LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO / Ndjekje si në filma në Tiranë, shoferi i dehur i ikën policisë, por e pëson

13 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
VIDEO / Ndjekje si në filma në Tiranë, shoferi i dehur i

TIRANË – Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të riu, i cili në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndalur dhe është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, atij i është në ndjekje një patrullë policie, e cila pas disa minutash lëvizje në rrugët e kryeqytetit, është ndaluar dhe vënë menjëherë nën pranga.

Po ashtu, policia ka arrestuar një tjetër shofer, pasi nuk i është bindur policisë për tu ndalur dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës. Kur është vënë në pranga, është konstatuar se ai nuk ka qenë i pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore të Tiranës:

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle intensive në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, jo vetëm gjatë fundjavës, por 24/7. Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që bëhen pengesë duke bllokuar lëvizjen normale të automjeteve apo këmbësorëve, të atyre që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe të atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi, kryejnë manovra të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, konkretisht: S. Gj., 56 vjeç, E. A., 35 vjeç, A. K., 50 vjeç, B. S., 55 vjeç, P. M., 29 vjeç, A. H., 25 vjeç, H. C., 38 vjeç, F. P., 36 vjeç, L. Gj., 53 vjeç, B. Z., 42 vjeç, F. Xh., 42 vjeç, P. Dh., 21 vjeçe, E. T., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, B. G., 39 vjeç, E. T., 27 vjeç.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas disa minutash ndjekjeje, kanë vënë në pranga shtetasin A. Xh., i cili duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka tentuar të shmangë shërbimet e Policisë Rrugore, duke u larguar me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit. Po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas disa minutash ndjekjeje është kapur dhe është vënë në pranga.

Nisur dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit do të vijojë, jo me aksion, por me kontrolle permanente 24/7, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, forcën “Shqiponja” dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe për të siguruar lëvizjen normale të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës, duke marrë shkas nga dy episodet e fundit në qytet, ku dy drejtues mjetesh që ishin në shkelje tentuan të largoheshin duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe për respektim e bindje ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, pasi shërbimet policore janë të angazhuara dhe të fokusuara për të mos toleruar asnjë person që kërkon të sfidojë ligjin dhe Policinë apo të rrezikojë jetën e qytetarëve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore aksion në tiranë te dehur ne timon policia rrugore aksion në tiranë te dehur ne timon

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim