LIVE UPDATES
Bota

Konjufca takohet me Kurtin dhe Osmanin, ‘dorëzohen’ për iniciativën rreth Ligjit për Zgjedhjet, LDK dhe Nisma Socialdemo

3 Prill 2021, 10:29 Nga DOSJA
Konjufca takohet me Kurtin dhe Osmanin, ‘dorëzohen’ për

KOSOVË– Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, përgjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurtid dhe kandidates për president Vjosa Osmani, kanë vendosur të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të dërguar nga presidenca ndaj medieve, në të cilën ndër të tjera thuhet se do kujdesen që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit

Më tej thuhet edhe se nuk do bëhet më veprimet pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha në një konferencë se ligji për zgjedhjet nuk është tërhequr dhe situata s’ka ndryshuar.“VV ka kërcënuar dhe shantazhuar me Ligjin për Zgjedhje, ne kemi kërkuar që të tërheqë projektligjin, nuk kemi tërheqje prandaj jemi në situatën e njëjtë”,– tha Gashi. Ai tha po ashtu që Ligji duhet të tërhiqet automatikisht dhe të jepet garanci për reformë zgjedhore substanciale.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partitë opozitare duhet urgjentisht të të kërkojnë garanci me shkrim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që s’do ta ndërmarr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa pajtimin paraprak me opozitën. Sipas tij, kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.

Komunikata e plotë:

Vendi ynë kaloi nëpër një rrugë të ndërlikuar politike e sociale këto dy vitet e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2019 hymë për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit. Kurse më 2020, pas negociatave të gjata për krijimin e koalicionit qeverisës, partneriteti nuk zgjati as dy muaj. Në krye të vendit erdhi një Qeveri e cila fatkeqësisht u shpall antikushtetuese nga Gjykata jonë Kushtetuese. Dhe vendi shkoi sërish në zgjedhje.

Përkundër kësaj, Republika jonë vendosi standarde të lakmueshme të demokracisë nga kuptimi i ndershmërisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira. Bashkimi Evropian, ShBA-të dhe të gjitha shtetet që i ndihmuan Kosovës gjatë procesit të çlirimit dhe pastaj shtetndërtimit, e vlerësuan dhe e çmuan procesin tonë zgjedhor.

Thelbi i demokracisë konsiston në nevojën e themelimit të institucioneve mbi parimin e ligjshmërisë dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve në zgjedhje. Kosova i kaloi dy hapat e parë të këtij procesi me kujdes dhe efektivitet. Edhe Legjislatura e VIII-të edhe Qeveria e re e Kosovës u themelua 9 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Mirëpo kësaj radhe, për shkak të rrethanave të krijuara politike, afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit koincidojnë si kurrë më parë me zgjedhjen e Legjislaturës dhe Qeverisë. Deri tash vetëm Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka prezantuar dy kandidatë të nominuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për President: znj. Vjosa Osmani dhe z. Nasuf Bejta.

Kushtetuta jonë në nenin e saj 86.2 thotë që: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimi të mandatit të Presidentit aktual”. Meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideroj që data e fundit në të cilën Kuvendi i Republikës do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.

Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona. Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë. Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve.

Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore. Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti glauk konjufca ligji per zgjedhjet ne kosove lvv vjosa osmani albin kurti glauk konjufca ligji per zgjedhjet ne kosove lvv vjosa osmani

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2021, 10:27

KOSOVË– Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet