LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha: Kim s’shkel në zyrë pa kërkuar falje! Bashën e kthejmë në shoqatë më 11

21 Nëntor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Berisha: Kim s’shkel në zyrë pa kërkuar falje! Bashën

TIRANË“Më 11 dhjetor, Basha do të kthehet në shoqatë”, këtë deklaroi prerë ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherëzai lideri historik i Partisë Demokratike nga foltorja që mbajti me gratë demokrate në Tiranë. Nga salla e hotel “Rogner”, Berisha tha se janë gratë ato që janë forca e vendit, e tashmja dhe e ardhmja, forca që ka frikë Basha e vetë kryeministri Edi Rama gjithashtu. Berisha iu përgjgj me ultimatum ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila pak ditë më parë ka deklaruar se nëse në krye të Partisë Demokratike do të vendoset Berisha, SHBA-të nuk do të kenë asnjë marrëdhënie me selinë blu. Berisha tha se dera e PD-së dhe zyra e tij si kryetar i kësaj partia apo kryeministër i vendit do të jetë gjithmonë e hapur për SHBA-të e ambasadorët e tyre. Por, Berisha shtoi se nëse do të bëhet fjalë për ambasadoren Yuri Kim, ajo nuk do të shkelë kurrë në zyrën e tij pa u kërkuar falje shqiptarëve për deklaratën e bërë pas një takimi me kryedemokratin Lulzim Basha ku tha se ‘një parti nuk mund të hanë bar për hir të një personi’, fjalë me të cilat kërkoi përjashtimin e Berishës.

Ky i fundit nuk i ndali akuzat as këtë herë nga krydemokratit Basha, të cilin tashmë e quan një peng të marrë nga Rama. Berisha tha se Basha e ka nxjerrë ambasadoren amerikane nga zyra pasi mendonte se ish-kryeministri i kishte vënë përgjues në zyrë. Kësaj deklarate Basha ju përgjigj me një reagim në rrjetet sociale, duke shkruar se ish-kryeministri kishte rënë shumë poshtë e se kjo gjë trishtonte.  Akti i parë që premtoi Berisha të bënte me ardhjen në pushtet ishte shpallja non-grata e George Soros, në mënyrë të përhershme në Shqipëri. Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve e sekretarëve të Partisë Demokratike. Ai tha se ata nuk janë zgjedhur me votë të fshehtë dhe postin që mbajnë e kanë të paligjshëm, sipas statutit.

Berisha tha se barazia gjinore e vlerat konservatore janë dy prej shumë synimeve që ai ka vendosur si prioritet. Lideri historik i PD-së foli dhe për biznesmenët teksa shtoi se në kohën e Partisë Demokratike nuk ankohej askush, ndërsa tani janë banditët ata që zgjedhin biznesmenët që do të marrin tendera. Ai përmendi dhe emrin e të burgosurit Emiljano Shullazi, për të cilin tha se vendoste edhe për zgjedhjen e rektorëve. Përsa i përket emrit të Suel Çelës, të përmedur më herët nga Basha si një person që kërcënon demokratët për të firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit më datë 11 dhjetor, Berisha tha se e ka denoncuar të paktën 26 herë. Por, shtoi se Basha nuk ia ka përmendur kurrë emrin, as atij dhe madje as vetë Ramës.

Ndryshe nga herët e tjera, sot Berisha kishte në krah edhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha, e cila u ul mes demokrateve. E pranishme në foltore ishte edhe Albana Vokshi, kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë Demokratike e cia u shfaq për herë të parë krah Berishës, pas përplasjeve që ka pasur me kryedemokratin Basha. Basha hapi garën për një kryetare të re të forumit të Gruas në PD me argumentin se Vokshit i ka mbaruar mandati. Kjo gjë është konsideruar nga deputetja si një tentativë e Bashës për të pushtuar forumet. E njëjta gjë është bërë dhe me Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Deputetja madje denoncoi publikisht kryedemokratin Lulzim Basha se e ka hequr nga faqja zyrtare e LDGSH-së. Nga foltorja Vokshi tha se nuk mund të qëndronte e vetme në zyrë kur gratë do të ishin në atë sallë. Ajo shtoi se Basha nuk i di aspak sakrificat e demokratëve pasi është mësuar të jetë gjithmonë në krye e madje nuk denjon as të dalë në bazë për të njohur ata që e kanë zgjedhur.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rikthehet Zyraja: Ç’revoucion më pret më 12? Ramën e kam nxjerrë 3 herë nga makina

Berisha: Rama e di mirë fuqinë e grave, si Nano që Zyrah i pushtoi kryeministrinë

E FORTË! Berisha: Rektorët i caktonte Shullazi, biznesmenëve u dalin banditët para

Kryetarja e LDG Korçë: Kërkova takim me Bashën para 1 viti e gjysëm, pres akoma

Berisha: Kam 26 statuse kundër Suel Çelës, Basha s’ia përmendte emrin

Batuta e demokrates: Luli e Gazi kanë parë filmin ‘I vetëm në shtëpi’, s’kemi frikë

Vokshi flet krah Berishës: Basha më akuzoi rëndë, ja ku i ka gratë, s’i nxë salla

Berisha: Synojmë barazinë gjinore e vlerat konservatore, s’do ketë ligje ateiste

“Më ka vënë përgjues”, Berisha tregon ç’i thonin burimet amerikane për Bashën

Berisha thirrje Bardhit, Tabakut e Alibeajt: Jepni dorëheqjen! S’u votuat për postin

VD-Berisha-ambasadores Kim: Ne derën time do shkelësh vetëm një kusht

Akti i parë! Berisha: Soros do shpallet non-grata në Shqipëri

“Të marrshin t’keqen”, Berisha flet për Ramën e Soros, gratë shpërthejnë në ovacione

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd liri berisha sai berisha aksioni i berishes berisha me grate demokrate foltorja per pd liri berisha sai berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet