LIVE UPDATES
Politike

Manastirliu rikujton aktin normativ për shkelësit gjatë Covid-19, gjobat dhe sektorët që dënohen, kush bën përjashtim 

15 Mars 2020, 16:39 Nga DOSJA
Manastirliu rikujton aktin normativ për shkelësit gjatë Covid-19,

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka përsëritur edhe njëherë aktin normativ dhe masat e ndërmarra nga qeveria dhe që duhet zbatuar gjatë periudhës që në Shqipqri është Covid-19. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu rinumëroi masat duke theksuar se të gjitha institucionet arsimore që nuk mbyllën gjatë periudhës së Covid-19, rrezikojnë që të dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. Sipas ministres të gjithë ata që do të lëvizin me automjetin e tyre gjatë periudhës së Covid-19 dhe nuk do të kenë autorizimin me vete, rrezikojnë heqjen e lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Ajo shtoi gjithashtu se të gjithë bizneset privat që nuk i binden urdhërit të qeverisë dhe vijojnë me aktivitetin e tyre do të gjobiten me masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. E njëjta gjë vlen edhe për ata që subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore apo për subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Edhe të gjithë ato televizione apo tusio që lejojnë që në një ambient të jenë më shumë se dy persona do të gjobiten me masën 1 000 000 (një milion) lekë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

Akti normativ i plotë

Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.

Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë: a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikëssë Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare; b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19; c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm; ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës. Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 15 Mars 2020, 13:41

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka falenderuar sot të gjithë mjekët që në këto ditë të vështira po përballen me COVID-19. Kryemadhi ka publikuar ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje