LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Kompleksi “Golden” nën sekuestro, por Hajri vijonte aktivitetin normalisht

28 Tetor 2021, 19:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Kompleksi “Golden” nën sekuestro, por Hajri vijonte

TIRANË- Referuar të dhënave nga QKB, kompleksi administrohej nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara deri më 1 Tetor të vitit 2021, kur vendimi mori formën e prerë. Në fakt, Hajri ka vijuar aktivitetin e dasmave qetësisht edhe kur resorti ishte nën sekuestro dhe ceremonitë ishin të ndaluara bazuar në masat anti-covid. Këto video që kanë mbërritur në redaksinë e Top Story, i përkasin një ceremonie dasme të datës 5 shtator 2021 pikërisht në një prej sallave të resortit. Ky nuk është rasti i vetëm. Pra, një aset i sekuestruar, vijonte të prodhonte fitime për subjektin e hetuar kur prona ishte në administrim nga shteti.

Këto pamje, janë në kontrast të fortë me atë që prezantoi policia në aksionin e 3 shkurtit të vitit 2020 kur OFL nxitoi për një mesazh force.
“Numri aseteve të konfiskuara mbetet tejet i ulët, është disa herë i atyre të sekuestruara, them që rezultati ka të bëjë me eficencën apo transparencën e sismteit gjyqësor” u shpreh Juliana Hoxha, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

“Shpesh herë kërkesat e prokurorisë për sekuestrim janë rrëzuar nga sistemi gjyqësor për shkak se kanë qenë të paplota apo nuk kanë pasur cilësinë e duhur” u shpreh Erinda Skëndja, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Aksioni që u pa te kompleksi Golden është vetëm pjesa e dukshme e asaj që kërkohet të përcillet te publiku. Pasi mbaron shfaqja e forcës, barra i mbetet administratorit shtetëror të caktuar nga Agjencia për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Ai nuk ka më mbështetjen e skuadrës speciale në terren, por përballet i vetëm me pronarë me rrezikshmëri të lartë.

Unë nuk di të kem pasur problem konfiktual ndoshta janë adminsitratorët që smë kanë thënë gjë” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

Sot që flasim janë mbi 350 pasuri të patundshme dhe biznese që administrohen nga nëpunësit e Agjencisë. Gjatë procesit që shpesh zgjat me vite, janë dy momentet proceduriale: sekuestroja që është masë paraprake dhe konfiskimi që i kalon pronësinë e asetit shtetit.

“Të dyja konceptet janë proceduriale si konfiskim edhe sekuestrim, por kemi dhe konceptimn e ngrirjes,janë të treja masa parandaluerse që shërbejnë në fazën hetimore dhe procesuale që shërbejnë për mbledhje provash, dhe për pengimin e subjektit në fshehjen e pasurisë, tjetërsimin” u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi

“Në fund qëllimi i AAPSK është administrimi pasurive që mos ja lërë botës krimit ti administrojë. Eficenca e punës AAPSK që paratë të shkojnë në destinacion përkatës, njësoj jemi të shkojnë në buxhet paratë, ose ti shkojnë personit nëse shpallet i pafajshëm” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

Aksioni te kompleksi Golden, pasoi një sërë ndërhyrjesh të tjera në biznese, vila apo prona të ndryshme të personazheve të botës së krimit. Policia e Shtetit bën me dije për Top Story se gjatë aksionit të OFL-së, janë marrë 141 vendime sekuestroje për 916 pasuri në total. Në fakt, Agjencia shtetërore ka marrë në administrim vetëm 1/3 e tyre dhe pjesa tjetër vijojnë të jenë në duart e krimit.

“Janë marë 310 prona gjatë kësaj periudhe nga OFL kanë qenë të tëra, janë marë shumë prona nga OFL.Të revokuara për 2021 janë 12 dhe nuk e di sa ekzakt janë të OFL sa të tjera. Vetura, në përgjithësi janë thjesht mjete” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

Në zbatim të aktit normative shohim numër të madh kërkesash të pranuara, pra mbi 95 % janë pranuar por nuk dihet cfarë ndodh më tej me fatin e këtyre pronave ndaj individët dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë shumë pak informacion” u shpreh Erinda Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

“Ka shumë pasuri të pa marra në administrim pse, se vetë akti normative në 31.I. 2020 solli volum të jashtëzakonshëm pasurish nga OPGJ është e vështirë” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

“Pavarësisht vendimeve të sekuestrimit që mund bëhet karshi një prone të caktuar, zakonisht të tilla vendime me vendosjen e adminsitratorëve shtetërorë janë thjesht fasadë, nuk është se janë të vërteta. Në të vërtetë adminsitratori i mëparshëm, krimineli i supozuar, vijon të adminsitroj pasurinë e vetë, dhe ky është problem më i madh që kemi sot” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie. Problematikat e konstatuara nga operacioni OFL reflektohen edhe tek rezultatet përfundimtare. Gjatë vitit 2020 edhe pse janë marrë 153 vendime sekuestroje, nuk ka asnjë vendim konfiskimi përfundimtar.

Këtu të gjitha pasuritë e sekuestruara ose kanë pasur një fund duke u rikthyer te ish pronari kriminel, ose janë humbur pjesa më e mdhe nëpër procedura, i kanë ulur vlerën këtyre psurive. Më lejoni të them që sa i përket pjesëve të tilla si makina” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie. Tani, do të fokusohemi konkretisht në disa prej emrave më të njohur të botës së krimit për të parë se cfarë ka ndodhur me pasuritë që u janë sekuestruar dhe kush i menaxhon në të vërtetë.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alban koçi erinda skëndja kompleksi golden qkb alban koçi erinda skëndja kompleksi golden qkb

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim