LIVE UPDATES
Bota

3 Prill 2021, 10:27 Nga DOSJA

KOSOVË– Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organet e rendit në Kosovë, por kjo ngjarje nuk ka ndikuar në punën e mëtejme hulumtuese, thotë gazetari Duriqi për Radion Evropa e Lirë.

Nga lëndimet e rënda trupore që kishte marrë nga ky sulm, Duriqi ende është duke u rikuperuar, por siç thotë ai, punën e ka vazhduar menjëherë katër ditë pas sulmit.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin 2020, kur bëhet fjalë për Kosovën, në pjesën ku flitet për lirinë e shprehjes dhe për mediat, është thënë që ekzistojnë raporte të besueshme se disa zyrtarë publik, politikanë, biznese dhe grupe fetare, janë përpjekur t’i frikësojnë përfaqësuesit e medias.

“Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues, për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, – thuhet në raportin e DASH-it.

Në këtë raport, gjithashtu është thënë që disa gazetarët janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medias i kanë penguar ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me gjetje e raportit të DASH-it, duke theksuar se “ato duhet të jenë” alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari.

Visar Duriqi, gazetar i portalit online Insajder, thotë se pavarësisht sulmit që i kishte ndodhur më 24 shkurt, si dhe lëndimeve trupore me atë rast, ka vazhduar punën e tij. Ai thekson se i ka dyshimet e tij se cilat grupe kanë mundur të porosisin sulmuesit për sulmin ndaj tij dhe pikërisht tash është duke bërë hulumtime të reja për të njëjtat, siç i quan ai, grupe. Për punën që ai bën, sipas tij, ka mbështetjen e plotë të kolegëve dhe menaxherëve ku punon.

“Por, ajo që mbase është interesante të përmendet, është që njerëz jashtë gazetarisë, kanë pasur sugjerime të llojit ‘ti e ke pasur një sulm, pse nuk po kërkon azil’. Jam përpjekur që t’ua shpjegoj që realisht ideja e sulmuesve ka qenë që të na frikësojnë deri në nivelin sa që të ikim prej vendit. Nëse ne e bëjmë tash këtë gabim, atëherë thjesht, ata e realizojnë qëllimin që e kanë pasur me sulmin”,– theksoi Duriqi.

Ai shtoi se bazuar në përvojat e kolegëve gazetarë, tërheqja nga puna hulumtuese e tyre, më shumë është pasojë e kërcënimit financiar se sa i kërcënimit fizik dhe sulmeve të mundshme fizike. Siç thotë ai, disa media në Kosovë dhe pjesa më e madhe e medieve private, varen nga marketingu.

“Mënyra më e shpeshtë e atyre që duan të pengojnë hulumtimin është përmes marketingut. Duke pasur parasysh që industria e medieve në Kosovë është tepër e varfër dhe ka numër të madh të medieve të paregjistruara, të cilat marrin edhe para publike për punën e tyre që nuk dihet se çfarë është, atëherë kjo i pengojnë mediat, të cilat paguajnë tatime, kanë punëtorë, kanë zyre, që të zhvillohen. Në raste të caktuara, pronarët e medieve janë të detyruar ndoshta që edhe t’i ndalin hulumtimet, me qëllimin që të mbijetojnë financiarisht”, – vlerësoi Duriqi.

Gjetjet në raportin e DASH-it, nuk kanë qenë befasuese për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, thotë kryetarja e këtij asociacioni, Gentiana Begolli. Sipas saj, shumicën e këtyre gjetjeve, AGK-ja i ka adresuar përmes komunikatave dhe tryezave të ndryshme. Për kryetaren e AGK-së, kjo duhet të jetë shtysë për institucionet vendore dhe për aktorët ndërkombëtarë që së bashku me komunitetin e gazetarëve, të angazhohen për të minimizuar trysnitë që vijnë nga politika dhe nga grupet e ndryshme të interesit.

Megjithatë, siç vlerëson Begolli, në komunitetin e gazetarëve tashmë “është mbjellë vetcensura dhe të gjithë e dinë se për çka mund të raportojnë dhe për çka nuk mund të raportojnë”, për shkak se mund t’u cenohet vendi i punës.

E gjithë kjo, sipas saj, është për shkakun se prapa një numri të madh të medieve në Kosovë, qëndrojnë fuqi të mëdha ekonomike dhe politike.

“Si rrjedhojë e kësaj, vet fakti që media është e varur nga financimi prej këtyre personave, qoftë të lidhur me fuqitë e mëdha ekonomike apo politike, atyre (gazetarëve) ua pamundëson që ta kryejnë punën e tyre siç duhet. Fatkeqësisht, kohët e fundit kemi pasur edhe sulme fizike. Ne i kemi raportuar ato raste dhe çdo ditë e më shumë mund të themi se fryma e të bërit gazetari në Kosovë është duke u vështirësuar”,- theksoi Begolli.

Kusari: Indikacione për rënien e lirisë së medias

Raporti i fundit i DASH-it, në të cilin bëhet fjalë për lirinë e shprehjes dhe mediat, përmban tone shumë më kritike krahasuar me raportet paraprake, vlerëson Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se ky raport është jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë dhe ky është indikacion se në Kosovë ka rënie të lirisë së medias.

“E gjetura më tronditëse është censura e ushtruar në gazetarë nga grupe të interesit, por edhe vetcensura për arsye sigurie. Sa i përket censurës së ushtruar në gazetarë nga grupet e interesit, ne të gjithë e dimë që kompanitë e sigurimeve, kompanitë e telekomunikacionit, supermarketet, të cilat zakonisht janë ata që bëjnë më së shumti marketing në televizione. Rrjedhimisht, gati se rrallë herë shohim ndonjë emision apo ndonjë reportazh hulumtues rreth këtyre kompanive. Pra, ka një censurë, që është një lloj sekreti publik, që ne të gjithë e dimë”, – tha Kusari.

Por, ajo që dallohet në raportin e fundit të DASH-it, sipas Kusarit, është se kjo lloj censure është duke u ushtruar edhe nga partitë politike.

Për t’iu shmangur varësisë financiare nga grupet e interesit, sipas Kusarit, mediat duhet të kërkojnë nga lexuesit që të paguajnë për informacionet që marrin nga to, përmes abonimeve.

Çështja e vetcensurës për shkak të sigurisë, siç thotë Kusari, është mjaft problematike dhe ndërlidhet me faktin e pandëshkueshmërisë. Sulmuesit e gazetarëve, sipas saj, nuk ndiqen fare penalisht ose në rastet kur ndiqen, ata dënohen me gjoba qesharake me para.

“Këto gjoba kanë pasoja, për shkak se në qoftë se një gjykatë e dënon një kriminel, që e sulmon gazetarin fizikisht, me gjobë monetare, atëherë mesazhi është i qartë, nëse ke para, sulmoje gazetarin, sepse e kryen atë muhabet me drejtësinë, me par.” Prandaj, e fajësoj prokurorinë, policinë dhe gjykatat që nuk i ndjekin këto raste si duhet dhe pastaj dërgohet një mesazh te publiku që gazetarët janë cak shumë i lehtë i sulmeve”,– u shpreh Kusari.

Gjatë vitit 2020, sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në këtë institucion janë paraqitur 35 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Aktakuzat janë ngritur në 5 raste. Sipas kësaj zyre, në 14 raste nuk kanë filluar fare procedurat penale, për shkak se gazetarët nuk i kanë paraqitur rastet në polici apo në prokurori ose, thjesht, prokurori nuk ka gjetur elemente të veprës penale. Ndërsa, për 17 raste të tjera, procedurat janë në verifikim të informacioneve.

Nga të gjitha këto raste, vetëm në një rast gjykata ka marrë vendimin e formës së prerë.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora media ne kosove raporti dash per kosoven visar duriqi media ne kosove raporti dash per kosoven visar duriqi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve