Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Politike
Vendimi i Metës/ Basha: Bashkimi i shqiptarëve anuloi 30 qershorin, ka ngel vetëm largimi i Ramës
9 Qershor 2019, 09:09Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka deklaruar se basshkimi i shqiptarëve bëri që të anulohen zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i quan farsë, teksa shton se tashmë ka ngelur vetëm largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan: “Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan! Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar një ditë më parë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Berati, ku ka thënë se nuk do të tërhiqet, dhe është shprehur se në 30 qershor do të ketë zgjedhje për shqiptarët.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Shfuqizimi i dekretit për datën e zgjedhjeve nga Presidenti, përveç debatit për vlefshmërinë e tij, ka hapur edhe një debat për efektin e ti...
TIRANË– Njësoj si kryeministri Edi Rama edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vazhduar me përgatitjet e tij për fushatën elektorale.Në një status n...
TIRANË- Deklarata e një dite më parë ku Presidenti Ilir Meta anuloi zgjehdjet e 30 qershorit duke mos vendosur asnjë datë tjetër ka sjellë një valë reagime...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bën lëvizjen e parë pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Burime për Dosja.al bëjnë me...
Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin, dekretuar prej vetë atij si data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, kanë nisur edhe reagimet...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në përfundim të protestës nga opozita ka publikuar një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.Kryeministri thekso...
DURRËS- Në një kohë kur e gjithë Shqipëria po zien nga përgjimet e publikuara nga “Bild” për Vangjush Dakon, ky i fundit duket se i ka harruar të gjitha.So...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së sotme është parë në një moment të sikletshëm, teksa ndodhej mes turmës para Kryeministrisë. Në dis...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas vendimit të Ilir Metës për anuluar datën e zgjedhjeve, u ka dërguar një mesazh urgjent deputetë...
TIRANË– Bashkëshortja e kryetarit të opozitës, Aurela Basha nuk ka munguar as në protestën e sotme.E veshur me një bluzë të bardhë dhe me dy gishtat ...