LIVE UPDATES
Bota

Vettingu në shërbimin diplomatik në Kosovë, “mrekulli”që nuk ekziston

27 Nëntor 2020, 07:18 Nga DOSJA
Vettingu në shërbimin diplomatik në Kosovë,

Shërbimin diplomatik të Kosovës, që nga formimi i tij, e kanë përcjellë emërimet brenda tij nëpërmjet ndikimeve politike dhe nëpërmjet lidhjeve familjare dhe si pasojë e kësaj politike, Kosova ka një nga shërbimet më të dobëta diplomatike të rajonit, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare, të Institutit Demokratik të Kosovës dhe Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu.

Emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si konsull i Përgjithshëm në Pragë, i cili është kundërshtuar më pas nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, por edhe nga shoqëria civile, ka ngritur debatin lidhur me emërimet e deritashme, të cilat janë bërë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

‘Rigjenerimi’ i diplomacisë

Flakron Shala është djali i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala. Vota e këtij të fundit ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Pavarësisht që Ligji për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, lejon që 50 për qind e shërbimit të jashtëm të jetë i përbërë nga elementë politikë, emërimet e tilla sipas përfaqëuesve të shoqërisë civile, në mjaft raste janë bërë sipas ndikimeve politike dhe partiake.

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë pë Radion Evropa e Lirë që është e domosdoshme edhe të emëruarit politikë në shërbimin e jashtëm të Kosovës, duhet të kenë pas vetes një sfond, me të cilin mund t’i shërbejnë avancimit të interesave të shtetit të Kosovës.

Por, sipas saj, emërimet e tilla nuk duhet të jenë rezultat i shpërblimeve për vota të caktuara dhe shpërblime për personat e caktuar.

“Tash, personat që nuk kanë qenë fare të përfshirë në diplomaci dhe në politikë të jashtme, marrin pozita të larta në arenën ndërkombëtare që ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës. Normalisht, lind pyetja se si mund ta bëjnë ata këtë përfaqësim, kur nuk kanë aspak informacione apo nuk kanë asnjë eksperiencë profesionale të mëparshme, që të dëshmojnë që në fakt, ata do të jenë në gjendje t’i çojnë përpara interesat e Kosovës. Pra, duhet të kuptohet që nuk e ka Kosova luksin që të shpërblejë me pozita publike në ambasada secilin që i kryen një favor politik një personi tjetër”, thekson Krasniqi.

Por, siç thotë për Radion Evropa e Lirë, Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, emërimet politike në shërbimin e jashtëm të Kosovës, gjatë gjithë kohës janë bërë në emër të favoreve politike dhe me nepotizëm.

“Vazhdimisht ka shkuar kështu. Kjo e ka sjellë pasojën që ne e kemi mbase shërbimin diplomatik në rajon, përkundër që ne, si shtet i ri, ishte dashur që ta kemi një shërbim tepër të fortë diplomatik dhe konsullor, në mënyrë që ta zgjerojmë numrin e njohjeve dhe njëkohësisht të mbajmë numrin e njohjeve që kemi, si dhe të tentohet që të tërhiqen investimet e ndryshme ndërkombëtare që të vijnë në Kosovë. Kjo nuk ka ndodhur pikërisht për shkak se kemi pasur ambasadorë dhe persona të emëruar me lidhje familjare, me ndikime politike, partiake dhe të gjitha këto, me meritë dhe pa meritë”, thekson Demhasaj.

A duhet vettingu në shërbimin e jashtëm?
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se emërimi i Flakron Shalës për konsull në Pragë, ishte bërë pa pasur një koordinim me të.

“Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Por, a nënkupton ky rishikim i rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës nga ana e kryeministrit Hoti, një lloj vettingu për të gjithë të emëruarit në shërbimin e jashtëm të Kosovës? Kjo ende nuk është sqaruar nga kryeministi Hoti.

Por, analistja Krasniqi vlerëson që nuk ka nevojë për një vetting në shërbimin e jashtëm të Kosovës, por duhet vetëm të respektohet ligji dhe të ekzistojë një moral politik lidhur me atë se si bëhen emërimet.

“Nuk e di se çfarë lloj vettingu do të mund të kishte në diplomaci. Pra, nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, ku ne shohim emërime politike dhe të presim struktura mbi struktura, sepse ka mungesë të vullnetit politik. Jo. Kryeministri (Hoti) në vazhdimësi flet për politika kundër korrupsionit, për politika kundër nepotizmit. Atëherë duhet të kërkohet përgjegjësi prej anës së tij që emërimet të mos ndodhin në këtë formë dhe që qeveria dhe kryeministri të jenë gardianë të rregullave dhe ligjeve, për hir, mbi të gjitha, të vlerave demokratike. Kemi institucione dhe ato duhet ta zbatojnë mandatin e tyre. Kaq”, thekson Krasniqi.

Sipas Demhasajt, fenomeni i emërimeve përmes ndikimit plitik dhe nepotizmit në shërbimin e jashtëm të vendit, mund të ndalet në dy mënyra: me vullnet politik të partive politike parlamentare dhe përmes procedurave gjyqësore në aspektin penal apo administrativ, për të personat që bien ndesh me ligjin. Por, sipas tij, është vështirë ndryshimi i mentalitetit ekzistues për një kohë të shkurtër. Për më shumë, ai shpreh mendimin që është i nevojshëm një vetting në shërbimin e jashtëm të Kosovës.

“Duhet që komplet shërbimi diplomatik të futet në një lloj vettingu. Duhet të ketë një proces të rishikimit komplet të emërimeve që kanë ndodhë, se a kanë qenë emërime të duhura apo jo dhe a kanë qenë në përputhje me bazën lgjore ose jo. Aty ku nuk kanë qenë, menjëherë të merren masa ndaj të gjithëve që kjo mos të jetë e pjesshme vetëm për disa individë. Kjo mund të ketë ndalues dhe parandalues”.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani .

“E para, rishikohen të gjitha pozicionet aktuale që janë dhe ata që nuk janë meritorë, i nxjerr prej sistemit dhe e dyta, e përdorë këtë si shembull që në të ardhmen të mos ndodhë që të ketë emërime të tilla të pamerituara në shërbimin diplomatik. Por, për të ndodhur këto, njëmend duhet të ndodhë një mrekulli, ndërkaq unë atë mrekulli nuk po e shoh dikund që po ekziston momentalisht”, thekson Demhasaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, më 25 nëntor, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë. Dekretet ishin nënshkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Për tri rastet e para (Pragë, Lubjanë, Shkup), bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada”, ka sqaruar Osmani. Ndërkaq për shkarkimin e konsullit në Tiranë, sipas saj , kjo është bërë me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vetting ne kosove vetting ne kosove

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime