"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
ME VIDEO/ Rriten tensionet! Anëtari i ushtrisë azere hipën mbi një kullë armene dhe thërret “Allahu Ekber”
15 Nëntor 2020, 14:30Nga DOSJA
AZERBAJXHAN– Lufta për rajonin e Nagorno-Karabakut ka marrë fund me nënshkrimin e marrëveshjes nga ndërmjetësi i Moskës një javë më parë. Ndërkohë që në një video të publikuar në rrjete sociale, tregohet një person i cili është ngjitur në majën e një kulle armene në rajonin e Nagorno-Karabakut, duke thirrur “Allahu Ekber”.
Sipas mediave të huaja dyshohet se ai është një xhihadist siran, i cili është pjesë e ushtarëve azerë. Mësohet se kjo video është regjistruar së fundmi, ndërsa qindra armenë po largohen nga shtëpitë e tyre.
Video është publikuar në internet nga ambasadori armen në Holandë, Tigran Balayan. Balayan ka shkruar në postimin e tij se mercenarët janë sjellë për të bërë pikërisht atë që po bëjnë me trashëgiminë kulturore të vendit të tij, për këtë ai ka akuzuar krerët e Turqisë dhe Azerbajxhanit, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrin Ilham Aliyev.
Lufta mes dy vendeve ka rifilluar më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë pas fillimit të luftës, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Si pasojë e luftimeve të zhvilluara janë vrarë shume persona, midis tyre dhe civil. Të dy vendet fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftës. Turqia është fajsuar se është përshirë në luftë duke shkatërruar një avionë ku humbi jetën dhe piloti, akuzë e cila është hedhur poshtë nga Tuqia. Shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar dhe pas 3 armëpushimeve të shkelura një javë më parë është vendosur marrëveshja e fundit e ndërmjetësuar nga Moska dhe luftimet kanë përfunduar.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AZERBAJXHAN- Lufta për rajonin e Nagorno-Karnabakut ka marrë fund. Ndërkohë, dhjetra banorë armenë të fshatit Karvachar, e cila me anë të marrëveshjes do t̵...
PRISHTINË- Kosova ka shënuar një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në I...
TIRANË– Sami Lushtaku, ish-komandant i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar sot deklaratën e presid...
SHBA– DONALD Trump më në fund pranoi që Joe Biden fitoi zgjedhjet, por më pas përsëriti pretendimin e tij të pabazuara se ishin ” të manipuluara”.Pranimi i pres...
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka dalë në mbrojtje ish-Krerëve të UÇK-së, që ndodhen për gjykim në Hagë. Në një konferencë për ...
ANGLI– Bota mund t’i thotë lamtumirë COVID-19 në vitin 2021. Pas vaksinës të BioNtech, edhe AstraZeneca ka lajme të mira. Miliona doza të vaksinës së prodhuar n...
LONDËR-Një sherr masiv mes një pacienti dhe një punonjësi, ka ndodhur në një spitalin Whitington në Londër. Sipas mediave të huaja sherri fimmimisht ka nis...
GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se do të ketë një kategorizim të personave që do të marrin vaksinën të parët, pasi nuk ka mjaftueshë...
SHBA- Ekstremistet e djathtë, “Milion MAGA March” kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në Washington DC në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 3...
Sipas një raporti të revistës gjermane „Spiegel” pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë bashk...