AktualitetPolitike

Shoqërimi i 25 personave, deputetët e PD-së mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë (Foto)

Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë, pasi janë shoqëruar 25 persona.
Featured image of article: Shoqërimi i 25 personave, deputetët e PD-së mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë (Foto) Deputetët e PD-së në Drejtorinë e Policisë
Përditësuar:

Pas mbarimit të protestës së opozitës, Policia e Tiranë ka ngritur një ekip hetimor që po merret me identifikimin dhe shoqërimin e personave që kryen akte të dhunshme. Deri më mbrëmje bëhet e ditur se janë shoqëruar të paktën 25 persona (Lexo këtu), ndër to edhe Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake.(Lexo këtu)

Menjëherë pas tyre mësohet se në drejtorinë e Policisë kanë mbërritur deputetët e Partisë Demokratike: Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, juristi Ivi Kaso.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të shoqëruarit mësohet se janë të shpërndarë në komisariate të ndryshme, ndërsa Florenc Hoxha ndodhet tek Drejtoria e Policisë.

Deputetët e PD-së në Drejtorinë e Policisë

(f.m/dosja.al)

Shto Koment