LIVE UPDATES
Politike

Basha mblidhet me blogeret dhe influenceret, në tavolinë i bashkohet Fatma Haxhialiu dhe vajza e Albina Dedës: Do t’ju ulim

12 Prill 2021, 08:52 Nga DOSJA
Basha mblidhet me blogeret dhe influenceret, në tavolinë i bashkohet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur sot në një takim influenceret dhe blogeret që janë bërë të njohura në rrjetet sociale. Në një tavolinë në natyrë, Basha takoi gratë profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë. Mes të pranishmeve në tavolinë ishin vajza e Albina Dedës, Ada, Sara Gjordeni, moderatorja Fatma Haxhialiu, Ina Kollçaku dhe Sara Karaj.

Gazetarja Fatma Haxhialiu, shprehu nevojën për të votuar më shumë se kurrë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj, modeli i një lideri arrogant dhe bullizues duhet të hiqet nga politika shqiptare. Një problem tjetër që ajo evidenton, është edhe mungesa e shtresës së mesme e cila është e rrudhur.


“Jam përfshirë në fushatë për shkak të arrogancës, gjuhës së fyerjes, modelit të liderit të shëmtuar që ne vazhdojmë ta kemi. Akoma sot duket sikur një njeri që është arrogant edhe që është bulëzues dhe që është fyes është një njeri që është i zoti për të udhëhequr. Ky është një model pastaj që transmetohet edhe në popull por sa e tmerrshme është ku kjo vjen nga lart poshtë. Pra, kur kryetari, ai që simbolizon këtë vend, ka këtë gjuhë urrejtje dhe do ta përmend prapë Gridën tek fjalimi i shëmtuar i prezantimi të kandidatëve. Pra këtu punohet akoma për popull dhe për mendësi populisti të tipit që të bëjmë këtë batutën, të bëjmë “gangon”, ky stereotipi i çunit të fortë me lekë, ka pushtet. Problemi më i madh në shoqërinë shqiptare për mua është mungesa e shtresës së mesme që është ndrydhur është rrudhur, është bërë domethënë, nuk e di se sa e vogël është tashmë.” – u shpreh Fatma Haxhialiu.

Për pedagogen Belina Budini, rotacioni është i nevojshëm që në shoqëri të kthehet besimi tek vlerat e meritokracisë.

“Bëmë qëparë diskutimin për lidershipin, një lidership i hapur le të themi, ai që ndoshta frymëzon të tjerët për t’u bërë dhe për të shprehur nga vetja e tyre, gjithsecili prej nesh dhe krijon besimin që ne mund të bëhemi brenda një sistemi meritokracie. Dhe gjithsecili prej nesh ka nevojë që të ndiejë këtë lloj besimi, që ne të rikthejmë edhe njëherë besimin tek vlerat e meritokracisë. Unë jam vetë një produkt i këtij sistemi. Dhe gradualisht po shohim që është krijuar një lloj kaste, një lloj klubi ekskluziv që edhe në botën akademike janë ata të privilegjuarit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë. Edhe terreni duhet të hapet dhe ka shumë rëndësi, pra, kjo pjesë që ne gjithkund ta shohim mundësinë që të prishë sistemin dhe të fillojë rotacioni mendoj.” – tha Belina Budini.

Kryetari Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi.

“Në veçanti në kushtet kur barku është bosh, tavolina është bosh, dollapi është bosh, arka është bosh, xhepat janë bosh. Krizë e cila ka progresuar vit pas viti këto 8 vite. Në këto momente pastaj… se edhe romakët i thonin bukë dhe cirk por ishte buka e para. Ky tani ka thënë vetëm cirk, s’kam asgjë. Dhe kur nuk ke bilanc pastaj e ke më të vështirë të krijosh besueshmëri. Çfarë do të premtosh? Ti s’ke bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme. Politika mund të jetë art shërbimi ose art mashtrimi. Është art shërbimi kur unë përfill një racional, kur ruan raportet midis këtë që zoton të bëj, bilancin e kam bërë apo se kam bërë dhe gjykimi pastaj që bën votuesi me votë. Ky është thelbi i demokracisë. Ana e dytë për brezin tim, ne mbajmë mend patetizmin e regjimit dhe me gjithë varfërinë atë hipokrizinë, terrorin, kishte një hipokrizi me të cilën fillonte dhe mbaronte dita. Ashtu ishin edhe hipokritë më njëri-tjetrin sepse pasojat e  mosqendrimit në linjën politike parti-shtet ishin shumë të rënda, ishte burgosja.” – u shpreh Basha.

Basha tha se beson tek racionalizmi si detyrim ndaj votuesit. Ai u shpreh se modeli që do të sjell në politik, është ai i individit të fortë si hapi i parë real drejt europianizimit, ndërsa hapi i dytë është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian. Kryedemokrati tha se edhe pse përdoret truku për t’i shitur zgjedhjet si garë mes dy personave, në të vërtetë zgjedhjet janë për zgjidhjet e munguara për qytetarët.

Unë besoj tek racionalizmi edhe si detyrim ndaj votuesit. Tani vijmë tek pikat kryesore, çfarë do të bëjmë se 25 prilli po vjen? Modeli i atij që ka qeverisur tetë vite, është modeli “Unë mbi gjithçka dhe pas meje kiameti”, ndërsa modeli që ne duam të sjellim, modeli që unë dua të sjell, është modeli i individit të fortë. Momenti që ne sjellim individin e fortë, momenti që ne shtrijmë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, duke nisur sigurisht nga popullsia e mesme dhe e pasur urbane, profesionistët pra, tek sipërmarrësit por edhe kudo tjetër, edhe te fermeri. Në këtë moment, besoj që kemi hedhur hapin e parë real drejt evropianizimit. Pa arritur tek hapat formalë që do të çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE, që është garancia e fundit, për të mos iu kthyer më pastaj në sharlatanizma të tilla sepse me thënë të drejtën, kur u futëm në NATO, kur hoqëm vizat, sigurisht në 2013 humbëm pushtetin, nuk na pëlqeu por thamë nuk është tragjedi, është realitet i demokracisë por të na e merrte mendja që në 2021 të ktheheshim prapë te shqetësimi si në 1990, apo në ‘85, se mund të kthehemi prapë në diktaturë, se nuk kemi të garantuar lirinë e fjalës, se mund të kemi pasoja për ushtrimin e lirisë individuale, kjo është e paimagjinueshme!  Truku më i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve do të ishte që t’i bindë shqiptarët që zgjedhjet janë për mua ose për të. Në fakt zgjedhjet janë për ju. Zgjedhjet janë për zgjidhjet që meritoni ju. Domethënë rinisë i duhet thënë fare qartë: në qoftë se nuk voton, kështu siç është dhe më keq do bëhet.” – tha Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fatma haxhialiu lulzim basha sara gjorbeni sara karaj fatma haxhialiu lulzim basha sara gjorbeni sara karaj

Sondazh

Poll
Politike 12 Prill 2021, 07:24

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj