Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Sport
VIDOE/Dy fytyrat e Guradiola-s, tekniku i Manchester City kundër racizmit, por ja çfarë thoshte ndaj Roberto Carlos
19 Qershor 2020, 12:51Nga DOSJA
SPANJË– Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pozicionuar qartë kundër racizmit. Premier League është vendosur në mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter. . Tekniku ka folur për inisiativat e drejtuesve anglez. “Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën si i kanë trajtuar personat me ngjyrë në 400 vitet e fundit, më vjen turp nga ajo që të bardhët kanë bërë”.
Mediat spanjolle, sidomos ato pranë Real Madrid, kanë hapur arkivat, për t’i kujtuar Guardiola-s një episod të disa viteve më parë, kur pas një ‘Clasico’ sulmoi Roberto Carlos që ishte ankuar për koret raciste ndaj tij nga ana e tifozëve të Barças. Cështja i përket 1997: në përfundim të një ndeshje mbrojtësi Brazilian denoncoi fyerjet që i erdhën nga shkallët e Camp Nou, duke shkaktuar reagimin e mesfushorit blaugrana.
“Ai njeri flet shumë. Ai ka folur shumë për këtë gjatë gjithë vitit. Nuk e njeh tifozërinë në Spanjë dhe do t’i duhen disa muaj këtu, për t’u mësuar me këto gjëra”, – deklaroi asokohe Pep, duke mohuar racizmin.Për Pep nuk ishte e mjaftueshme të dëgjoheshin kore nga stadiumi si “majmun”, ose “shimpanze” për ta konsideruar racizëm, ashtu siç bëri Roberto Carlos.
Edhe në ndeshjen tjetër në “Camp Nou”, braziliani duhej të lexonte banderola të tjera ofenduese, ose të dëgjonte thirrjet e forta të tifozëve si “Roberto Carlos, shimpanze e ndyrë”, sa herë kapte topin. Ishin momente të ndërlikuara për lojtarin e Real Madridit, i cili madje konsideroi idenë e largimit nga Spanja.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Fafa Picault është një futbollist që aktivizohet në SHBA me skuadrën e FC Dallas. Ky i fundit i lindur në New York nga prindër nga Haiti, provoi të niste k...
VUKOVAR-Në Vukovar të Kroacisë të enjten pasdite ndodhi një përleshje ndërmjet dy tifo grupeve, bëhet fjalë për ato të Dinamos së Zagrebit “Bad Blue Boys” dhe t...
ANGLI-Paul Pogba tani duhet të përballet me shtetin anglez dhe shkak për këtë është bërë makina e tij. Lojtari francez ishte duke udhëtuar me “Rolls Royce”-in e...
TIRANË– Tirana do të kërkojë me patjetër për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes së fundit ndaj Teutës. Kryeqytetasit do të presin Vllazninë, një kun...
Lothar Matthäus mendon se Joshua Kimmich është lojtari më i mirë gjerman i momentit. Edhe pse mediat përmendin mesfushorin Kai Havertz të Bayer Leverkusen-it si...
ITALI-Për disa, fitimi i Champions League mund të shpëtojë trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri. E tepruar të mendosh se Juve ka synuar “çatinë e Europ...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një intervistë për median italiane “TuttoMercatoWeb”, ku ka folur,...
Real Madrid ka marrë tri pikët e radhës në javën e 29-të të La Ligës, duke fituar 3-0 kundër Valencias në derbi.Pjesa e parë ishte skandaloze për “Los Bla...
Transferimi më i pabesueshëm i momentit nuk ka ndodhur te Real Madrid, Barcelona, PSG, Manchester City apo Juventus. Jo, krejt e kundërta: ka ndodhur sot zyrtar...