LIVE UPDATES
Bota

Vala e tretë e COVID! Steinmeier u bën thirrje gjermanëve: Le të mbledhim forcat të gjithë!

3 Prill 2021, 12:33 Nga DOSJA

GJERMANI– Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka kërkuar rregulla pragmatike në luftë kundër Coronës dhe u bëri thirrje qytetarëve për një akt bashkimi të fuqishëm në valën e tretë të Coronës. „Le të mbledhim forcat të gjithë, të dashur qytetarë të vendit! Le të nxjerrim në pah atë fuqi që kemi brenda”, tha Steinmeier në një fjalim televiziv të regjistruar. „Të mos zemërohemi vetëm me të tjerët dhe me ata që janë atje lart. Të mos themi gjithmonë atë që nuk bëhet, por atë që arrihet, nëse secili jep kontributin e tij.”

Për herë të dytë gjatë pandemisë, presidenti federal i drejtohet popullit në një fjalim televiziv jashtë radhe. Si rregull fjalimi i presidentit ofrohet vetëm në kohën e krishtlindjeve.

Krizë e besimit”

Steinmeier pranoi në fjalim, se ka një „krizë të besimit” në Gjermani dhe gabime të bëra në procesin për testimin, fushatën e vaksinimit dhe digjitalizimit. „Pas 13 muajsh nuk ndihmon më retorika e durimit. Të gjitha apelet për durim, arsye dhe disiplinë bëhen të shurdhëta në këto kohë të mundimshme.” Ai paralajmëroi me emergjencë nga grindjet politike për qëllime të caktuara. Federata dhe landet, partitë, koalicionet dhe sondazhet nuk duhet të luajnë rolin kryesor. „Ne kemi nevojë për qartësi dhe vendosmëri, kemi nevojë për rregulla pragmatike dhe të kuptueshme, që njerëzit të orientohen, me qëllim që ky vend të nxjerrë në pah atë fuqi që ka brenda”, kërkoi presidenti gjerman.

Steinmeier bën thirrje për vaksinim

Besimi në një demokraci bazohet në një „ujdi shumë të brishtë mes qytetarëve dhe shtetit të tyre. Ti shtet bën pjesën tënde, unë si qytetar timen”, paralajmëroi presidenti gjermane. Por në fund „besimi në demokraci nuk është gjë tjetër veçse ky – t‘i besojmë vetes sonë.” Për këtë ka shumë arsye, tha Steinmeier duke iu referuar vaksinave të zhvilluara në kohë të shkurtër. Unë i besoj të gjitha vaksinave të lejuara në Gjermani, theksoi Steinmeier, i cili të enjten u vaksinua me AstraZeneca. Vaksinimi është hapi kryesor për të dalë nga pandemia, tha presidenti gjerman, duke bërë thirrje për vaksinim.

Coronavirus - Impfung Bundespräsident Frank-Walter SteinmeierSteinmeier vaksinohet me AstraZeneca

Presidenti u përpoq të shpërndante shpresë në ditët e Pashkëve. Para disa muajsh pas valës së parë të Coronës, dëshironim me një ndjesi vetëkënaqësie të shihnim veten si kampionë të mundjes së pandemisë. „Sot përpiqemi kush e kush t’ia kalojë tjetrit me skenarë të errët.” „Pse duhet të jetë në Gjermani ose superlativi i gëzuar skajshmërisht ose i trishtuar thellësisht”. E vërteta është, se nuk jemi as kampionë të mundjes së pandemisë e as të dështuar plotësisht. „Ne kemi dyshime, por ne mundemi të bëjmë shumë. Tani varet tek ajo që mundemi të bëjmë, jo tek dyshimet. Presidenti apeloi : « Le të kemi besim tek ne dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin ! »

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid be gjermani frank-walter steinmeier covid be gjermani frank-walter steinmeier

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2021, 10:27

KOSOVË– Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet