Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vazhdon saga e radhës në ambasadat gjermane, shqiptarët presin një vit për të marrë një orar për vizë
Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Agjencia e lajmeve, afp thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetem për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.
Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar „për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. „Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.”
Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut. Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e oraveve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut, sipas afp.
MARRË NGA DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Kukësi dhe tregojnë rrugët e bllokuara nga dëbora. Dosja.al ka mësuar se qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës...
LLOGARA– Qafa e Llogarasë është kthyer në një rrugë qorre dhe nuk shihet asgjë për kilometra me radhë. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al...
DIBËR– Uji ka mbuluar edhe furgonët e pasagjerëve që bëjnë linjën Lurë- Tiranë. Siç shihet edhe në foto që vjen nga Dibra, furgonët e bardhë, ...
LEZHË– Ura që lidh fshatin Kalivac me qytetin e Lezhës është shembur duke izoluar të gjithë banorët. Mësohet se ura ishte nën ujë prej dy ditësh, por nga p...
KRUJË– Aulon Kalaja ka publikuar disa pamje nga Bubqi ku shihen të përmbytura disa fshatra. Ai tregon në pamjet se si e gjithë zona është përmbytur n...
KUKËS– Ura që lidh fshatrat e Kukësit është shembur duke lënë në izolim 10 familje. Shumë prej të izoluarve rrëfejnë se kanë mbetur të izoluar pasi kjo urë...
ANGLI- Pesë oficerë policie në Angli janë shkarkuar nga detyra për shkak të sjelljes jo korrekte në punë dhe fyerjes së njerëzve. Lajmin e ka bërë të ditur Inde...
PUKË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Puna, në fshatin Mardhnaq të Qelëzës, ku pesë familje kishin mbetur të izoluara e pa ujë. Në një njoftim zyrtar,...
KORÇË– Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bulgarec.Siç shihet...
MAT– Ura që lidh fshatin Skuraj me pjesën tjetër të zonës së Matit ka pësuar dëme të mëdha duke izoluar 200 banorë të këtij fshati. Nikoll Marku, banor i fshati...