"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
VIDEO-VIRALE/ Vjollca çon të shoqin në ‘gjyq’ se nuk e nxjerr për kafe: Të më rrojë Partia Socialiste, dua çik dëfr
30 Maj 2021, 20:03Nga DOSJA
TIRANË– Një grua me emrin Vjollca ka ‘çuar në gjyq’ bashkëshortin e saj me emrin Zenuni, pasi ankohet se ky i fundit nuk e argëton dhe nuk e nxjerr të pijë as kafe.
Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Vjollca u paraqit bashkë me të shoqin dhe tha se asaj t’i rrojë partia që e nxjerr (Partia Socialiste), sepse bashkëshorti nuk e dëfren aspak.
Nga ana tjetër, i shoqi Zenuni tha se burri nuk lihet në moshën 65-vjeçare, por Vjollca këmbëngul se në atë moshë ajo dëshiron të ‘bëjë jetë’, të dëfrehet sepse po i afrohet vdekja.
Pjesë nga biseda
Vjollca: S’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.
Ardit Gjebrea: Cila parti?
Vjollca: Partia socialiste.
Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?
Vjollca: Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.
Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?
Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste. Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.
Zenuni: Pusho.
Vjollca: Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.
Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.
Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.
Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?
Vjollca: Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vet, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë lekët e çunave.
Vjollca: E pi me shoqet se ashtu më pëlqen.
Ardit Gjebrea: Edhe bashkëshortit i pëlqen ta pijë me shokët.
Vjollca: Ka ardhur koha të dal me shoqet, nuk ka ardhur koha të rri brenda mbyllur me burrin.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Producenti Flori Mumajesi ka pranuar hapur se grupi “Threedots” është ‘përçarë’ dhe se vetë ai është zënë me një prej kolegëve, Brunon. I ft...
TIRANË– Ermal Meta, këngëtari me orgigjinë shqiptare që ka korrur një sukses të madh në Itali, do të vijë në Shqipëri për të realizuar një tur. Në nj...
TIRANË– Këngëtari Flori Mumajesi e ka shënuar vitin 2021, si një vit që nuk duhet të kthehet më, pasi vetëm tre muaj më parë përcolli nënën e tij për...
TIRANË– Moderatori Ardit Gjebrea është shprehur i zhgënjyer në lidhje me prurjet në festivalin “Kënga Magjike”. I pranishëm në “E diela shqiptare”, në rubr...
TIRANË– Ditën e sotme në “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare ishin të ftuar të gjithë finalistët e kompeticionit. Fituesi i festivalit Alban R...
I njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë. Krye...
“Rosenkrieg” quhet bashkëpunimi i radhës i çiftit Mozzik dhe Loredana, që shënon këngën e parë të albumit “No rich parents”.Titulli shpjegon edhe gjithë ...