"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
VIDEO/ I qetë, me vështrimin ngultazi tek gazetarët… vrasësi i biznesmenit në Himarë rrëfehet para gjykatës: S’më d
20 Tetor 2020, 10:00Nga DOSJA
VLORË- Këto janë pamjet që vijnë nga Gjykata e Vlorës, ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për Kliti Lekën, 53-vjeçari që ekzekutoi mëngjesin e të shtunës biznesmenin Niko Goro në Himarë. Në pamjet e sjella nga Fax News, Leka shihet i përqendruar te gazetarët, ndërkohë që mësohet se ai ishte beqar, dhe jetonte kryesisht jashtë vendit.
Në gjykatë ndodheshin edhe familjarë të tij, të cilët nuk janë lejuar brenda në sallë. Mbi Goron, rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese dhe ajo e armëmbajtjes pa leje.
Niko Goro u vra më 17 tetor, në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka, i cili u kap menjëherë pas krimit. Autori pretendon se Goro, babai i dy fëmijëve, i njohur edhe si ndërtues i njohur në Himarë, nuk i kishte dhënë 3 apartamente që i kishte premtuar, pasi autori i dha 2600 metra katrorë për të ndërtuar një pallat.
Në dëshminë e tij në gjykatë, Dosja.al ka mësuar se para se të ndodhte vrasja, autori dhe viktima kanë patur edhe një sherr fizik, i menduar se do të mbyllej me aq, por më 17 tetor, Leka ka shkuar dhe i ka kërkuar paratë Goros tek marketi i të motrës ku po blinte ushqime.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili të shtunën vrau në Himarë bizne...
TIRANË-Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Taks-Forcës drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor -së, Vjollca Braho u përlot teksa foli për betejën e saj me ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për gjendjen e Covid-19 në vend. Në një takim që ka bërë me disa inspektorë që do të kontrollo...
POGRADEC- 4 edukatore të një kopshti në Pogradec kanë rezultuar të infektuara me COVID-19. Menjëherë është mbyllur kopshti në Pogradec dhe të gjithë fëmijët jan...
TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për grabitjen e Rinasit në 2019. Çështja tashmë i ka kaluar Gjykatës për ndërsa të pandehurit për vjedhjen e d...
TIRANË- Vijon të rriten rastet e reja me koronavirus në shkollat e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Kopshtin Nr 31 në Tiranë janë infektuar...
TIRANË– Një familje ka nisur të përplaset me policinë, pasi kjo e fundit dhe forcat e IKMT-së kanë zbarkuar pranë unazës së Madhe për të shembur shtëpinë e...
BALLSH-Gratë e naftëtarëve që prej 6 ditësh janë në grevë urie. Dosja.al mëson së së fundmi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ku njëra prej grevistë...