollës?! Kjo na qenka klima e sigurisë që ju Znj.Ministre i ofroni elitës së kombit?! Notat e dhimbjes që përjeton vajza dhe familja e saj nuk e cënojnë ndopak ndërgjegjen tuaj si grua?! Do të mjaftoheni dhe ju me ndjesë publike meqë ne që kerkojmë zbatimin e ligjit jemi moralistë, apo do shihni alternativën e kthimit andej nga keni ardhur pasi keni dështuar plotësisht në reformën tuaj imagjinare të arsimit?! DORËHIQUNI BESA!
Më herë shkarkimin e Shahinit e kërkoi edhe Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes, Albana Vokshi. Shahini ndërkohë reagoi pak orë më parë, duke thënë se i ishte thyer zemra nga ngjarja, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka një kulturë fshehje dhe jo pandëshkueshmëri.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka qënë qeveria...
TIRANË– Pas mbledhjes së Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit tek selia blu pas pushimit të caktuar nga tryeza për Reformën Zgjedhore, nuk ka munguar një tj...
TIRANË– Pas ndërprerjes së takimit të anëtarëve të Këshillit Politik në Rezidencën e Ambasadës Amerikane, përfaqësuesit e opozitës u nisën menjëherë për në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka uruar punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Në një postim në Tëi...
TIRANË– Mbledhja e Këshillit Politik që po zhvillohet në rezidencën amerikane ku të pranishëm janë edhe ambasadorët është ndërprerë sërish. Dosja.al mëson ...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e saj pas publikimit të rastit të përdhunimit të 1...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se ka përuruar dy herë të njëjtën fermë në Divjakë. Në një postim në F...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin për detyrën e tij të re.Me anë të një statusi në Twitter, Rama i uron ...
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas skandalit në shkollën e Babrrusë, ku roja abuzonte me një 15-vje...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar projektin e prezantuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama lidhur me ndërtimin e HEC-it mbi Skavicë. Me anë t...