Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHKODER – Në prag të ndeshjes së javës së 6-të të Superiores, asaj që Vllaznia do të luajë nesër në orën 13:45 ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”, në konferencën e zakonshme për shtyp, përpara gazetarëve ka dalë zëvendëstrajneri i shkodranëve, Elvis Plori.
Ai fillimisht është ndalur tek analiza e ndeshjes së kaluar me Kukësin dhe më pas ka folur për takimin e radhës dhe objektivin që do të ketë Vllaznia për të. Ja si është përgjigjur ai: “Ishte një ndeshje që duhej të analizohej ajo me Kukësin. Gabimet ishin foshnjarake. Duhen harruar dhe këtë gjë kemi bërë gjatë javës për djemtë”.
“Çfarë është korrigjuar? “Kemi diskutuar më tepër stabilitetin në fushë dhe jo tranzicionin. Si ne, si dhe tifozët e kemi në gjak që të luajmë lojë sulmuese, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe më të kujdesshëm në pjesën prapa, duke mos lënë hapësira”.
Presion? “Është diskutuar se Vllaznia është për kampion, është herët dhe nuk duhet të shikojmë mbledhjen e pikëve. Mos shohim çfarë pozicioni jemi, por të marrim çdo ndeshje në fushë”.
Bylisi? “Nuk duhet të mendojmë se skuadra mike nuk e ka nisur mirë kampionatin. Nuk ka shumë ndryshime në skuadër dhe vjet ka bërë mirë. Duhet vlerësim maksimal. Tri pikë vlejnë si me Bylisin dhe me Tiranën”.
Pjesë e Bylisit talenti Preka, ju vjen keq? “Nuk më vjen keq vetëm për Marcelinon që po rritet atje, por edhe për të tjerët. Nuk do të thotë se ai po luan dhe nuk mund të jetë më pjesë e Vllaznisë. Ka edhe lojtarë të tjerë shkodranë, që janë me ekipet e tjera dhe një ditë do jenë pjesë e jona. Kjo gjë ndodh në çdo skuadër të Superligës. Duke marrë parasysh që jemi ekip i ri, nuk mund të kemi shumë hapësira për lojtarët e talentuar”.
Besim te fitorja? “Them se duhet të marrim tri pikë, duke nisur nga angazhimi i lojtarëve dhe mësimet nga ndeshja me Kukësin. Dëshira me mundësinë janë ndryshe, ta tregojmë në fushë”.
Mungesa? “Kemi të konfirmuar dy mungesat e Da Silvës dhe Krujës, që kanë qenë në formacion. Edhe lojtarët e tjerë duhet të tregojnë veten dhe të kapin mundësinë duke treguar veten”.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Pasi ka mundur koronavirusin, trajneri i “djajve” të Milanit, Stefano Pioli, sapo është rikthyer në krye të pankinës kuqezi, ka shpartalluar edhe ...
ZVICER – Trajneri italian i Kombëtares sonë kuqezi, Edi Reja, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka folur dhe për ndeshjet në Nations Leagu...
TIRANE – Fundviti do ta gjejë futbollin shqiptar në fushë. Bojkoti i Superiores, e ka detyruar Federatën të hartojë skenarë të rinj për të përfunduar në kohë ka...
ARGJENTINË– Goli i Carlos Tevez shënuar me fanellën e Boca Juniors kishte një dedikim të veçantë për idhullin e tij e Diego Armando Maradona. ...
MILANO-Milani arriti një fitore spektakolare dhe me përmbysje 4-2 ndaj Celtic Glasgoë-t në “San Siro”, e cila shërbeu për të siguruar matematikisht kualifikimin...
BRAZIL-“Tashmë kanë kaluar shtatë ditë që kur u largove nga kjo botë. Shumë njerëz donin të na krahasonin, ishte kështu gjithë jetën. Ju ishit një gjeni që magj...
TIRANË-Tekniku i Kukësit luftoi ndeshjen e tij më të vështirë atë kundër Covid 19, që ia komplikoi gjendjen shëndetësore, në pikën sa u dërgua me urgjencë ...
ZVICER – UEFA ka hedhur shortin dhe përcaktuar çiftet për ndeshjet e “Final Four” të Nations League. Spanja është kundërshtari me të cilin Italia do të p...
SHQIPËRI-Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë! Finalja e “UEFA Conference Le...
NORVEGJI – Federata Norvegjeze e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares, suedezin e njohur Lars Lagerbak. Merret një vendim i tillë ekst...