Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Aktualitet
Vdiq pas atentatit mafioz në 2020, arrestohet vrasësi i shqiptarit në Itali
17 Dhjetor 2021, 19:55Nga DOSJA
ITALI – Autorët e vrasjes së Selavdi (Simone) Shehajt në plazhin e Torvaianicas janë arrestuar ditën e sotme. Të ndaluarit janë Raul Esteban Calderon dhe Enrico Bennato, ku i pari akuzohet gjithashtu dhe për ekzekutimin e Fabrizio Piscitellit, kapoja i ultrasve të skuadrës së Lacios, ngjarje e ndodhur në 7 gusht 2019 në Romë.
Interesant është fakti se policia dhe prokurorët po hetonin për vrasjen e Piscitellit, por rezultatet e hetimeve çuan në bashkimin e dy ngjarjeve të rënda. Ajo që i bashkon është mënyra mafioze e ekzekutimit.
Piscitelli dhe 38-vjeçari shqiptar Shehaj dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të lidhur me trafikun e drogës. Atentatorët mendohet se i përkasin një grupi rival të viktimave. Ndër të tjera, Selavdi Shehaj rezulton me precedentë të mëparshëm penal dhe i dënuar.
Selavdi Shehaj u vra në 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianicas. Viktima po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës, ndërkohë dy persona të maskuar dhe të hipur mbi një motor “Scooter” iu afruan nga pas dhe njëri prej tyre e qëlloi dy herë në shpinë. 38-vjeçari Shehaj ndërroi jetë në spital pas 4 ditësh.
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar ditën e sotme 36-vjeçarin, i identifikuar vetëm me iniciale Dh.N, i cili u arrestua tre ditë më parë pasi në b...
Në këtë 3 vjetor të konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ky formular akreditimi i shpërndarë medias me kushtin që gazetaret të mbajnë përgjegjësi ...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë, ku edhe ka vendosur që të konsumojë bukë me qofte në fshatin e Krishtlindjeve të vendosur në qendër të...
Në Shqipëri deri më tani 4 persona kanë humbur jetën në rrethana misterioze, ndërsa vetëflijimet në disa raste kanë shtuar dyshimet, por asnjëherë të zbardhura ...
MAQEDONI E VERIUT- Ish-kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka nxjerrë një foto të flamurit shqiptar në fshatin Kollare në Maqedonin...
ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit vendosi të marrë të pandehur 5 persona në lidhje me përplasjen me armë në 25 nëntor të vitit të kaluar në këtë qytet ku u...