Berisha: Të kthehet lustracioni, por projektligji i PS është ligj anti-Meta. Koalicion për vendoret
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Berisha: Dialogu është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës 1...
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Berisha: Dialogu është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës 1...
Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, i arrestuar në 2014 për plagosje 19 Gusht, 12:03 Vrasja e shqipt...
Atentati i dyfishtë në Vlorë/ RASTËSI? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes 19 Gusht, 10:51 ...
Ofendoi e kërcënoi gazetarët, pezullohet nga puna efektivja e Elbasanit Anisa Kostani 19 Gusht, 11:07 'Kujdes ...
TIRANË– Pesë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Mësohet se nga 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë. Janë 8036 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1740 testime, 405 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 539 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.
Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 405
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1740
Testime totale 1,370,352
Raste pozitive 196,393
Raste të shëruara 185,317
Raste Aktive 8,036
Humbje jete 3,040
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4195
Fier 725
Gjirokastër 530
Berat 475
Shkodër 463
Durrës 415
Elbasan 365
Vlorë 314
Korçë 248
Lezhë 169
Dibër 73
Kukës 64
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI– Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohen se kanë kryer të paktën 110 grabitje mes provincavë si Venezia, Treviso ...
ITALI– Një 22-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik një natë më parë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistru...
TIRANË– Dega e Partisë Demokratike në Korçë i është përgjigjur deputetit Edmond Spaho i cili u shpreh më herët se në mbledhje me deputetin Erv...
TIRANË– Petraq Rako, oficer policie, 63 vjec banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjec banues në Xarrë janë lënë në burg pasi akuzohen s...
LUSHNJE– 13-vjeçari A.S humbi jetën ditën e djeshme pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes. Ai u gjet i pajetë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të përgjigjet për të gjitha debatet që kanë ndodhur ditët e fundit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përba...
TIRANË– 13-vjeçari A. S i cili u gjet i pajetë nga prindërit e tij në dhomë në qytetin e Lushnjes, kishte në profilin e tij në Tik-Tok imazhe ...
GJIROKASTËR- Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi është kapur me mallra kontrabandë. Mësohet se në prangat e policisë ka...
FIER– Një 34-vjeçare është penguar dhe rrëzuar aksidentalisht nga ura duke përfunduar në kanal. Gruaja me inicialet M.L, e cila banon në fshatin Ku...
FIER– Në orët e vona të mbrëmjes policia ka kryer kontrolle në qytetin e Fierit. 6 postblloqe policisë vendore, të rendit, të luftës kundër krimeve, të an...