
Deputetët demokratë kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kjo e fundit ka shoqëruar të paktën 25 persona në komisariate të ndryshme. Në videon e filmuar shihet deputeti Flamur Noka që shtyn dhe godet një punojës policie.
Pas mbarimit të protestës së opozitës, Policia e Tiranë ka ngritur një ekip hetimor që po merret me identifikimin dhe shoqërimin e personave që kryen akte të dhunshme.(Lexo këtu) Deri më tani bëhet e ditur se janë shoqëruar të paktën 25 persona, ndër to edhe Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake.(Lexo këtu)
Menjëherë pas tyre mësohet se në drejtorinë e Policisë kanë mbërritur deputetët e Partisë Demokratike: Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, juristi Ivi Kaso.
(f.m/dosja.al)