Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/ Asnjë “krismë” në derbin Tirana-Partizani, bardheblutë e kanë me arbitrin Juxhin Xhaja
4 Dhjetor 2020, 19:01Nga DOSJA
TIRANË– Nuk ka fitues në derbin e parë të sezonit mes Tiranës dhe Partizanit. Takimi zhvilluar në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 0-0. Një 90 minutësh që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin që pritej dhe kjo prej terrenit të rënduar që nuk lejoi dy skuadrat të shpreheshin sa më mirë në fushën e lojës. Gjatë gjithë 45 minutave të para Partizani tentoi dy herë me Bardhin, por në një rast priti portieri Bekaj e më pas topi shkoi shumë larg portës.
Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtën sjellje si e para, teksa dy skuadrat më shumë i trembeshin humbjes, sesa donin të guxonin të fitonin, ndërsa me mënyrën e lojës duket se ishin pajtuar edhe Dede e Daja në pankinë, që zëvendësimet i bënë me shumë vonesë dhe kryesisht të detyruar për shkak të problemeve fizike të titullarëve.
Nuk munguan as polemikat për arbitrimin, pasi Dede u pa shpesh i nervozuar me vendimet e kryesorit, por momenti kulminant u regjistrua dy minuta para fundit kur Muçi u rrëzua në zonë dhe bardheblutë pretenduan për 11-metërsh, por nuk kishte të njëjtin mendim Juxhin Xhaja..
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI-Madelene Wright është një futbolliste që u aktivizonte me skuadrën e Charlton. Futbollistja 22-vjeçare nuk do të jetë më pjesë e klubit anglez pasi...
TIRANË-Derbi është gjithmonë special! Tirana dhe Partizani janë duke luajtur në “Air Albania”, përballjen e parë mes tyre për këtë sezon. Një sfidë që nuk ...
TIRANË-Derbi i kryeqytetit ka një rëndësi shumë të veçantë jo vetëm për pikët, ndaj të dy skuadrat nuk duan që të dalin të mundura nga kjo sfidë. Du...
TIRANË– Rrëmuje tek sheshi “Skënderbej”. Tifozët e skuadrës së Tiranës kanë krijuar kaos në qendër të qytetit duke ndezur flakadanë pranë pemës së Krishtli...
SHKODER – Në prag të ndeshjes së javës së 6-të të Superiores, asaj që Vllaznia do të luajë nesër në orën 13:45 ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”, në konferen...
ITALI – Pasi ka mundur koronavirusin, trajneri i “djajve” të Milanit, Stefano Pioli, sapo është rikthyer në krye të pankinës kuqezi, ka shpartalluar edhe ...
ZVICER – Trajneri italian i Kombëtares sonë kuqezi, Edi Reja, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka folur dhe për ndeshjet në Nations Leagu...
TIRANE – Fundviti do ta gjejë futbollin shqiptar në fushë. Bojkoti i Superiores, e ka detyruar Federatën të hartojë skenarë të rinj për të përfunduar në kohë ka...